• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Flamurtari mund Vllazninë dhe ngjitet në vendin e dytë

by A R
09/12/2017 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Flamurtari ka arritur të marrë një trepikësh me shumë vlera përballë Vllaznisë për javën e 14 të Superligës në takim e luajtur në Vlorë.

Ndeshja u zhbllokua shpejt pasi minutën e 8-ë Emiliano Musta realizoi pas një aksioni të gjatë duke dërguar topin në rrjetë. Më pas duhet të kalonte shumë kohë për të parë golin e dytë të Flamurtarit.

Pak para fundit, ekzaktësisht në minutën e 88-t Camara do t’ju jepte fund shpresave të shkodranëve për të dalë me pikë nga ky takim. Një zhgënjim tjetër për të besuarit e Ernest Gjokës që marrin humbjen e tretë radhazi pas asaj një javë më parë kundër Laçit dhe në Kupë kundër Tiranës.

Flamurtari pas 14 ndeshjesh renditet përkohësisht në vendin e dytë me 25 pikë në pritje të takimit të Kamzës që mund t’i marrë vendin. Ndërsa Vllaznia pozicionohet në vendin e 8-t me 12-t pikë duke rrezikuar jo pak pasi një fitore nesër e Luftëtarit bën që shkodranët të futen në zonën e ftohtë të renditjes.

KOMENTI LIVE

Mbyllet i gjithë takimi. Flamurtari 2-0

90’ 3 minuta shtesë.

89’ Largohet Kamara. Në fushë, Tungara.

88’ Kamara shënon me kokë, teksa porta e boshatisur, mbushet me topin e lojtarit të Flamurtarit.


87’
 Sherri eviton një gol të sigurt, teksa pret një gjuajtje të bukur.

85’ Karton i verdhë edhe për portierin Nurkoviç të Flamurtarit, për vonim të lojës.

83’ Jakovljeviç zë vendin e Hoxhajt, në ndërrimin e dytë për vlonjatët.

74’ Shkodranët pretendojnë për 11-metërsh, teksa një top i larguar nga Pollozhani, prek edhe dorën e tij, sipas lojtarëve të Vllaznisë.

71’ Zëvendësimi i dytë për Vllazninë. Largohet Vucaj, në lojë Çinari.

65’ Siljanovski dërgon një top të bukur në zonë, por Danilo Alvesh nuk arrin ta shtyjë me kokë, nga fare pranë portës.

50’ Hoxhaj futet rrezikshëm në zonën e Vllaznisë, por mbyll Marku dhe dërgon topin në këndore.

Nis pjesa e dytë në Vlorë. Skuadrat e nisin ashtu siç e mbyllën.

Mbyllet pjesa e parë në Vlorë. Flamurtari 1-0 Vllaznia

45′ Tre minuta shtesë në pjesën e parë.

43’ Kombinime të bukura të shkodranëve në hyrje të zonës, më pas goditja shkon larg kuadratit.

40’ Kamara lëshon një goditje nga jashtë zonës, ndërsa Sherri nuk rrezikon dhe grushton me forcë.

38’ Karton i verdhë për Sidibe, tek radhët e Flamurtarit, për një faull të shkaktuar disa momente më parë.

37’ Pollozhani me një ndërhyrje vendimtare, ndaj Gilman Likës, teksa ky i fundit po shkonte drejt portës.

36’ Tjetër pasiguri e portieri Sherri. Era e fortë bën që një top të gjatë, të mos e kontrollojë dot dhe topi del në goditje këndi.

27’ Ndëshkohet me të verdhë Erjon Vucaj, për shkak të një ndërhyrje të rrezikshme.

21’ Zëvendësohet edhe Bushiç nga ana e vlonjatëve, prej dëmtimit. Në fushë Hyseni.

17′ Atsina me probleme fizike, nuk mund të vazhdojë më për shkodranët. Gjoka hedh në fushë Ribajn.

13’ Musta ka shansin e artë për të dyfishuar, por pas një harkimi, godet shumë lehtë me kokë.

8’ Emiliano Musta kalon në avantazh vlonjatët, pas një ngatërrese në zonën e portierit, topi u përplas në traversë, dhe Musta me portën bosh, nuk fal.

6′ Pas disa minutash ku ndeshja u ndërpre pasi mjekët ishin në fushë, pas përplasjes së Markut dhe Hoxhajt, rifillon takimi.

1’ Që në momentet e para, një përplasje mes Markut dhe Hoxhajt, kokë më kokë.

1′ Nis sfida.

(panorama sport)

Formacioni

Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovski, Bicaj, Mersini, Musta, Sidibe, Pollozhani, Kamara, Hoxhaj, Alvesh, Bushiç.
Trajner: Shpëtim Duro

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Gurishta, Orelesi, Marku, Krymi, Tafili, Vucaj, Hasani, Lika, Atsina.
Trajner: Ernest Gjoka

Gjyqtar: Olsid Ferataj

/BW

Next Post
Horoskopi 20 Gusht 2016

Horoskopi 10 Dhjetor 2017

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Hoxha: Moment përcaktues në histori

27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Hoxha: Moment përcaktues në histori

March 24, 2026
Nuk ndalen sulmet në Liban, Izraeli pretendon se ka goditur forcën Quds të IRGC-së

Nuk ndalen sulmet në Liban, Izraeli pretendon se ka goditur forcën Quds të IRGC-së

March 24, 2026
“Mossadi privat” në lojë, a po ndërhyn Izraeli në Slloveni?

“Mossadi privat” në lojë, a po ndërhyn Izraeli në Slloveni?

March 24, 2026
Rama nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Baton Haxhiu: Tiranën e do me çdo kusht!

Rama nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Baton Haxhiu: Tiranën e do me çdo kusht!

March 24, 2026
27 vite më pas, çfarë ndodhi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë?

27 vite më pas, çfarë ndodhi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë?

March 24, 2026
Teknologjia ul numrin e të punësuarve në zyra, turizmi dhe ndërtimi me rritje

Teknologjia ul numrin e të punësuarve në zyra, turizmi dhe ndërtimi me rritje

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Akuza e fortë e Salianjit ndaj lidershipit të PD: Përjashtuan drejtuesit e degës se ishin mbështetësit e mi

March 24, 2026
Çmimi i naftës rritet përsëri mbi 100 $, Shtëpia e Bardhë: Planet për bisedimet me Iranin vijojnë

Çmimi i naftës rritet përsëri mbi 100 $, Shtëpia e Bardhë: Planet për bisedimet me Iranin vijojnë

March 24, 2026
Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

March 24, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Miza pa kokë

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In