• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Flamur Noka sfidon publikisht Agron Shehajn: Ti merr tendera nga qeveria! Provo e më denonco…

by A R
21/04/2025 08:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ti merr tendera nga qeveria! Provo e më denonco dhe të nxjerr provat!” Me këtë deklaratë, Flamur Noka, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, ka sfiduar Agron Shehajn teksa ishte i ftuar në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN.

“Ata janë të marrë peng, të urdhëruar, të instrumentalizuar nga Rilindja dhe Soros. Ata janë paterica për të dëmtuar opozitën. Çdo votë që shkon te patericat e Edi Ramës është dy herë votë për Edi Ramën. Sot e kësaj dite, merr tendera në ministritë e shtetit i vëllai i Agron Shehajt. Për këtë unë kam dokumente.

Opozitës i luftohet edhe brezi i 17. E ftoh Shehajn të më padisë dhe unë do të çojë tenderat e marrë nga ministritë”, tha në  “Off the Record” Flamur Noka.

“Kontrata me LaCivita është deri në fund të vitit” – Noka: Ai është i bindur te fitorja, do konsolidojë qeverinë tonë

Flamur Noka, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, tha në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN se Chris LaCivita, këshilltari i fushatës së PD, ka kontratë deri në fund të vitit.

Për Nokën, ai është i bindur te fitorja dhe më pas do të konsolidojë qeverinë e Berishës. “Ardhja e La Civita i ka dhënë një mesazh shqiptarëve: Amerika nuk është me kokainën, me kanabisin, me inceneratorët, nuk është me vjedhjen e Portit të Durrësit, por në krah të Sali Berishës. Ai e tha: Kam ardhur të çmontoj kukullën e Sorosit dhe kurrë nuk vijë të punoj kundër agjendës së Trumpit.

Vdekja e tyre politike po vjen dhe këtë e ndjen çdokush. Tani Amerika e vërtetë tha se në 31 vite demokraci është miku më i madh Sali Berisha. E di se disa i trishton kjo gjë. Është negociuar çdo gjë nga unë, është firmosur nga unë dhe të jeni të qartë që do të dalë në dritë të diellit.

Kontrata jonë me strategun e fitores së Trump është deri në fund të vitit. Ai do të jetë për fushatën dhe për konsolidimin e pushtetit dhe të qeverisjen. Ai ka firmosur kontratën deri në fund të vitit dhe kjo tregon se është i bindur për fitoren”, tha Noka.

“Do reformojmë drejtësinë” – Flamur Noka zbulon planin e PD me SPAK: Ja çdo ndodhë pas 11 majit

Flamur Noka, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, ishte i ftuar në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN nga ku u shpreh se pas 11 majit drejtësia do të reformohet.

“Shqiptarët do të kenë pas zgjedhjeve të 11 majit drejtësinë që meritojnë. Do të kenë atë drejtësi që flet në emër të ligjit dhe vetëm në emër të ligjit.

E para, do t’iu sekuestrohet çdo cent pasuri e vjedhur publike të gjithë kusarëve të pushtetit, që nga përgjegjësit e sektorit, drejtorët e çdo niveli, deri te kryeministri. Ata do të kalojnë në një sitë të imët dhe të detajuar sepse janë majmur si derra duke vjedhur pasurinë e shqiptarëve.

E dyta, unë përmenda një buxhet 60 miliardë euro. Ne, qeveria e Berishës, ka dyfishuar rrogat, ka trefishuar subvencionet. Do t’u sekuestrohet kusarëve çdo cent. Këtu vetëm vidhet, këtu nuk punohet”, u shpreh Noka.

“Safet Bajri dhe Suel Çela po blejnë vota për PS”, akuzat e forta të Flamur Nokës

“Sigurinë ta japin njerëzit sot. Mos kujtoni se sigurinë ta jep Sueli, Bajrat apo Troplinët. Ata janë minj që e ndjejnë tërmetin të parët. Të gjithë do të kenë një fund. Do t’i shohësh të gjithë pas hekurave. Ne nuk bëjmë kurrë negociata me ta. Me këtë kategori ne nuk kemi kurrë paqe. Ata i pret fundi prapa hekurave. I bëjthirrje q ëtë kenë kujdes dhe të mos luajnë me votën. Opozita sot dhe qeveria nesër do t’i ndjekë deri në skutat më të errëta”.

Kështu u shpreh në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, teksa foli për bandat në vend dhe lidhjet me politikën.

I pyetur nga gazetari Andrea Danglli nëse ka prova për këto akuza, Noka u shpreh: “Safet Bajri duhet të ishte sot në burgjet e sigurisë së lartë këtu. Është çuar atje dhe aktualisht ai drejton burgun dhe njëkohësisht drejton edhe Shkodrën”, ishin akuzat e forta të ngritura nga Noka.

Next Post
Kina hakmerret ndaj tarifave të SHBA, i kthen avionët Boeing

Kina hakmerret ndaj tarifave të SHBA, i kthen avionët Boeing

Comments 1

  1. Anonymous says:
    9 months ago

    E shikoni mulin e Kuksit,sa trim eshte,ky te ha mune pa te rene ne toke,ky ishte trim ne kohen e monsters se vicidolit.Ne ate kohe nuke funksiononte anji istitucion,funksiononin vetem bandat,e drejtuara nga agron kulci,e shume tjere si ai.Ne ate kohe,e quajtura pd,e poshtruar nga monstra e vicidolit,e kishin mendjen te vidhnin,parate e pasurite e popullit.

    Reply

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Revoltohet Ervin Salianji pas ngjarjes së rëndë në Shkodër: Më dënuan sa një trafikant droge

“Unë bëra burg se denoncova krimin”- Salianji pas deklaratave të Nokës: PD e ka problem të jetë e besueshme, për shkak të këtyre akuzave të pafaktuara

January 14, 2026
Serbët ndalojnë Shakohoxhën 3 orë në aeroport, reagon gazetari: Më kishin futur në listë të zezë bashkë me Marin Memën

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha ndan episodin me tifozin

January 14, 2026
Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

January 14, 2026
Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

January 14, 2026
A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

January 14, 2026
Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

January 14, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

January 14, 2026
Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

January 14, 2026
Proces rifreskimi apo lëvizje e re në PD? Salianji mbledh më të votuarit e primareve dhe listave të hapura të 11 majit

8 Janari në PD, Salianji: Përgjegjës janë Basha dhe Berisha, moment i turpshëm

January 14, 2026
Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In