• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Flamur Noka: Mane dhe Kastrati nuk janë oligarkë! Këto i thoni ju për të na prishur me biznesin!

by A R
25/04/2025 09:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Flamur Noka, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka deklaruar se në Shqipëri nuk ka oligarkë dhe se i vetmi oligark, madje “kryeoligark” është Edi Rama.

Ai deklaroi se Samir Mane, Shefqet Kastrati dhe Bashkim Ulaj nuk janë oligarkë dhe shtoi se këtë pyetje e ka dërguar Endri Fuga, që PD të prishet me këta biznesmenë, por u zotua se kjo parti nuk flet kundër biznesmenëve.

Biseda në studio: 

Ylli Rakipi: Ka një perceptim që PD dhe PS janë njëlloj, kanë të njëjtat interesa dhe u shërbejnë këtyre interesave. Përshembull, ju oligarkët i doni njëlloj. Pse nuk i përmendni ata? Samir Mane a është oligark? A i ka shërbyer Edi Ramës dhe a ka përfituar prej tij? Pse nuk e denonconi??

Flamur Noka: Jo nuk është oligark. Ka vetëm një oligark dhe ky është Edi Rama. Të gjithë janë shërbëtorë të tij dhe harroje. Është të gënjesh veten dhe të mashtrosh të tjerët me dashakeqësi.

Ylli Rakipi: Shefqet Kastrati është oligark?

Flamur Noka: Jo. Mos u lodh të bësh pyetje.

Andi Bushati: Mos e pyet fare.

Flamur Noka: Oligark dhe kryeoligark është Edi Rama.

Ylli Rakipi: Ulaj është oligark?

Flamur Noka: Jo.

Ylli Rakipi: Sa bukur e keni gjetur këtë, që Edi Rama qenka oligarku…

Flamur Noka: Zotëri e gjitha kjo lojë spinohet nga kuzhina e Fugës për të kundërvënë me biznesin PD-në.

Ylli Rakipi: Domethënë këtë pyetje mua ma ka dhënë Endri Fuga?

Flamur Noka: Po. PD-ja është parti e djathtë, nuk sulmon biznesin.

Ylli Rakipi: Endri Fuga turp të kesh.

Flamur Noka: Çdo biznes apo biznesmen që fiton në mënyrë të paligjshme e kemi denoncuar. Por që unë të hyj në lojën e Fugës dhe të Ramës dhe të mos merrem me kryeoligarkun dhe të merrem me biznesin, kurrë s’ke për ta patur te unë.

Andi Bushati: Jo mos hyni, se ata PS-në do të financojnë. Atë do edhe Rama.

Ylli Rakipi: E paskan zgjidhur mirë këtë, të thonë që Rama i ka këto. Po kur ishin në kohën tuaj i kishte Saliu?

Flamur Noka: Unë nuk thashë që i ka Rama. Në Shqipëri ka një oligark dhe kryeoligark dhe ky është Edi Rama. Të tjerët janë ose individë…

Andi Bushati: Nuk i thonë Putinit oligark, por thonë oligarkët e Putinit. Ju nga halli se nuk thoni dot këta, caktoni Ramën.

Flamur Noka: Mos më bëj marksistin këtu. Kur u vu trau unë kam qenë në betejë. Kur u vu trau këtu unë dhe PD kemi qenë në betejë dhe kemi denoncuar. Kur u ndërtua tuneli i Palasës, Sali Berisha dhe PD kanë denoncuar, pra çdo akt që mban erë korruptive ne e denoncojmë.

Next Post
Preç Zogaj: Narrativa e opozitës është monotone, sulmon Ramën si para 12 vitesh

Preç Zogaj: Narrativa e opozitës është monotone, sulmon Ramën si para 12 vitesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

August 15, 2026
Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

August 15, 2026
Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

August 15, 2026
Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

August 15, 2026
Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

August 15, 2026
Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

August 15, 2026
Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

August 15, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

President nga zarfi

August 15, 2026
“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

August 15, 2026
Apeli liron Petri Bozon nga burgu, i jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

Apeli liron Petri Bozon nga burgu, i jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com