• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Flamingot e Tiranës fluturojnë në linjën Bruksel – Uashington

by Lorenc Vangjeli
09/06/2026 17:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Në 1914-ën, Gavrilo Princip vrau në Sarajevë Arkidukën Ferdinand. Një akt që e paketoi gjithë njerëzimim në kasapanën e Luftës së Parë Botërore. Atentati ishte vetëm shkëndija që i vuri zjarrin Evropës të përfshirë atbotë nga vala e egër e nacionalizmit, të lidhur me një sistem të ndërlikuar aleancash politike dhe ushtarake dhe ku udhëheqësit e saj, mbretër, perandorë, carë e sulltanë ishin të lidhur nga gjaku e krushqitë e pafundme, me rivalitete të hapura e konkurencë për tregje e koloni, por dhe me një Ballkan në si fuçi baruti në oborrin e saj të pasëm. Ai ishte plumbi fatal e preteksti, por shkaqet ishin gjetkë.

Plot 112 vjet më pas, vetëm pak qindra kilometra nga Sarajeva, Flamingot e Shqipërisë nuk shtinë me armë. Përkundrazi, së paku formalisht një rrjet i pabesueshëm aleancash fluide nga më të pabesueshmet, interesa gjeopolitike, ideologjike, financiare e të sigurisë globale, mediave tradicionale dhe algoritmeve të rrjeteve sociale, të anarkistëve, të së majtës ekstreme dhe aktorë të tjerë, të gjitha këto nën sfondin e fesë së re moderne, ruajtjes së Mjedisit dhe një bërthame të mrekullueshme idealistësh shqiptarë, u shndërrua në gardh njerëzor përpara skuadrës së supozuar të pushkatimit nga Tirana kundër Flamingove.

Shqipëria është skena, por drama luhet me të tjerë aktorë dhe faktorë. Shqipëria është preteksi, shkaqet janë shumë herë më të thellë.

Kështu u duk se filloi, por tashmë në Shqipëri protesta e idealistëve është betejë e dëshpëruar kundër frustrimit të shkaktuar nga një elitë e ngurtësuar politike, shkaktare jo e shitjes, por e grabitjes sistematike të atdheut të përbashkët. Bërthama njerëzore e protestës është e tërbuar nga një pakicë laramane që bën karshillëk banal punës së ndershme. Ajo është kundër politikës, që në Shqipëri është i vetmi biznes i madh me fitim të garantuar e që nuk paguan as taksa. Ajo është refuzimi i varfërisë si krim penal dhe i paapelueshëm në Tiranë, Zemërata është monedha e shkëmbimit që protestuesit i japin politikës e cila në pluralizëm nuk ka mundur të ndërtohet si një mekanizëm për zgjidhjen e problemeve të panumërta të vendit, por që është shndëruar në një problem për t’u zgjidhur.

Protesta mund të mbajë mbërthyer Bulevardin edhe gjithë qershorin, madje edhe më gjatë, por edhe nëse ajo tkurret nga vapa e Tiranës, askush nuk vë dot bast se nuk do të rindizet sërish, edhe më e fortë në tetor. Atëherë kur fillon viti universitar dhe cikli të rifillojë nga e para. Ndaj qasja ndaj problemeve që ngre protesta duhet të jetë operacion në zemër të sistemit dhe jo fashim i plagëve që tani i bërtasin dhembjes.

Qoftë dashamirësit e saj, qoftë kritikët, nga politika zyrtare në të majtë e të djathtë që e nëncmojnë apo e grishin të shndërrohen në lëvizje politike, dinë se në atë fushë e kanë bastin e fituar. Forca e protestës qëndron pikërisht tek numrat pa emra, tek masiviteti pa përfaqësim, tek anonimati përbashkues dhe jo individët që ndajnë; forca e saj qëndron në mënyrë paradoksale tek mungesa e identifikimit me vetëm ca pak portrete që do ta privatizonin e aq më keq, do ta privatizonin. Së paku në këtë moment. Bashkimi në Bulevard i shumë ndjeshmërive transversale të shoqërisë shqiptare që për momentin di të refuzojë jashtëzakonisht mirë cfarë kemi, por nuk është thirrur në apel që të pohojë se si duhet të jemi, është magjia e saj. Dhe tashmë është edhe pronë publike.

Edhe ftesat e vizatuara nga Rama, edhe tentativat e Berishës për të ndërhyrë në protestë, janë njëlloj fatale për të. Në këtë fushë, dy veteranët e lozhës, kanë në favor pikërisht atë që normalisht do t’i diskualifikonte: pavarësisht skeletëve që kanë kycur në dollape, kanë përvojën dhe strukturat e gatshme të organizimit. I pari, Rama me forcën e pushtetit të akumuluar, i dyti, Berisha, qoftë edhe me një dhuratë të papritur që mund të vijë po nga ana tjetër e Atlantikut, heqja e Non Gratës, janë natyralisht bashkë dhe kundër protestës. Edhe kur e tallin, edhe kur i premtojnë se do t’i bashkohen.

Prapaskena e protestës, ajo që duket se zhvillohet në aksin Uashington – Bruksel, krijimi i kushteve për një betejë po në Uashington mes një presidenti atipik si zoti Trump dhe klasës tradicionale politike amerikane dhe evropiane, mobilizimi në kufinjtë e të jashtëzakonshmes i medias klasike dhe asaj të rrjeteve sociale, janë në fund të fundit një pasqyrë për të parë se cfarë shkon keq në Shqipëri. Janë prova dhe mundësia për të kuptuar se pse mbas rrëzimit të komunizmit grotesk shqiptar, Shqipëria po ndërton një demokraci të emëruar hibride, të padrejtë, të pandershme, të kriminalizuar, të rrënuar moralisht; Shqipëria po shndërrohet në një geto luksi për një pakicë të privilegjuar dhe një fjetinë gjigante për gjithë të tjerët.

Kjo është arsyeja sepse Rama duhet ta marrë seriozisht protestën dhe të mos garojë me ta në shpikje memesh. Ta shohë jo me syzet e qesëndisë që sheh opozitën e Berishës. Për fatin e tij të keq si drejtues i maxhorancës, opozita zyrtare ka vite që është si ai i dehuri, që në pirjen e radhës, gjen po të njëjtën gropë për t’u rrëzuar. Rama nuk e ka betejën me Flamingot apo blogerët që postojnë krah tyre në Bulevard. Nuk e ka as me rrethin e zgjeruar të kundërshtarëve të tij, që tani po i thërret në apel edhe nga media ndërkombëtare që deri dje e llastonte si personazh ekzotik. E ka kryesisht me modelin që ai vetë ka shpikur dhe që deri tani e ka mbajtur në pushtet. Flamingot e Zvërnecit janë fluturakët që i sollën pikërisht këtë kumt duke fluturuar në linjën ajrore Bruksel – Uashington. Flamingot shqiptare, ndryshe nga anarkisti serb me kobure në dorë, me të gjitha gjasat do të mbahen mend si paralajmërueset e revolucionit moral në Shqipëri. Pjesa tjetër është histori e përsëritur zvarranikësh që ky vend në skaj të Ballkanit dhe Evropës, ka një aftësi të jashtëzakonshme për t’i lindur, për t’i dashur në fillim e urryer më pas; zvarranikë që ja ulin kokën atdheut dhe ushqehen me shpirtin e tij.

Next Post
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk është më protestë por status social!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tabaku: Protestat, sinjal për nevojën e shtetit! Integrimi në BE, te standardet dhe jo tek data e anëtarësimit

Tabaku: Protestat, sinjal për nevojën e shtetit! Integrimi në BE, te standardet dhe jo tek data e anëtarësimit

June 9, 2026
Balluku nga Fieri: Ky është kryeqyteti i PS, ndryshe nga sa thonë vlonjatët! Në maj 2025, shkruam historinë e 12 mandateve

Balluku nga Fieri: Ky është kryeqyteti i PS, ndryshe nga sa thonë vlonjatët! Në maj 2025, shkruam historinë e 12 mandateve

June 9, 2026
Balla thirrje Greqisë: Miratoni marrëveshjen e pensioneve, ua keni borxh 1 milion shqiptarëve

Protesta për Zvërnecin, Balla publikon pamjet, tregon numrin e vërtetë të pjesëmarrësve

June 9, 2026
Tensione të reja SHBA-Iran! Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache

Tensione të reja SHBA-Iran! Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache

June 9, 2026
PS Fier feston sot 35-vjetorin e themelimit, Rama dhe socialistët mblidhen në Parkun e Apolonisë

PS Fier feston sot 35-vjetorin e themelimit, Rama dhe socialistët mblidhen në Parkun e Apolonisë

June 9, 2026
“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

Plantacion me kanabis në Velipojë, Lamallari: Lufta kundër narkotikëve, prioriteti ynë i pandryshueshëm

June 9, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Tre debate të panevojshme për protestën

June 9, 2026
Skënder Hita: Pse krimi i organizuar po bëhet më i sofistikuar dhe më i rrezikshëm?

Skënder Hita: Pse krimi i organizuar po bëhet më i sofistikuar dhe më i rrezikshëm?

June 9, 2026
Armëpushimi në rrezik! Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin

Armëpushimi në rrezik! Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin

June 9, 2026
Zvërneci, Balla i përgjigjet Bernie Sanders: Mos e përdorni Shqipërinë si mish për top, pas kësaj fushate qëndron edhe Irani

Zvërneci, Balla i përgjigjet Bernie Sanders: Mos e përdorni Shqipërinë si mish për top, pas kësaj fushate qëndron edhe Irani

June 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In