• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Flakët shkrumbojnë pyjet në Bulqizë, plagoset një ushtar

by A R
11/08/2017 12:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fshatin Trovë të Ulzës vijon të luftohet me flakët.

Është e pamundur t’u afrohet flakëve për shkak dhe të terrenit.

Një ushtar është lënduar.

Sa i takon bashkisë së Bulqizës janë shfaqur vetëm mbrëmë katër vatra zjarri.

Janë djegur me dhjetra ha  pyje. Zjarri rrezikon të shkojë drejt Qafë Shtamës,” raporton gazetari.

Raportimi i Emergjencave Civile per situaten ne qarkun e Dibres (11 gusht 2017)

QARKU DIBËR
Në fshatin Vojnikë, bashkia Dibër, ka rënë zjarr në shkurre dhe kullotë pranë disa banesave. Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit me mjete duke shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 3 ha me shkurre dhe kullotë.

Në Balgjaj, Selishtë, bashkia Dibër ka rënë një zjarr në një zonë me kullota dhe drurë të rrallë ahu. Forcat vullnetare kanë ndërhyrë dhe po e mbajnë nën kontroll vatrën e zjarrit. Si pasojë e zjarrit është djegur rreth 0.5 ha pyll ahu.

Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Kacni, bashkia Dibër. Zjarri ka ardhur në vazhdim të zjarrit të rënë në Shehe, Bulqizë dhe ka djegur rreth 5 ha me pisha dhe ah.

Vijon aktive vatra e zjarrit në Malin e Lopës, bashkia Bulqizë. Për izolimin e vatrës së zjarrit janë angazhuar forca zjarrfikëse, forca të pyjores dhe forca vullnetare, por ende nuk kanë munduar ta vënë nën kontroll.

Eshtë aktive vatra e zjarrit tek Tenda Dushaj-Koçaj, bashkia Bulqizë. Kanë punuar forca vullnetare por ato nuk kanë mundur ta venë nën kontroll pasi vatra ndodhet në një terren malor ku automjetet zjarrfikëse nuk kanë mundësi të veprojnë. Vatra ka djegur rreth 5 ha me pisha, ah dhe dushqe.

Vazhdon të jetë aktive vatra e zjarrit në vendin e quajtur Temla e Peladhisë, Zerqan. Kanë punuar forca zjarrfikëse, forca të pyjores dhe forca vullnetare, për të shuar vatrën e zjarrit. Si pasojë e zjarrit është djegur rreth 7 ha pyll pishe, dushqe dhe lajthi.

Eshtë aktive vatra e zjarrit në vendin e quajtur Fusha e Frangut në Zerqan, Dibër. Kanë punuar për të izoluar këtë vatër forca zjarrfikëse, forca të pyjores dhe forca vullnetare, por nuk kanë mundur që të venë nën kontroll, pasi zjarri ka pasur intensitet të lartë. Si pasojë e zjarrit janë djegur rreth 8-10 ha me dushqe dhe pisha.

Në Vaj-Kal, Zerqan, bashkia Bulqizë ka rënë zjarr në shkurre dhe ferra. Zjarrfikësit me mjete, të ndihmuar dhe nga banorë kanë izoluar zjarrin, duke eliminuar rrezikun për disa banesa. Si pasojë e zjarrit u dogjën rreth 0.3 ha me shkurre dhe ferra.

Vazhdon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Madhesh dhe Troll, bashkia Mat. Në terren janë forca të bashkisë, forca ushtarake dhe forca vullnetare, por nuk kanë mundur të izolojnë vatrën për shkak të terrenit të thepisur. Zjarri ka një perimetër rreth 10 km dhe po vazhdon të përhapet deri në Qafë Shtamë. Zjarri mund të shuhet vetëm me ndërhyrje nga ajri.

Ka vazhduar të jetë aktive vatra e zjarrit në Malin e Lenzit, Gurrë, bashkia Klos. Në operacion janë forca të pyjores dhe forca vullnetare, të cilat kanë mbajtur nën kontroll vatrën e zjarrit që rrezikon disa banesa në fshatin Gurrë e Vogël.

Vazhdon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Kurdari, bashkia Klos. Në terren janë forca të bashkisë dhe forca vullnetare, por nuk kanë mundur të izolojnë zjarrin pasi ai ka intensitet të lartë dhe shtrirje të madhe. Si pasojë e zjarrit janë djegur rreth 40 ha me pisha, ah dhe bredh.

Vazhdon të jetë aktiv zjarri i rënë në fshatin Xibër Hane, bashkia Klos. Kanë punuar në terren forca të bashkisë dhe forca vullnetare, të cilat kanë mbajtur nën kontroll zjarrin. Si pasojë e zjarrit është djegur rreth 1 ha pyll me pisha./Ora

Next Post
Florentino Perez: Ja si e morëm Figon prej Barcelonës

Florentino Perez: Ja si e morëm Figon prej Barcelonës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jo bashkim me Kavajën”- Banorët e Rrogozhinës përsëri në protestë kundër Territoriales dhe shkrirjes së Bashkisë: S’kemi probleme! (VIDEO)

“Jo bashkim me Kavajën”- Banorët e Rrogozhinës përsëri në protestë kundër Territoriales dhe shkrirjes së Bashkisë: S’kemi probleme! (VIDEO)

August 14, 2026
Klauzolë si CR7/ Bonus për firmën dhe detaje të tjera: ABC zbulon kontratën 6-vjeçare të Mbappe

Mbape flet për Murinjon dhe ambiciet e sezonit: Murinjo një trajner që di të fitojë! Reali ngre trofe këtë vit

August 14, 2026
Rebelët Huthi njoftojnë nisjen e sulmit të ri ndaj rafinerive të “Aramco” në Arabinë Saudite!

Rebelët Huthi njoftojnë nisjen e sulmit të ri ndaj rafinerive të “Aramco” në Arabinë Saudite!

August 14, 2026
VIDEO/ Tragjedi rrugore në Kamerun, 16 të vdekur nga përplasja e autobusit me kamionin! 7 janë anëtarë të një familjeje, po shkonin në varrim

VIDEO/ Tragjedi rrugore në Kamerun, 16 të vdekur nga përplasja e autobusit me kamionin! 7 janë anëtarë të një familjeje, po shkonin në varrim

August 14, 2026
Dita e 76-të e protestës, emigranti s’i mban dot emocionet! I thotë gazetarit, “Ti je gjigant!”… (VIDEO)

Dita e 76-të e protestës, emigranti s’i mban dot emocionet! I thotë gazetarit, “Ti je gjigant!”… (VIDEO)

August 14, 2026
Superiorja përcakton datat dhe oraret e 5 javëve të para të kampionatit të futbollit! Ja përballjet më interesante

Superiorja përcakton datat dhe oraret e 5 javëve të para të kampionatit të futbollit! Ja përballjet më interesante

August 14, 2026
Kosova dëbon predikuesin islamik nga Bosnja, do mbante fjalim edhe në Prizren! Ka 300 mijë ndjekës në rrjetet sociale

Kosova dëbon predikuesin islamik nga Bosnja, do mbante fjalim edhe në Prizren! Ka 300 mijë ndjekës në rrjetet sociale

August 14, 2026
Fermeri merr këshillë nga Inteligjenca Artificiale, por pëson katastrofë, humb 100 hektarë me të korra susami!

Fermeri merr këshillë nga Inteligjenca Artificiale, por pëson katastrofë, humb 100 hektarë me të korra susami!

August 14, 2026
Shpikje nga halli, edhe Hungaria do të fundosë barka për të rritur nivelin e Danubit dhe për të ftohur centralin bërthamor!

Shpikje nga halli, edhe Hungaria do të fundosë barka për të rritur nivelin e Danubit dhe për të ftohur centralin bërthamor!

August 14, 2026
“Të mirat” e luftës/ Eksportet e naftës në Irak arrijnë rekord historik, 2 milionë fuçi në ditë!

“Të mirat” e luftës/ Eksportet e naftës në Irak arrijnë rekord historik, 2 milionë fuçi në ditë!

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com