Në fshatin Trovë të Ulzës vijon të luftohet me flakët.
Është e pamundur t’u afrohet flakëve për shkak dhe të terrenit.
Një ushtar është lënduar.
Sa i takon bashkisë së Bulqizës janë shfaqur vetëm mbrëmë katër vatra zjarri.
Janë djegur me dhjetra ha pyje. Zjarri rrezikon të shkojë drejt Qafë Shtamës,” raporton gazetari.
Raportimi i Emergjencave Civile per situaten ne qarkun e Dibres (11 gusht 2017)
QARKU DIBËR
Në fshatin Vojnikë, bashkia Dibër, ka rënë zjarr në shkurre dhe kullotë pranë disa banesave. Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit me mjete duke shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 3 ha me shkurre dhe kullotë.
Në Balgjaj, Selishtë, bashkia Dibër ka rënë një zjarr në një zonë me kullota dhe drurë të rrallë ahu. Forcat vullnetare kanë ndërhyrë dhe po e mbajnë nën kontroll vatrën e zjarrit. Si pasojë e zjarrit është djegur rreth 0.5 ha pyll ahu.
Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Kacni, bashkia Dibër. Zjarri ka ardhur në vazhdim të zjarrit të rënë në Shehe, Bulqizë dhe ka djegur rreth 5 ha me pisha dhe ah.
Vijon aktive vatra e zjarrit në Malin e Lopës, bashkia Bulqizë. Për izolimin e vatrës së zjarrit janë angazhuar forca zjarrfikëse, forca të pyjores dhe forca vullnetare, por ende nuk kanë munduar ta vënë nën kontroll.
Eshtë aktive vatra e zjarrit tek Tenda Dushaj-Koçaj, bashkia Bulqizë. Kanë punuar forca vullnetare por ato nuk kanë mundur ta venë nën kontroll pasi vatra ndodhet në një terren malor ku automjetet zjarrfikëse nuk kanë mundësi të veprojnë. Vatra ka djegur rreth 5 ha me pisha, ah dhe dushqe.
Vazhdon të jetë aktive vatra e zjarrit në vendin e quajtur Temla e Peladhisë, Zerqan. Kanë punuar forca zjarrfikëse, forca të pyjores dhe forca vullnetare, për të shuar vatrën e zjarrit. Si pasojë e zjarrit është djegur rreth 7 ha pyll pishe, dushqe dhe lajthi.
Eshtë aktive vatra e zjarrit në vendin e quajtur Fusha e Frangut në Zerqan, Dibër. Kanë punuar për të izoluar këtë vatër forca zjarrfikëse, forca të pyjores dhe forca vullnetare, por nuk kanë mundur që të venë nën kontroll, pasi zjarri ka pasur intensitet të lartë. Si pasojë e zjarrit janë djegur rreth 8-10 ha me dushqe dhe pisha.
Në Vaj-Kal, Zerqan, bashkia Bulqizë ka rënë zjarr në shkurre dhe ferra. Zjarrfikësit me mjete, të ndihmuar dhe nga banorë kanë izoluar zjarrin, duke eliminuar rrezikun për disa banesa. Si pasojë e zjarrit u dogjën rreth 0.3 ha me shkurre dhe ferra.
Vazhdon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Madhesh dhe Troll, bashkia Mat. Në terren janë forca të bashkisë, forca ushtarake dhe forca vullnetare, por nuk kanë mundur të izolojnë vatrën për shkak të terrenit të thepisur. Zjarri ka një perimetër rreth 10 km dhe po vazhdon të përhapet deri në Qafë Shtamë. Zjarri mund të shuhet vetëm me ndërhyrje nga ajri.
Ka vazhduar të jetë aktive vatra e zjarrit në Malin e Lenzit, Gurrë, bashkia Klos. Në operacion janë forca të pyjores dhe forca vullnetare, të cilat kanë mbajtur nën kontroll vatrën e zjarrit që rrezikon disa banesa në fshatin Gurrë e Vogël.
Vazhdon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Kurdari, bashkia Klos. Në terren janë forca të bashkisë dhe forca vullnetare, por nuk kanë mundur të izolojnë zjarrin pasi ai ka intensitet të lartë dhe shtrirje të madhe. Si pasojë e zjarrit janë djegur rreth 40 ha me pisha, ah dhe bredh.
Vazhdon të jetë aktiv zjarri i rënë në fshatin Xibër Hane, bashkia Klos. Kanë punuar në terren forca të bashkisë dhe forca vullnetare, të cilat kanë mbajtur nën kontroll zjarrin. Si pasojë e zjarrit është djegur rreth 1 ha pyll me pisha./Ora










