• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Flakët nuk ndalen/ Ministria e Mbrojtjes: Në Thirrë zjarri ka një shtrirje të madhe. Situata sipas qarqeve

by Java News
17/08/2021 20:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një informacion të përditësuar në lidhje me situatën e zjarreve në vend.

Qarku më problematik është ai i Shkodrës, ku raportohet për 4 vatra zjarri. Sipas ministrisë, situata vazhdon të jetë problematike në Malin e Tërbunit.

Në terren janë angazhuar 40 forca te FA, 60 forca te bashkisë dhe helikopteri holandez, i cili ka operuar nga ajri duke ulur intensitetin e flakëve.

Në Thirrë, njësia administrative Fan, vatra e zjarrit ka një shtrirje shumë të madhe duke kaluar në fshatin Xhuxhë.

 Qarku Shkodër:

1.Mali i Tërbunit, bashkia Pukë.

Vazhdon te jete aktive ne pjesën veriore dhe ne pjesën lindore ne Fushe Kumulli. Në terren janë angazhuar: 40 forca te FA, 60 forca te bashkisë. Helikopteri holandez ka operuar nga ajri duke ulur intensitetin e flakëve. Zjarri është favorizuar nga era. Nuk paraqitet rrezik për banesat.

2.Fshati Flet, njësia administrative Blerim, bashkia Fushë-Arrëz. Në terren janë angazhuar: 40 forca ushtarake te FA dhe 40 forca te bashkisë. Problem vazhdon te jete pjesa lindore e vatrës qe po avancon drejt kurorës se Fshatit Dardhe dhe Sakatit. Është e pamundur ndërhyrja nga toka. Si pasojë është përshkuar një sipërfaqe rreth 350 ha pyjore.

3.Midis fshatrave Lodërtune, njësia administrative Postribë dhe Mazrek, njësia administrative Guri i Zi, bashkia Shkodër. Në terren janë angazhuar: 60 forca te bashkisë po punojnë ne të dy zonat për te mbajtur ne kontroll situatën. Zjarri është favorizuar nga era dhe forcat po punojnë me mjete rrethanore për shkak të terrenit të vështirë.

4.Fshati Drisht, njësia administrative Postribë, bashkia Shkodër, zjarri ka perfshire një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Mbi 30 forca po punojnë pët shuarjen e zjarrit.

Qarku Lezhë:

1-Thirrë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë. Vatra e zjarrit ka një shtrirje shumë të madhe duke kaluar në fshatin Xhuxhë. Në terren janë angazhuar: 1 mjet zjarrfikës me 5 efektivë, 30 forca ushtarake dhe forca nga autoritetet lokale. Helikopteri holandez ka operuar nga ajri duke bërë të mundur largimin e zjarrit nga banesat. Si pasojë e flakëve është djegur një sipërfaqe rreth 190 ha.

2-Patalej, njësia administrative Kolsh, bashkia Lezhë. Në terren janë angazhuar: 1 mjet zjarrfikës me 3 efektivë, 25 forca ushtarake, rreth 20 forca nga autoritetet lokale si dhe vullnetarë. Ka vijuar ndërhyrja nga ajri me helikopterin çek dhe zjarri eshte drejt shuarjes përfundimtare. Si pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 33.5 ha me shkurre dhe pemë.

3-Në fshatin Katund i Vjetër, Malung, njësia administrative Rubik, bashkia Mirditë, zjarri ka përfshire një sipërfaqe pylli dhe shkurre të dendura. Po punohet per shuarjen e zjarrit. Zona është e banuar dhe zjarri mund të jetë rrezik për banorët. Pranë banesave është dislokuar një mjet zjarrfikës.

Qarku Kukës:

1-“Maja e Rrunës”, ka zbritur zjarri me poshtë në vendin e quajtur Laku i Mollave dhe Laku i Thive, njësia administrative Malzi, bashkia Kukës. Zjarr në sipërfaqe pishë dhe ah. Zjarri është favorizuar nga era dhe helikopteri holandez ka punuar për shuarjen e tij, nderkohe qe ne terren janë angazhuar 35 trupa nga FA dhe autoritetet lokale.

2-Rreth orës 15:05, në fshatin Dragobi, njësia administrative Margegaj, bashkia Tropojë, zjarri ka përfshire një zonë pyjore. Po punohet për izolimin dhe shuarjen e kësaj vatre.

3-Rreth orës 15:16, në afërsi të fshatit Golaj, njësia administrative Golaj, bashkia Has, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore. Po punohet për izolimin dhe shuarjen e kësaj vatre.

Qarku Dibër:

1-Kaçni, njësia administrative Selishtë, bashkia Dibër. Po punohet për izolimin dhe shuarjen e kësaj vatre. Zjarri vazhdon me intensitet mesatar. Nuk ka rrezik për banesat.

Qarku Vlorë:

1.Më datë 17.08.2021. ora 11:15, në fshatin Kallarat, njësia administrative Hor Vranisht, bashkia Himarë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Himarë ka dërguar në vendngjarje 1 mjet zjarrfikës me 3 efektivë. Është drejt shuarjes.

Qarku Korçë:

1.Më datë 17.08.2021. ora 14:45, zjarri ne vreshtë ne Leskovik, ne pronësi te Shtetasit A. G. Po punohet për izolimin dhe shuarjen e kësaj vatre.

Qarku Durrës:

1.Më datë 17.08.2021. ora 14:45, në fshatin Barkanesh, bashkia Krujë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Po punohet për izolimin dhe shuarjen e kësaj vatre.

2.Më datë 17.08.2021, ora 17:10, në fshatin Maskuri, njësia administrative Rrashbull, bashkia Durrës, ka rënë zjarr në sipërfaqe me shkurre, ferra dhe ullinj. 3 mjete dhe 9 efektivë, të cilët po punojnë për të vënë zjarrin nën kontroll.

Qarku Elbasan:

1.Më datë 17.08.2021, ora 17:00, në njësinë administrative Rrajcë, bashkia Prrenjas, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe pyje. Zjarri ka marrë përmasa dhe këto pyje janë të përfshira në UNESCO, si dhe kanë një rëndësi të veçantë. Mjetet dhe forcat, të cilat janë nisur për këtë operacion e kanë të pamundur shuarjen e tij, pasi ështe terren i vështirë, por janë duke punuar në zonën ku mund të preken banesat.

2.Më datë 17.08.2021, ora 17:45, në fshatin Fatishe, njësia administrative Përparim, bashkia Peqin, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Po punohet për izolimin dhe shuarjen e kësaj vatre.

Qarku Gjirokastër:

1.Më datë 17.08.2021, ora 19:00, në fshatin Lab Maralloz, njësia adminitrative Lopës, bashkia Tepelenë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Po punohet për izolimin dhe shuarjen e kësaj vatre.

Next Post
FOTOT/ Modelja shqiptare tregon zhgënjimin e madh: Sot seksi është i lirë, pasi burrat duan marrëdhënie pa angazhime

Rrëfehet ish missi dhe modelja Adrola Dushi: Kam vetëm një “Kapo” në jetën time!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

“Ndënë thundrën e përdhunës…”

March 11, 2026
Lufta në Ukrainë/ Parlamenti Europian: Embargo totale dhe e menjëhershme ndaj gazit rus!

Nafta/gazi, perspektiva e kërkim-zbulimit dhe rënia e turizmit në vendin tonë

March 11, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

“Asambleja në 21 mars”, Klosi flet pas mbledhjes së Kryesisë: Zgjedhje në PS për të forcuar strukturat

March 11, 2026
I kishte pasagjeres borxh 890 euro, gjykata austriake sekuestron avionin e Ryanair

I kishte pasagjeres borxh 890 euro, gjykata austriake sekuestron avionin e Ryanair

March 11, 2026
Provokim në Washington! Trump dhe Epstein si “dy të dashuruarit” e Titanikut

Provokim në Washington! Trump dhe Epstein si “dy të dashuruarit” e Titanikut

March 11, 2026
Xhuana Nikolli konsumoi fostoksinë prej dhunës? Shpallet në kërkim bashkëshorti i saj

Xhuana Nikolli konsumoi fostoksinë prej dhunës? Shpallet në kërkim bashkëshorti i saj

March 11, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Eksperti i ekonomisë: Nafta që po shitet në Shqipëri është blerë me çmimin e para luftës

March 11, 2026
Banorët e Rrjollit protestë para SPAK, kërkojnë hetim për dosjen e pronave

Banorët e Rrjollit protestë para SPAK, kërkojnë hetim për dosjen e pronave

March 11, 2026
Abuzimet me çmimet e naftës? Doganat dhe Tatimet nisin ‘gjuetinë’ në tregun e karburanteve

Abuzimet me çmimet e naftës? Doganat dhe Tatimet nisin ‘gjuetinë’ në tregun e karburanteve

March 11, 2026
Praktika e re e Gjykatës së Lartë, Ndreca: Si mund ta fitojnë tani lirinë Veliaj dhe Meta

Praktika e re e Gjykatës së Lartë, Ndreca: Si mund ta fitojnë tani lirinë Veliaj dhe Meta

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In