• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Fjalori banal / 41-vjeçari nga Tirana plagos kushëririn, akuzë se e ka përdhunuar

by A R
24/10/2019 22:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mes dy kushërinjve, të cilët jetojnë në Tiranë. Konflikti mes tyre, përfundoi në Gjykatë, pasi 41-vjeçari Sh. D., qëlloi me thikë 32-vjeçarin V., D. Ngjarja për të cilën Sh. D., është vënë nën akuzë dhe përfundoi në gjykatë, ka ndodhur më 3 dhjetor 2018. Në vendimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës që e disponon dhe gazeta “Shekulli”, thuhet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Irfan Tomini”, aty ku është gjetur dhe i plagosuri V. D.. Nga gjykimi i çështjes, rezultoi e provuar se, shtetasi V.D., më datë 03.12.2018, ka dalë nga banesa e tij dhe ka zbritur shkallët. Në sheshpushimin e shkallëve të katit të katërt ka parë që i pandehuri Sh. D., po pinte kafe. E ka përshëndetur dhe ka vijuar të zbresë shkallët. Pas pak çastesh, ndërsa ishte në katin e tretë, ka ndjerë që Shpëtimi e ka goditur me mjet prerës pa thënë asnjë fjalë. Ka pasur disa goditje gjatë kohës që V., zbriste shkallët me vrap dhe në katin e parë të pallatit ai ka kuptuar që kishte rrjedhje gjaku në kokë dhe qafë. Gjatë kohës që ndodhte kjo dhe pas kësaj ka dëgjuar që Sh., bërtiste: “E gjuajta se më ka q… në b…”. Goditjet janë bërë në kokë dhe në pjesën e majtë të gjoksit, të cilat janë qepur më pas në spital.

Dëshmitë

Nga deklarimet e viktimës dhe të të pandehurit ka rezultuar se rreth dhjetë ditë më parë ata të dy dhe i quajturi E. D., kanë pirë një sasi të konsiderueshme birre dhe në vijim kanë fjetur në shtëpinë e viktimës. Pasi është pyetur në lidhje me këtë ngjarje, viktima V. D., ka deklaruar se Shpëtimi duhet të ketë qenë në depresion për shkak të kushteve të jetës dhe mohon që mes tyre të ketë pasur marrëdhënie seksuale. Ai nuk arrin të kuptojë se përse Sh., i qe fiksuar ky moment dhe se Shpëtimi duhet të jetë në ndonjë krizë nervore. Në vijim të hetimeve lidhur me këtë çështje është administruar një kopje e procesverbalit të seancës së masës së sigurimit i datës 05.12.2018, për të pandehurin Sh. D., nga ku rezulton se ka pohuar: “Kam qenë i pirë, kam fjetur në shtëpinë e V., ai nuk ka qenë i pirë. Më ka përdhunuar dhe unë kam shkuar në spital për kontroll dhe ata më thanë që jam përdhunuar. Ditën e ngjarjes kur unë i thashë pse e bëre atë punë, ai më tha: hajde ma bëj dhe ti dhe bëhemi njësoj. Prandaj e godita, por jo për ta vrarë.

I pyetur si person ndaj të cilit zhvillohen hetime, shtetasi Sh. D., pohoi që ka fjetur në shtëpinë e V., por nuk mban mend të ketë ndodhur gjë mes tyre. Dy ditë më vonë, ndërsa shkonte për nevoja vetjake në banjë, ka ndjerë dhimbje në zorrën e trashë dhe ka dyshuar që V., kishte abuzuar me të gjatë kohës që ai kishte qenë i pirë dhe në gjumë të thellë. V., nuk i ka kthyer përgjigje kur Sh., e ka pyetur. Ditën e ngjarjes, kur Sh., ndodhej në shkallë, V., po kalonte aty, dhe i ka thënë: “Pse nuk më flet o Sh.,, se unë të kam q*** në b*** kur ishim vetëm”. Për shkak të këtyre fjalëve, duke u ndjerë i fyer, Sh., ka nxjerrë një thikë që e kishte me vete dhe e ka qëlluar me të një herë në kraharor ndërsa në kokë nuk i ka gjuajtur, por mendon se do jetë vrarë kur është rrëzuar. Pohon që e ka qëlluar pa menduar gjatë nga inati, jo me qëllimin për ta vrarë, por vetëm për ndëshkim. Më pas, ka hyrë në banesë ku e ka gjetur policia. I ripyetur sërish në prani të avokatit, i pandehuri Sh. D., pohon që V., e ka kushëri nga babai. Kanë pirë së bashku ai dhe E., më 29-30 nëntor 2018 dhe nuk mbanin mend asgjë. Janë futur për të fjetur në apartamentin e V., sepse të dy jetojnë të vetmuar. Kur është zgjuar të nesërmen, pantallonat i ka gjetur të zbërthyera, ka shkuar në apartamentin e tij dhe ka fjetur sërish. Por, të nesërmen ka ndjerë dhimbje në zorrën e trashë dhe ka nisur të dyshojë se mund të qe përdhunuar nga V., sepse atje kishte fjetur dhe nuk mbante mend gjë nga dehja e thellë. E ka pyetur V., dhe ai nuk i ka thënë gjë. Ditën e ngjarjes, ndërsa V., po zbriste shkallët, i thotë: “Sh.,, pse nuk më flet?”. Sh., i kthehet: “Çfarë të flas me ty, ti je i pabesë!”. V., i është kthyer me fjalët “Unë jam i bëri dhe i tëri, po deshe bëje dhe ti dhe bëhemi barazim”. Sh., i kthehet: “Për pederast më merr ti mua?” dhe, me këto fjalë, merr një biçak që e kishte rastësisht në xhep dhe, në irritim e sipër, e godet V.,. Ndërsa e godiste, i thoshte: “Përse më ke q*** në b****, mor pederast?”. Pastaj, ka pritur policinë në derën e apartamentit të vet. Kjo histori mes tij dhe V., nuk njihej nga banorët e pallatit. Ai mohon që të ketë shkuar te mjeku për t’u ekzaminuar për problemet me zorrën e trashë, por pohon që vuan nga zorra e trashë, pa deklaruar konkretisht se nga çfarë.

Vendimi

Shtetasi me inicialet Sh. D., është hetuar në masën e sigurisë arrest me burg, ndërsa akuza që rëndonte ndaj tij ishte “Vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike”, e mbetur në tentativë. Për këtë, ai është shpallur fajtor nga Gjykata e Tiranës, duke e dënuar me 2 vjet e 3 muaj burgim. “Në zbatim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i zbritet 1/3 e dënimit, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Sh. D., me 1 vit e 6 muaj burgim. Vuajtja e dënimit për të pandehurin fillon nga dita e arrestimit të tij, më datë 03.12.2018. Dënimi të kryhet në një Institucion të Vuajtjes së Dënimit të sigurisë së zakonshme. Vendimi u shpall më 14 tetor 2019”, thuhet në vendimin e gjykatës së Tiranës.

Next Post
Eshtrat e diktatorit Franco hiqen nga varri monumental

Eshtrat e diktatorit Franco hiqen nga varri monumental

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Miratimi i rezolutës për Iranin, Hasani: Shqipëria në krah të aleatëve në mbrojtje të sigurisë

Miratimi i rezolutës për Iranin, Hasani: Shqipëria në krah të aleatëve në mbrojtje të sigurisë

March 17, 2026
Zbulohet rrjeti i fshehtë i përgjimeve ruse në Vjenë, antenat që shqetësojnë Perëndimin

Zbulohet rrjeti i fshehtë i përgjimeve ruse në Vjenë, antenat që shqetësojnë Perëndimin

March 17, 2026
“Territorialja”/ Balla: Presim përgjigje deri në darkë. Boçi: Mos jepni ultimatume, jemi parti autonome

Pr/rezoluta kundër Iranit, Balla kritikon PD-në: S’dolët dot nga interesi i vogël për një protestë pa krye

March 17, 2026
“Do të nisesha me biçikletë nga Gjermania”, Ervin Skela: Ëndërr të jem trajner i kombëtares

“Do të nisesha me biçikletë nga Gjermania”, Ervin Skela: Ëndërr të jem trajner i kombëtares

March 17, 2026

Europrospects: Rasti i Veliajt dhe reforma në drejtësi, provë për besueshmërinë e BE-së për shtetin e së drejtës

March 17, 2026
VIDEO / Me 79 vota pro, Kuvendi shpall Iranin sponsorizues të terrorizmit. Dënohen edhe Hezbollah e Garda Revolucionare

VIDEO / Me 79 vota pro, Kuvendi shpall Iranin sponsorizues të terrorizmit. Dënohen edhe Hezbollah e Garda Revolucionare

March 17, 2026
“Irani, financues i terrorizmit”, Balla flet për rezolutën: Po përballemi me akte armiqësore nga Tehrani

“Irani, financues i terrorizmit”, Balla flet për rezolutën: Po përballemi me akte armiqësore nga Tehrani

March 17, 2026
Trump shtyn vizitën në Pekin për shkak të luftës me Iranin

Trump shtyn vizitën në Pekin për shkak të luftës me Iranin

March 17, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Skemat e reja për shlyerjen e borxheve të energjisë, ulje deri në 70% të kamatëvonesës për familjarët

March 17, 2026
Arkitektura e re e kufirit, rishkrimi i jugut të Libanit dhe pragu i pushtimit nga Izraeli

Arkitektura e re e kufirit, rishkrimi i jugut të Libanit dhe pragu i pushtimit nga Izraeli

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In