• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

by Skënder Minxhozi
19/02/2026 22:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Edi Rama ka udhëtuar shumë herë në Shtetet e Bashkuara. Si qytetar privat dikur, më vonë si opozitar e kryetar partie e bashkie dhe në 13 vitet e fundit si kryeministër. Megjithatë janë të gjitha gjasat që asnjë prej këtyre udhëtimeve të mos ketë qenë kaq delikat dhe me rëndësi si ky i pjesëmarrjes në ceremoninë inauguruese të Bordit të Paqes. Arsyet janë të gjitha aty, në sallën në Uashington ku u mbajt ceremoniali. Dhe janë të qenësishme për këtë pikë të karrierës politike të gjatë të kryeministrit të Shqipërisë.

Së pari duhet thënë se ashtu si shumë politikanë e liderë politikë të tjerë nëpër botë, edhe Edi Rama ka pasur një marrëdhënie të vështirë qoftë dhe në distancë me figurën e Donald Trump. Të njeriut që është tallur me Macron, Merz e të tjerë liderë botërorë, që ka sulmuar ashpër kryeministrin spanjoll apo që ka quajtur me gjithfarë epitetesh cilindo nga krerët e shteteve afër apo larg SHBA, pa u merakosur për filtrat e rastit. Rama është një shpotitës i vjetër i presidentit amerikan dhe duket se vetëm pesha e vogël e Shqipërisë e ka shpëtuar pa marrë ndonjë nga epitetet apo batutat plot ngjyra të Donaldit të tmerrshëm. Rama eshte marrë me Donald Trump qysh në mandatin e tij të parë presidencial, madje në mediat kryesore të Amerikës. Më i fundit episod i cili u bë popullor në Uashington, ishte ai ku Rama i kërkonte Macronit që ta përgëzonte për paqen me Azerbajxhanin. Referencë e qartë për gafën e përsëritur të Trump, kur ngatërronte Armeninë me Shqipërinë.

Së dyti Rama shkonte në Uashington në të parën përballje me njeriun më të fuqishëm në botë qëkurse ai mori mandatin e dytë presidencial. Shkonte me reputacionin e një soroisti të thekur, të dikujt që në asnjë rast nuk ka mohuar miqësinë me familjen Soros, madje ishte i ftuar special i dasmës së Aleks Sorosit muaj më parë. Pra një target potencialisht i preferuar i klanit Trump dhe skifterëve të tjerë republikanë të cilët e konsiderojnë Sorosin si të keqen me te madhe që ka prodhuar e majta amerikane.

Së treti Edi Rama linte pas shpine një Shqipëri e cila paradoksalisht nuk u qetësua asfare nga fitorja e thellë e 11 majit, por endet nën shkulmet e dallgëve të hetimeve antikorrupsion që po qethin rangjet e zyrtarëve në të gjitha anët rrotull kryeministrit si dhe nën goditjet e molotovëve të opozitës që nuk po lenë gur pa lëvizur për t’i prishur gjumin. Një mbështetje politike duke pozuar në podiumin me shirita ari e plot emra të njohur të Donald Trump, është natyrshëm një dozë oksigjeni për të në këtë atmosferë mbytëse e toksike që qëndron mbi qiellin e Tiranës këto kohë.

Ky është konteksti që shoqëroi nisjen e Ramës për në Uashington, një moment i cili u pre si me thikë nga fjalimi që mbajti kryeministri në Uashington. Sepse mund të thuhet pa hezitim se Edi Rama diti ta përdorë maksimalisht minutazhin që pati në dispozicion duke mbajtur një fjalim i cili arriti të afishojë me sukses dhe jo në mënyrë të sforcuar një problematikë shqiptare në një forum që mblidhej për Lindjen e Mesme. Përzgjedhja e armikut të përbashkët Jack Smith mund të konsiderohet si gjetja e fjalës që mbajti Edi Rama në Bordin e Paqes dhe që bëri të kthehen shumë koka drejt tij.

Aty ku të gjithë ofronin ndihma për Gazën Rama i kujtoi Trump prokurorin Jack Smith. Si t’i vendosësh para syve demit një copë të kuqe. Me kurajo Rama riskoi teksa përdori shumicën e fjalimit për të bërë apelin për krerët e UÇK, duke i kujtuar presidentit amerikan sesi Hashim Thaçi arrestohej gjatë rrugës për në takimin me të nga prokurori famëkeq që e ka stresuar jo pak kreun e Shtëpisë së Bardhë në vitet e fundit.

Kritikat e athta ndaj Evropës në lidhje me spekticizmin ndaj nismës së Trump ishin tema tjetër delikate e fjalës së Edi Ramës. Një zeje që ai e ka përsosur me kalimin e viteve, ndërsa ka hedhur fjalë të rënda ndaj të gjitha vendeve evropiane. Europarlamentarë gjermanë kërkonin llogari tek Taulant Balla për arsyen e vajtjes në Bordin e Paqes ndërkohë që Rama udhëtonte për në SHBA. Të shohim nëse edhe kësaj radhe nga Brukseli do të vijë sërish heshtje.

Udhëtimi i Edi Ramës në SHBA në mesin e një klime të turbullt në Shqipëri dhe Kosovë nuk ka vetëm rëndësi për vetë protagonistin. Është mirë që Shqipëria dhe Kosova ta ruajnë me thonj marrëdhënien strategjike me Amerikën, edhe pse vetë SHBA po riformaton raportet me të gjithë kontinentin e vjetër duke acaruar e tendosur të gjithë telajon euroatlantike.

Në këtë pjesë të Ballkanit roli amerikan mbetet i pazëvendësueshëm pasi evropianët vijojnë të mbeten nën efektin e sharmit serb, i cili prej vitesh ka prodhuar jo vetëm arrestimin e krerëve të UÇK por edhe një politikë as mish as peshk ndaj Beogradit. Rama bëri zgjedhjen e duhur megjithëse shumë vende evropiane i kanë thënë “jo” Bordit të Paqes. Nuk jemi ende anëtarë të BE, për pasojë është diçka e mirë që gëzojmë një marzh lirie edhe për ca kohë.

Fjalimi i Edi Ramës në Bordin e Paqes ishte në hedhje e guximshme në errësirë por që nuk duket se përfundoi në tragjedi. Ishte një ruletë e rrezikshme ruse por nuk pati gjak. Edhe këtë herë helikopterët që morën Maduron nuk do t’i ndezin motorët drejt Tiranës. Veç vitrinës planetare që i rezervoi vetes, të shpresojmë që kryeministri i Shqipërisë të ketë prodhuar diçka pozitive edhe për fatin e katër heronjve të Kosovës të marrë peng nga drejtësia lunatike e Hagës. Do të ishte vërtetë diçka e bukur dhe e merituar për ta.

Next Post
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

Comments 6

  1. L.Xh says:
    2 months ago

    Gjithsesi i nderuar Minxhoz, shqiponja mbetet shqiponjë, pavarësisht se eurokurvit mundohen t’ja presin thonjtë për ti hequr ”bukën e gojës”, përsëri, shqiponja fluturon lart, duke pritur rastin e rradhës, të gjuajë për mish.
    Ky është Edi Rama.
    Një shqiponjë.
    Jo zvaranik.
    Nuk është në modelin e karakterit të tijë zvarritja, vegjetimi.
    Ky, është karakter. Burrni. Fjalë mbajtie. Mbi të gjitha NDER, që pak kushi sot, mund të jetë i tillë.
    Krenar për kryeministrin tim.
    Ju Uroj shëndet zotni Skënder.

    Reply
    • Anonymous says:
      2 months ago

      po qaj…..as per merhumin e meparshem nuk kishte kaq idiota sa L.XH.

      Reply
      • Përtej L.Xh says:
        2 months ago

        Paçe e pilaf ka vetëm klubi wwwFaroBalliu.com.
        Atje kërkoni.

        Reply
    • PAO says:
      2 months ago

      Duhet te jesh komplet i semure ose i varur nga pilafi o L.XH!! Kushdo qe te jete perben rrezik shoqeror

      Reply
  2. Qielli Deti says:
    2 months ago

    Analiza juaj si gjithnjë e plotë deri në perfeksion,realiste,me fjalë që pak kujt i shkon mendja ti përzgjedhë. Më lejo të komplimentoj duke të përmendur,je një matian e madh,krenohemi me TY.

    Reply
  3. Tafili says:
    2 months ago

    Rama shet gjënë më të shtrenjtë, për të shpëtuar lëkurën. Ska vend për llafe këtu.

    Reply

Leave a Reply to L.Xh Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In