• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fjalimi i Babos në Asamble! Edepsezer, jeziter, zullumqare!

by Agron Gjekmarkaj
26/07/2023 10:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Damlla ma bëtë verën që damllaja ju shoftë. Haram ma bëtë kohen që harami ju mbuloftë. Ma plaset shpirtin që pika ju plastë. Ju ngriti e mira peshë që ditë të mira mos pafshi, rrafshi e u vrafshi.

Një piskamë Oiiiii Oiiiii dëgjohet në sallë. Tezja ja jep vajit dhe kërkon një dritare që të hidhet. Laerti i shkon pas me domixhanin që mbledh lotët. Klosi dhe Çyrbja rëndin që ta mbajnë. Babo nuk e ndal. Pi pak ujë sa i bie zalia asaj dhe fillon prapë.

Ju mblodha një nga një në ditë të kiametit si shelegë bridalë arave të vetmisë po ju mu bëtë Tigra dhe përlatë ç’u doli përpara tani doni të më hani dhe mua po në fyt do ju mbes, ujin e zi do ju qes.

Nikoqirit Niko i bie të fiket. Ikonomi i lag buzët me një lugë qumësht që i gjendet. Përmendet. Babo e sheh pa dhembshuri. Krifca mendon pse nuk me gjet kjo dite veterinare në Akademi të barinjve më mire?! Delina, ah sikur të isha ënde llogaritare në Banke?! Elisa rri pezull  unë tespie jam thotë në duart e Hyqymetit.

Ju gjeta të uritur. Rreth tavolinës së pushtetit u vura. Uluni u thashë, hani pini me masë, cimbisni ngani sa për të mbajtur frymën gjallë atë që është hallall  po ju kapi tahmaja. Nuk thonë kot tahmaja e madhe e zeza e të zot. Në rrugë ju qita dorën, të panjohur ishit, në opozitë ju udhëhoqa, në pushtet u solla, u ndjetë të sigurt, të pashëm, të mençur, yndyrë dhe meze e vendit, si qerratenj kapardiseshit neper televizione, duke thënë viranja Shqipëri kështu e ashtu, u bëtë bimbashë, vezirë, po dogjët shpirtin dhe leket e këtij evlat popull neper inceneratorë po në hell do ju shkoj. Nuk do nginjem tek ju shoh në vuajtje me këmbë në zift e kokën në akull.

Ju gjeta të rreckosur , në fillim u mbuluat, pastaj mësuat të visheni me sqime e madhështi. Belbëzonit po ju mësova abc-në e politikes, artin e retorikes, fjala kocka s’ka po kocka bluan. Deshët të thyenit të miat po do bluaj tuajat.  Fatmirit i sëmboi në mide. Imagjinoi veten të bluar si grurin në autokombajnë dhe u përzhit. Mimi di Puccinin ta theresh në njëqind vende nuk i del një pike gjak. Zot bëjë ëndërr mermerit. Braçe fshihet pas Antoneta Dhimës.

Babo merr fryme thellë e vazhdon. Ju plasi delli i marres dhe harbimi ju verboi sytë. Unë ju dhashë në dore skeptrin e drejtësisë dhe ju e përdorët si hu për të rrahur dynjanë poshtë përpjetë, ku ju dhëmb e ku ju djeg! Mos bëfshi hajër mos bëfshi.

Arben Pëllumbi qan në heshtje. Ai përpiqet të jetë intim të mos e shohin tek mendon vetëndëshkimin. Kosta i Gramozit dhe Linditës flet me vete dhe një ku ku ku ku e dhembshur pushton mesin e sillës. Ditmari nuk di në duhet të gëzohet apo mërzitet ndërkohë sa ta gjejë ul kokën poshtë veshëve dhe pret ndonjë mëshirë.

Babo hodhi sytë mbi salle. Gjysma u zvogëlua sa një grusht. Mori frymë thellë, heshti pakëz e lëshoi anatemën. Ti ,ti, ti atje, ai poshtë, me ty e kam hajt sikter nga qeveria. Nuk donin ta besonin. Nuk e ka me mua jo thonin e ka me ty. Xhemal Qefalia i thoshte Nasipit më zë të shuar “për nur të Allahut i piu e zeza”! Pastaj ty, ty, ty aty nën karrige, ty në fund do ju marr në kabinet. Nuk u besoi syve u ngrit gjithë salla. Secili thoshte e ka me mua, e ka me mua.

Eduart Shalsi përgëzonte veten! Sa mirë që i preva flokët deri në rrëzë së paku për keq nuk i bie kujt në sy. Nuk do me njohin.

Veziri i madh Tao hedh shikimin lart e poshtë e duket sikur thotë ç’t’i bej Babos se e ka zemrën bereqet pa të ishte për mua ju rrjep të gjalle se dhjete vjet e menduat që s’do bëhem kurrë dikushi?! Ku është Toni  , ku është Toni pyeti Etilda?! Askush nuk pat një përgjigje. Ishte fshehur , futur brenda foltores ku foli Babo deri në fund. Aty ndihej si në shpellën e Betlehemit dhe lutej. Në fund Babo e mbylli. Sot po e le me kaq por nëse proçkat dhe zararet tuaja bëhen kapice mos me dilni më përpara se do ja le pushtetin Lul Bashës dhe ju bën ai terbiet pastaj. I vë vulën për një dekadë. Nuk do gjeni vrime për tu fshehur. Laneter. Ulsiu qe doli si nga dheu tha ” kësaj i thonë të vdesësh e të ringjallesh, rilindesh e korrigjoi Margeriti po po rilindesh tha ai”!

Next Post
“Po të qaja unë mami dhunohej”, prezantuesja e njohur rrëfehet traumat e fëmijërisë

"Po të qaja unë mami dhunohej", prezantuesja e njohur rrëfehet traumat e fëmijërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e dhunshme e Berishës në 10 shkurt, lihen në detyrim paraqitje 7 të miturit e arrestuar

Protesta e dhunshme e Berishës në 10 shkurt, lihen në detyrim paraqitje 7 të miturit e arrestuar

February 13, 2026
 A ka moshë dashuria?

 A ka moshë dashuria?

February 13, 2026
Sinisha Karan zgjidhet president i Republikës Sërpska

Sinisha Karan zgjidhet president i Republikës Sërpska

February 13, 2026
Verifikimi i të dhënave të pronës do të bëhet edhe përmes internetit, ASHK: Akses i lehtë dhe transparencë më e madhe!

Verifikimi i të dhënave të pronës do të bëhet edhe përmes internetit, ASHK: Akses i lehtë dhe transparencë më e madhe!

February 13, 2026
“Nuk ka pasur polici në UÇK”, mbrojtja e Selimit rrëzon pretendimet e prokurorisë në Speciale

“Nuk ka pasur polici në UÇK”, mbrojtja e Selimit rrëzon pretendimet e prokurorisë në Speciale

February 13, 2026
“Përfundoi duke u puthur me Dashin”, Berisha: Ramës i anuluan ftesën në Konferencën e Mynihut

“Përfundoi duke u puthur me Dashin”, Berisha: Ramës i anuluan ftesën në Konferencën e Mynihut

February 13, 2026
Iu merrnin para qytetarëve dhe i mashtronin se do t’u blinin apartamente, në pranga çifti i agjentëve imobiliarë

“E thërriste gruan infermiere orar pa orar në punë!”, punonjësi i spitalit në Lushnjë rreh mjekun

February 13, 2026
I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Manchester për vrasje, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Manchester për vrasje, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

February 13, 2026
“Shqipëria në nivelin më të lartë të vendimmarrjes globale”, Balla ndan detaje nga takimi me Grenell në Mynih

“Shqipëria në nivelin më të lartë të vendimmarrjes globale”, Balla ndan detaje nga takimi me Grenell në Mynih

February 13, 2026
Kreu i SPAK takohet me ambasadorin gjerman: Sundimi i ligjit, kusht thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kreu i SPAK takohet me ambasadorin gjerman: Sundimi i ligjit, kusht thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In