• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Fjalimi i George W. Bush mbrëmjen e 11 shtatorit, pas sulmeve në kullat binjake

by Java News
11/09/2016 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Të martën, më 11 shtator 2001, Amerika pësoi sulmin më të rëndë në historinë e saj. Terroristët shkatërrojnë Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork, dhe dëmtojnë rëndë Pentagonin në Uashington. Mijëra u vranë në sulmin më të rëndë terrorist në histori. Në mbrëmje të asaj dite, Presidenti George W. Bush mban një fjalim drejtuar kombit.

Fjalimi i George W.Bush:

Mirëmbrëma.

Sot, qytetarët tanë të dashur, mënyra e jetesës, liria jonë u sulmua në një seri aktesh të qëllimshme terroriste. Viktimat ishin në avionë ose në zyra: sekretare, burra dhe gra biznesmenë, punëtorë ushtarakë dhe federalë, nëna dhe baballarë, miq dhe fqinjë.

Me mijëra jetë papritur morën fund nga akte djallëzore dhe të neveritshme. Pamja e aeroplanëve që përplaseshin me ndërtesat, zjarri që përhapej, ndërtesat gjigande që rrëzoheshin, na kanë mbushur me mosbesim, trishtim dhe një zemërim të panënshtruar. Këto akte vrasjesh masive kishin qëllim të frikësonin kombin tonë dhe ta çonin drejt kaosit dhe tërheqjes. Por ato dështuan. Vendi ynë është i fortë.

Njerëz të mëdhenj janë zhvendosur të mbrojnë një komb të madh. Sulmet terroriste mund të lëkundin bazat e ndërtesave tona të mëdha, por nuk mund ta prekin themelin e Amerikës. Amerika ishte shënjestra e sulmit për shkak se ne jemi feneri më i shndritshëm për liri dhe mundësi në botë. Askush s’mund ta pengojë dritën të shndrisë.

Sot, kombi ynë pa djallin, më të keqin e natyrës njerëzore, por ne iu përgjigjëm me më të mirën e Amerikës. Me guximin e punëtorëve të shpëtimit, me kujdesen e të huajve dhe fqinjëve, të cilët erdhën për të dhënë gjak dhe ndihmuan si të mundnin.

Menjëherë pas sulmit, urdhërova planet e urgjencës së qeverisë sonë. Ushtria jonë është e fuqishme dhe e përgatitur. Skuadrat e emergjencës po punojnë në Nju Jork dhe Uashington D.C. për t’i ardhur në ndihmë skuadrave vendore të shpëtimit. Prioriteti ynë është të ndihmojmë ata që janë lënduar, dhe të marrim çdo masë paraprake për të mbrojtur qytetarët tanë në shtëpi dhe në të gjithë botën nga sulme të tjera. Funksioni i qeverisë sonë do të vazhdojë pa ndërprerje. Agjencitë federale në Uashington që u boshatisën sot po rihapen për personelin kryesor sot dhe do të hapen për bizneset nesër. Institucionet tona financiare do të qëndrojnë të forta dhe ekonomia amerikane do të hapet edhe për bizneset.

Po bëhen kërkime për ata që fshihen prapa këtyre akteve djallëzore. Kam drejtuar burimet e plota të inteligjencës sonë dhe personelin e zbatimit të ligjit për të gjetur përgjegjësit dhe për t’i sjellë para drejtësisë. Nuk do të bëjmë dallime mes terroristëve që i kryen këto akte dhe atyre që i strehojnë ata.

I vlerësoj kaq shumë anëtarët e Kongresit të cilët janë bashkuar me mua duke i dënuar fuqishëm këto sulme. Në emër të popullit amerikan, i falënderoj udhëheqësit e botës të cilët kanë telefonuar për të na ngushëlluar dhe për të na ndihmuar. Amerika dhe miqtë tanë dhe aleatët janë bashkuar me gjithë ata që duan paqe dhe siguri në botë, dhe ne do të qëndrojmë së bashku për ta fituar luftën kundër terrorizmit.

Sonte, kërkoj lutjet tuaja për të gjithë ata të hidhëruarit, për fëmijët, bota e të cilëve është tronditur, për të gjithë ata të cilëve u është tronditur siguria dhe paqja.

Dhe lutem që ata të ngushëllohen nga një Fuqi më e madhe se të gjithë ne, i cili ka folur përmes epokave me Psalmin 23: “Edhe sikur të eci në luginën e hijes së vdekjes, nuk do të kem frikë, sepse Ti je me mua”.

Kjo është një ditë ku të gjithë amerikanët nga çdo fushë e jetës do të bashkohen me vendosmërinë tonë për drejtësi dhe paqe.

Amerika i ka mposhtur edhe më parë armiqtë, edhe këtë radhë kështu do të bëjmë. Askush prej nesh nuk do ta harrojë këtë ditë, por do të ecim përpara për të mbrojtur lirinë dhe gjithçka të mirë dhe të drejtë në botën tonë.

Faleminderit. Natën e mirë. Dhe Perëndia e bekoftë Amerikën./tema/a.k

Next Post
Ligji i ri për falimentin, çdo kërkesë do t’i nënshtrohet hetimit

Ligji i ri për falimentin, çdo kërkesë do t’i nënshtrohet hetimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prapaskena e shpalljes së Berishës si kryegjeneral i ferrit të Tiranës!

Prapaskena e shpalljes së Berishës si kryegjeneral i ferrit të Tiranës!

October 22, 2026
Franca nxjerr njësitë elitare në rrugë

Franca nxjerr njësitë elitare në rrugë

October 22, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Përse Berisha e mori lehtësisht kontrollin mbi protestën

October 22, 2026
“Skena të turpshme”- Deputeti i PS për ngjarjet sot në Kuvend: Opozita s’ka argumente! Dhuna në Parlament, pasqyrë e asaj që ndodh në rrugë!

“Skena të turpshme”- Deputeti i PS për ngjarjet sot në Kuvend: Opozita s’ka argumente! Dhuna në Parlament, pasqyrë e asaj që ndodh në rrugë!

October 22, 2026
Kuvendi miratoi Ligjin për të Drejtën e Autorit, ministri Gonxhja: Më shumë zgjedhje për të gjithë autorët, ja përfitimet! (VIDEO)

Kuvendi miratoi Ligjin për të Drejtën e Autorit, ministri Gonxhja: Më shumë zgjedhje për të gjithë autorët, ja përfitimet! (VIDEO)

October 22, 2026
Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre para Kryeministrisë, Policia u bën apel: Largoni fëmijët nga rruga dhe ndaloni veprimet e dhunshme!

Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre para Kryeministrisë, Policia u bën apel: Largoni fëmijët nga rruga dhe ndaloni veprimet e dhunshme!

October 22, 2026
Aleks Nikës nuk i thyen këmbën

Ujku me 50 dele

October 22, 2026
Gjykata vendos afat ndaj Trump: Të dëshmojë në padinë e tij kundër BBC-së deri më 11 dhjetor

Gjykata vendos afat ndaj Trump: Të dëshmojë në padinë e tij kundër BBC-së deri më 11 dhjetor

October 22, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Irani po përpiqet të rrisë çmimin e naftës para zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

October 22, 2026
Shangai, zhvillohet Nata Ndërkombëtare e Arteve Audiovizuale 2026

Shangai, zhvillohet Nata Ndërkombëtare e Arteve Audiovizuale 2026

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In