• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fitorja e thellë e PS, reagon Veliaj: Falenderim special për Tiranën time të dashur; Krenar që jam pjesë e transformimit

by A R
15/05/2025 11:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka falenderuar të gjithë ata që votëbesuan më 11 maj Partinë Socialiste për një mandat të katërt qeverisës. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thekson se shqiptarët dinë të vlerësojnë ndryshimin, punën, zhvillimin dhe e dinë fare mirë që ka vetëm një forcë në këtë vend që mund ta çojë Shqipërinë përpara drejt Europës që kemi ëndërruar: Partia Socialiste e drejtuar nga Edi Rama dhe ekipi i tij.

Veliaj shprehet se ndihet krenar që është pjesë e këtij projekti që ka transformuar Shqipërinë. “Jam krenar që kam dhënë një kontribut, sado modest, në këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm që qytetarët e mbështetën masivisht në 11 maj me votën e tyre”,nënvizon Veliaj.

Postimi i plotë:

Miqtë e mi,

Nuk di nga t’ia nis. Jam pa fjalë, krejtësisht pa fjalë, përpara kësaj vale të jashtëzakonshme mbështetjeje që fshiu çdo dyshim, çdo pretendim, çdo helm e çdo baltë që iu hodh Partisë Socialiste në këto katër vite.

Shqiptarët folën – dhe folën fort! Folën më fuqishëm se çdo herë tjetër, që prej vitit të mbrapshtë 1997, kur i treguan vendin të njëjtit personazh grotesk që guxon të rikthehet përpara shqiptarëve, edhe sot, si të ishte një “ofertë e re”.

Një gjë kam mësuar unë për shqiptarët: nuk harrojnë dhe nuk mashtrohen.

Ata nuk i besojnë më Saliut & co dhe 11 maji i vuri vulën këtij diskutimi.

Shqiptarët dinë të vlerësojnë ndryshimin, punën, zhvillimin dhe e dinë fare mirë që ka vetëm një forcë në këtë vend që mund ta çojë Shqipërinë përpara drejt Europës që kemi ëndërruar: Partia Socialiste e drejtuar nga Edi Rama dhe ekipi i tij.

Saliu & co nuk kanë vesh ta dëgjojnë zërin e popullit. Nuk kanë pasur kurrë sepse nuk e duan pushtetin për popullin. Që nga viti 2013 e deri sot, pas çdo humbjeje, kanë folur për vjedhje, për komplot, për një popull që nuk i meriton.

Por, nëse ka një gjë që na dallon ne socialistëve nga rivalët tanë është se ne dimë të dëgjojmë. Ne nuk jemi këtu për veten tonë – ne jemi këtu për të punuar, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët.

Sot, unë jam krenar që jam pjesë e këtij projekti që ka transformuar Shqipërinë. Jam krenar që kam dhënë një kontribut, sado modest, në këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm që qytetarët e mbështetën masivisht në 11 maj me votën e tyre.

Sot ndihem i përunjur përpara kësaj mbështetje masive e dua të falenderoj secilin prej jush, nga veriu në jug, nga lindja në perëndim, nga Amerika në Greqi, nga Anglia në Turqi, që i besuan Partisë Socialiste.

Por, më lejoni që falenderimin më special ta ruaj per Tiranën time të dashur. Për familjen time të dytë. Për kolegët e mi të Bashkisë Tiranë dhe për ekipin e mrekullueshëm të Partisë Socialiste në Tiranë që me punën e përkushtimin e tyre arritën një fitore të paharrueshme.

Jeni të jashtëzakonshëm. Jam krenar për të gjithë ju!

Next Post
A do të mbijetojë SPAK?

Më dramatike se humbja, është mungesa e reflektimit në PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Është e habitshme sa elastik bëhet kuptimi i ligjit, kur shkelja nuk na prek personalisht

Është e habitshme sa elastik bëhet kuptimi i ligjit, kur shkelja nuk na prek personalisht

July 26, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

49.1% e banorëve te rritur të vendit anojnë nga vlerësimi pozitiv për Ramën

July 26, 2026
Anthony Joshua fiton me vuajtje me Kristian Prengën, shqiptari e rrëzon dy herë në tapet

Anthony Joshua fiton me vuajtje me Kristian Prengën, shqiptari e rrëzon dy herë në tapet

July 26, 2026
Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, humb jetën drejtuesi i mjetit, 4 të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, humb jetën drejtuesi i mjetit, 4 të plagosur

July 26, 2026
Shtresa e mesme më e prekur nga kriza, ish-ministri i Financave: Politika duhet të krijojë kushte për rritjen e të ardhurave

Shtresa e mesme më e prekur nga kriza, ish-ministri i Financave: Politika duhet të krijojë kushte për rritjen e të ardhurave

July 26, 2026
“Dua mandatin e katërt si president”, Trump zbulon synimet për zgjedhjet e ardhshme në SHBA

“Dua mandatin e katërt si president”, Trump zbulon synimet për zgjedhjet e ardhshme në SHBA

July 25, 2026
Ministri Hoxha: Shqipëria ka avancuar me ritme të shpejta në negociatat e anëtarësimit, BE të mbajë premtimin

Ministri Hoxha: Shqipëria ka avancuar me ritme të shpejta në negociatat e anëtarësimit, BE të mbajë premtimin

July 25, 2026
Minxhozi: Emërimi i Albana Koçiut në Ministrinë e Brendshme, zgjedhje me mesazh ‘katarsisi’

Problemi nuk është komunikimi, por qeverisja

July 25, 2026
Do të lidhë Dukagjinin me Kurorën e Alpeve Shqiptare, Rama publikon pamjet: Gati kantieri i rrugës Shalë–Tropojë

Do të lidhë Dukagjinin me Kurorën e Alpeve Shqiptare, Rama publikon pamjet: Gati kantieri i rrugës Shalë–Tropojë

July 25, 2026
Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

“Jetë e dyfishtë” dhe shumë sekrete, ja cila është shenja më misterioze e horoskopit

July 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In