• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fitorja e PS në Tiranë, Veliaj letër falënderimi qytetarëve (FAKSIMILE)

by A R
09/08/2017 14:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 23 qershor, kryebashkiaku Erion Veliaj iu drejtua me një letër të personalizuar çdo familjeje në Tiranë, përmes të cilës i ftonte që më 25 qershor t’i jepnin një dorë Kryeministrit Edi Rama për një mandat të dytë qeverisës.

Rreth një muaj më pas, kur qytetarët votuan masivisht për Edi Ramën duke i dhënë PS-së një rezultat fantastik me 18 mandate në kryeqytet, Kryebashkiaku Veliaj ka zgjedhur t’i falënderojë po përmes një letre të personalizuar familjet kryeqytetase që besuan sërish për të vazhduar puna për transformimin e Tiranës.

“Qytetaria juaj dhe zgjedhja e vendosur për të ecur në rrugën e nisur më bëjnë të ndihem sa krenar, po aq edhe i përunjur. Askush më shumë se unë nuk është i vetëdijshëm se vota e 25 qershorit ishte një referendum për punën e bërë në Tiranë në dy vitet që shkuan, por edhe një verdikt për atë që duam të bëjmë në dy vitet që do të vinë”, shkruan Veliaj.

Në letër, kreu i Bashkisë bën të ditur dhe nisjen e punës për hartimin e planeve për poliqendrat e qytetit, ndërsa rendit dhe një sërë projektesh që shumë shpejt do të marrin jetë, ku sigurisht një vëmendje i është kushtuar ndërtimit të shkollave të reja dhe të këndeve çlodhëse në çdo lagje.

Veliaj thotë se rruga e hapur për qytetin përmes fuqisë së votës nuk do të ndalet dhe se punë edhe më të mira presin përpara.

Letra e plotë e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj:

Miqtë e mi,

Dua të shfrytëzoj këtë moment qetësie kur fjalimet kanë mbaruar, votimet janë mbyllur dhe vendimet janë vulosur, për t’ju falenderuar nga zemra. Në 25 qershor, më të shumtë se kurrë, ju na dhatë besimin tuaj për të vazhduar punën për transformimin e Tiranës.

Qytetaria juaj dhe zgjedhja e vendosur për të ecur në rrugën e nisur më bëjnë të ndihem sa krenar, po aq edhe i përunjur. Askush më shumë se unë nuk është i vetëdijshëm se vota e 25 qershorit ishte një referendum për punën e bërë në Tiranë në dy vitet që shkuan, por edhe një verdikt për atë që duam të bëjmë në dy vitet që do të vinë.

Tirana ka ndryshuar shumë, por ka ende shumë e shumë për të bërë. Ne kemi vijuar punën çdo ditë, edhe gjatë fushatës, edhe gjatë vapës e ditëve të pushimit, dhe do të vazhdojmë me ritme akoma më të larta në muajt e vitet që do të vinë. Sepse falë votës tuaj do të kemi mbështetjen e pandërprerë të Qeverisë dhe Edi Ramës.

Kemi filluar hartimin e planeve për poliqendrat e qytetit. Shumë shpejt do të fillojë puna për terminalin perëndimor që do të lehtësojë trafikun në atë zonë. Do të nisim po ashtu, zbatimin e projekteve për rigjallërimin e Piramidës,  Parkut të Madh të Liqenit e Kopshtit Zoologjik, duke ia rikthyer këto hapësira qytetarëve.

Këtë vit të ri shkollor e fillojmë me hapjen e tre shkollave të reja (“Betim Muço”, “Hoxha Tahsin” dhe “Ardian Klosi”) për të vijuar rindërtimin e shkollës “Kosova”, si dhe 17 shkolla të tjera të reja. Paralelisht kemi vazhduar me ritme shumë të larta ndërtimin e këndeve çlodhëse në çdo lagje kur sot numërojmë më shumë se 20 syresh.

Të gjitha këto punë janë produkt i drejtpërdrejtë i votës tuaj, që me vendosmëri ka hapur rrugën për qytetin që nuk do të ndalet.  Ndaj, të dashur miq,  më lejoni t’ju falenderoj edhe një herë për përkrahjen tuaj të pakursyer dhe për rikonfirmimin e përgjegjësisë  e privilegjit për t’ju shërbyer. Më e mira na pret përpara! Forca!”

Next Post
Juventus gati të transferojë mesfushorin e Liverpool

Juventus gati të transferojë mesfushorin e Liverpool

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse ka rëndësi rikonfirmimi i samitit të NATO-s në Tiranë?

Pse ka rëndësi rikonfirmimi i samitit të NATO-s në Tiranë?

November 7, 2026
Paratë e drogës kalonin përmes “Hawala”/ ‘Kuzhina’, ‘hipja’ dhe ‘dalja’, kodet e komunikimit mes organizatës Çopja–Çela për trafikun e kokainës

Paratë e drogës kalonin përmes “Hawala”/ ‘Kuzhina’, ‘hipja’ dhe ‘dalja’, kodet e komunikimit mes organizatës Çopja–Çela për trafikun e kokainës

November 7, 2026
Bllokuan qarkullimin gjatë protestës në Tiranë, policia vendos 10 gjoba ndaj pjesëmarrësve

Bllokuan qarkullimin gjatë protestës në Tiranë, policia vendos 10 gjoba ndaj pjesëmarrësve

November 7, 2026
Instituti i Ndërtimit dorëzon raportin për pallatin në Elbasan, konstaton rrezik shembjeje dhe kërkon ndalimin e përdorimit të godinës

Instituti i Ndërtimit dorëzon raportin për pallatin në Elbasan, konstaton rrezik shembjeje dhe kërkon ndalimin e përdorimit të godinës

November 7, 2026
Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

November 7, 2026
Ja rolet e drejtuesve që mbushën Europën me kokainë, Çela koordinonte transportin me avionë nga Bolivia në Paraguaj, Çopja nxirrte ngarkesat nga portet

Ja rolet e drejtuesve që mbushën Europën me kokainë, Çela koordinonte transportin me avionë nga Bolivia në Paraguaj, Çopja nxirrte ngarkesat nga portet

November 7, 2026
Shkulën gjithçka, përveç Ramës

Shkulën gjithçka, përveç Ramës

November 7, 2026
Misteri i vdekjes së 62-vjeçarit në Bulqizë/ Gjenden gëzhoja 600 metra larg banesës, dyshime edhe një person të tretë

Misteri i vdekjes së 62-vjeçarit në Bulqizë/ Gjenden gëzhoja 600 metra larg banesës, dyshime edhe një person të tretë

November 7, 2026
Ja pasuritë 9 milionë euro që SPAK sekuestroi ndaj organizatës kriminale Çopja-Çela, resorti “Ajman Park”, vila në Dhërmi, “Solis Farm” dhe 25 automjete

Ja pasuritë 9 milionë euro që SPAK sekuestroi ndaj organizatës kriminale Çopja-Çela, resorti “Ajman Park”, vila në Dhërmi, “Solis Farm” dhe 25 automjete

November 7, 2026
Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste pas humbjes së pushtetit, këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste pas humbjes së pushtetit, këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In