• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Fitorja e protestës

by
08/06/2015 14:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilva Tare

Në Turqi ka ndodhur ajo që shumë analistë e shpresonin dhe me sa rezultoi nga votimet e djeshme shumë turq e dëshironin. Ndëshkim autokracisë së Erdogan dhe fitore të votës së protestës ndaj politikave dhe ideve të tij për modelin e qeverisjes së vendit, që edhe pse ekonomikisht njeh rritje, vota popullore e stopoi.

Për Erdoganin, rezultati I zgjedhjeve mund të lexohet si një shuplakë e mirëfilltë (nëse ia huazon vëllait Rama këtë tërm) pas fitoreve të njëpasnjëshmë  që prej viti 1994 kur u zgjodh Kryetar I Bashkisë së Stambollit. Pyetja nëse këto zgjedhje mund të shënojnë dhe fundin e epokës Erdogan në Turqi mund të marrë përgjigje brenda 45 ditëve kur partia e tij duhet të krijojë qeverinë, ose ta cojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

A ka gjasa që zgjedhësit shqiptarë në 21 Qershor ta shohin kutinë e votimit si një moment proteste apo mbështetje ndaj maxhorancës së majtë? Apo më tej akoma si një votë proteste ndaj elitës politike në vend që edhe kur bën rifreskim në dukje, e ruan mentalitetin autokrat në thelb dhe në mënyrën si operojnë në vendimarrje?

Mendoj se po. 21 Qershori do të jetë një mundësi për të konfirmuar ose rrëzuar platforma dhe strategji, në të dyja krahët të majtë dhe të djathtë, që duket se I kanë lodhur qytetarët shqiptarë. Nëse kandidatë të pavarur si Bojaxhi do të dinë ta maksimalizojnë këtë votë proteste ndaj elitës politike, do të ishte një sinjal I qartë për zgjedhjet e 2017 se më në fund edhe klasa politike shqiptare ka mundësi të përtërihet jo përmes listave të Kryetarëve të partive, por përmes individëve që frymëzojnë dhe premtojnë shkëputje nga metodat e vjetra të të drejtuarit të vendit.

Next Post

Fshehja e pasurisë, 3 gjyqtarë dhe 1 ish-shefe Dogane në Prokurori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com