Ish-banori i “Big Brother 6”, Anaid Kaloti, ishte sot i ftuar në studion e Fun Club BB VIP për të komentuar ngjarjet më pikante të ndodhura javën fundit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Fituesi i edicionit të 6 të “Big Brother” foli në lidhje me debatin që Donaldi dhe Semi patën mbrëmjen e djeshme. Gjithçka nisi kur Meridiani e pyeti nëse ishte i lidhur dhe aktori i njohur tha “jo”.
Semi e cila është shoqja e ngushtë e Bora Zemanit nuk e priti aspak mirë këtë përgjigje. Ajo i tha se si mund të thotë ashtu, kur e puthi moderatoren e njohur para disa javësh para të gjithëve.
Nga ana tjetër Donaldi shprehet se ka thënë e do të thotë se “ka hyrë vetëm në Big Brother VIP dhe ashtu do të dalë”.
Lidhur me këtë debat, Anaid u shpreh se e ka thënë që kur ndodhi takimi i Borës dhe Donaldit që ky i fundit do harronte lojën dhe do mendonte për atë që kishte jashtë.
“Fitoren e Big Brother nuk ta jep as Bora dhe as Edi Rama. Unë që në fillim kam thënë që nuk i ka bërë mirë takimi me Borën. Kam përshtypje se një forcë të madhe Donaldit do t’i jepte i vëllai, Romeo.
Super energji, më shumë hallet e tilla i ka ndarë me të. Romeo do të ishte një shtysë e mirë, pas dy kurtheve. Kurthi i parë është Bora, e kapultoi jashtë, e nxori me mendime jashtë. E dyta është që dy banorët e rinj e kanë parë nga jashtë, e kanë parë Donaldin dhe i bënë ato pyetje”, tha ish-banori i BB.
Sipas tij, Donaldi ishte shumë i fuqishëm aty pa historinë e Borës.
“Ajo puthja e solli te kjo krisja. Atë puthje e mori shoqja e vet që e çon ku të dojë ajo. Semi nuk ka ndonjë rol në shtëpi, po mbrojtëse e dashurisë së Donaldit dhe Borës”, përfundoi Kaloti.
/a.r











