• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Fitojnë apo humbasin: Kurti dhe Vuçiq i duhen njëri-tjetrit?!

by Ben Andoni
01/03/2023 17:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ditën që Kosova e shpalli pavarësinë e saj, Beogradi gati u dogj nga njerëzit, përfaqësuesi i të cilëve tashmë është gati nënshkrimit të planit franko-gjerman të implementimit. Sot, presidenti Vuçiq qetësonte bashkëqytetarët e tij se Serbia po merr më të mirën e mundshme dhe se Serbia nuk ka lëshuar pe. Gati, në të njëjtën gjatësi vale, në Prishtinë, kryeministri Kurti është shprehur se “… unë me përgjegjësi të plotë ju them se nuk jemi duke bërë as gabime as devijime. Ata ishin plotësisht të vetëdijshëm për kushtet dhe parimet e mija dhe natyrisht që problemet më të mëdha që i kam në procesin e bisedimeve janë trashëgimia që ma kanë lënë qeveritë e mëhershme dhe unë krejt çka di e mundem e bëjë më të mirën”. Por narrativa për Asosacionin ka rënë bashkë me vijat e kuqe.

Të dy njerëzit e momentit të diplomacisë ballkanike dhe më gjerë kanë marrë frymë të qetë, pas orëve të lodhshme në dukje të Brukselit, paçka se është arritur dakordësimi i plotë dhe publikut po i shitet sikur do të kërkohet kohë për modalitete dhe gjëra shtesë. Madje, Kurti ka thënë se ishte gati për firmë, teksa faji qëndronte mbi palën serbe dhe anasjelltas, Vuçiq, ia ka përcjellë fajin kryeministrit kosovar. Të dy nuk e kanë bërë publike planin franko-gjerman, duke e vendosur peshën mbi konfidencialitetin e bisedimeve, paçka se kanë muaj që e kanë mbi tryezë, përveç orëve të fundit kur është botuar dokumenti i BE-së. Në këto javë, të dy i janë drejtuar publikut se i presin ditë të vështira dhe kanë gjetur mundësi të kundërshtojnë e akuzojnë opozitat respektive, duke u munduar të ruajnë sa më shumë kreditet e tyre, paçka devijimeve të mëdha nga parimet dhe premtimet elektorale.

A mund të merrej nga Kosova më shumë nga Serbia? Për momentin aspak për të mos thënë është marrë mjaftueshëm. Vuçiq është shprehur se ua ka lexuar njerëzve të tij hapur në parlament planin dhe kjo është më e mira e mundshme, para se t’ia behin sanksionet.  A mund të merrej nga Serbia më shumë nga Kosova? Kaq besohet se është e tepërt dhe e plotë për ta. Të paktën për momentin. Kurti është munduar të luajë deri më tani me pjesën konfidenciale të planit për të respektuar institucionet. Tashmë, të dy do u duhet që të mbajnë tandemin gjallë dhe nuk është çudi, që në margjinat e këtij viti të përfundojnë me ndonjë çmim të madh ndërkombëtar. Ish-presidenti Tadiq sot, e ka shprehur për “Danas” sensin si e sheh, opozita e sotme në Serbi, të gjithë këtë proces. Pyetur se çfarë merr Serbia nga kjo lloj marrëveshjeje, Tadiq u përgjigj se:“Fatkeqësisht nëse një marrëveshje e tillë arrin e nënshkruhet dhe zbatohet, nuk do të kemi një të ardhme donacionesh dhe problemesh të zgjidhura, por një të ardhme frustrimi kombëtar dhe rreziqesh edhe më të mëdha për shpërthime konfliktesh”. Kurse në Kosovë, veç Haradinajt që e ka mbështetur planin franko-gjerman, liderët e tjerë e refuzuan duke e akuzuar qeverinë Kurti se e ka degraduar procesin, meqenëse marrëveshja nuk e ka “njohjen në qendër”, duke iu referuar togfjalëshit aq të përdorur prej vetë Kurtit.

Duket se me marrëveshjen që tashmë pret vetëm nënshkrimin, fitoren më të madhe e ka tandemi Vuçiq- Kurti, që në ditët në vazhdimësi, nuk duhet të habitemi, që do kenë marrëdhënie shumë më të afërt, diktuar nga momentum-i historik, por edhe nga nevoja tashmë për njëri-tjetrin. (Javanews)

Next Post
Ndërron jetë shqiptari në burg/ Kërkoi dy herë t’i pezullohej dënimi për shkak të shëndetit

"Sa të dal nga burgu do t'i vras"/ Ja çfarë deklaronte nga qelia autori i masakrës në Paskuqan

Comments 1

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    Kjo o Andon, është si puna e dashnorëve të vonuar, që para se të shkojnë e të flenë e të bëjnë seks me njeri tjetrin, janë zënë e janë therur, janë sharë e grindur, kusur nuk kanë lënë pa thënë, kush je ti e kush jam unë, jo po jot ëmë, jo po yt atë, jo ju jeni kështu e ne jemi kështu, ndaç në shqipe ndaç në serbisht, dhe kur vjen punanë fund, çalltisin si dy dashnorë të jargavitur e të relaksuar nga gjumi i dashurisë…..
    Kui ishe, hiç gjëkundi, e çbëre, asgjë.
    Kohëe humbur tash e 7-8 vjet që duhej të ishim këtu ku jemi.
    Eh Albin, Albin,bëji te fala Vjosës, tëvijë e të na bëjë njëfjalim tjetërnë parlament, që ta rrahim me hislla….

    Reply

Leave a Reply to L.Xh Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Smart City në qershor”, Koçiu në Shkodër prezanton prioritetet në arsim

“Smart City në qershor”, Koçiu në Shkodër prezanton prioritetet në arsim

April 11, 2026
Tregjet botërore me sytë nga Pakistani, a do ta ulin bisedimet çmimin e naftës?

Tregjet botërore me sytë nga Pakistani, a do ta ulin bisedimet çmimin e naftës?

April 11, 2026
U arrestua në Kolumbi për vrasje, publikohet momenti kur Florind Rama bie në pranga

U arrestua në Kolumbi për vrasje, publikohet momenti kur Florind Rama bie në pranga

April 11, 2026
Skema e pensioneve/ Berisha për Ramën: Cinik, u tall me pensionistët

Skema e pensioneve/ Berisha për Ramën: Cinik, u tall me pensionistët

April 11, 2026
Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër, zbulohet biznesi i kundërligjshëm

Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër, zbulohet biznesi i kundërligjshëm

April 11, 2026
“Askush nuk ka bërë më shumë se ai për kombin shqiptar”, Berisha 1 minutë heshtje për Engel

“Askush nuk ka bërë më shumë se ai për kombin shqiptar”, Berisha 1 minutë heshtje për Engel

April 11, 2026
“Nuk tolerohet asnjë shkelje!”, Hita porosi të prera drejtuesve të DVP-ve: Punë parandaluese dhe hetime cilësore

“Nuk tolerohet asnjë shkelje!”, Hita porosi të prera drejtuesve të DVP-ve: Punë parandaluese dhe hetime cilësore

April 11, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 12 prill 2026

April 11, 2026
“Lëvize makinën”, si nisi sherri mes dy kunetërve. Detaje nga vrasja në Fushë-Krujë

“Lëvize makinën”, si nisi sherri mes dy kunetërve. Detaje nga vrasja në Fushë-Krujë

April 11, 2026
Akuzat për shpërdorim detyre, SPAK pushon çështjen ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri

Akuzat për shpërdorim detyre, SPAK pushon çështjen ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In