Fitim Zekthi është kandidat në listën e PD në qytetin e Elbasanit. Ai ka reaguar sot pas deklaratave të Majlinda Bregut e cila u la jashtë listave nga kryetari Basha, si dhe të Këshilltarit të Presidentit Bujar Nishani, Gjergj Lezhja. Ky i fundit ka shkruar lidhur me situatën politike në vend ku thekson se Basha është një ministër i mirë por si lider thotë se “po t’i heqësh rripin e pantallonave, ato do t’i bien në fund të këmbëve”.
Ne nje status ne rrjetet sociale, Zekthi sqaron situaten qe ka kaluar edhe me familjen, pasi mesoi se Basha kishte vendosur qe ai te ishte kandidat ne kete qark.
“As i kam kerkuar te jem kandidat dhe as i kam derguar miq tia thone perkundrazi i kam qendruar shume larg kesaj ideje. Te premten kur me thirri dhe me tha qe do te kandidosh, pa qejf, i papegatitur ne cdo kuptim, pranova. Pata sherr ne familje sepse nuk donin kete perfshirje. Z Basha me tha drejperdrejt qe i njoh idete e tua dhe dua te jesh. Me tha kur te kemi dallime le ti kemi, mbro idete tuaja, dhe kjo eshte ajo qe duam. Nuk kam qene kurre nje koketundes dhe zonja Bregu ben shume gabim qe flet me keto etiketime. Une nuk do ta thoja per te, ndonese mund te kem arsye. Kam qene i djathte dhe demokrat (shume me heret se znj Bregu) qe kur isha student ne vitet 1993-1997(madje ne ate kohe kam patur teser, tani nuk jam anetar). Nuk i jam servilosur askujt dhe eshte e turpshme qe inatet i shtyjne zemeraket te flasin me kete gjuhe”, shkruan Zekthi.
Statusi i plotë i Fitim Zekthit:
Te merresh me politike ka edhe kufizimet, ngarkesat por sidomos fjalet pa fund qe duhet te degjosh dhe durosh. Me problematikja eshte se duhet tu pergjigjesh, pra duhet te hysh ne nje shkembim me se paku te sikletshem pasi do te duhet ti pergjigjesh arsyetimeve vulgare.
Shpresoj ta bej shume rralle dhe ndoshta ky te jete nder te rrallet. Ka nje inat, zemerate por edhe sharje apo fyerje ndaj listes se kandidateve te PD, mes te cileve jam edhe une, nga nje pjese ish zyrtaresh te larte demokrate por edhe njerezish ne media qe jane sjelle gjithnje si afer PD dhe qe me afer fare kane qene ndaj ish zyrtareve te larte qe nuk jane ne lista.
Duke qene inat, zemerate, sharje do te thote se kemi te bejme me emocion pra me me irracionalitet. Po thone, dhe me duhet te permend emra (Majlinda Bregu) se kjo eshte nje liste e koketundesve, e atyre qe lidhjet me PD-ne i kane vetem te dites dhe vetem per perfitime.
Po thone gjithashtu (Gjergj Lezhnja) se Basha ka bere nje liste qe i heq rripin e pantallonave PD-se, nje liste servilesh. Po thone se kemi te bejme me nje liste soroiste-ciliste apo me nje liste qe nuk ka te beje fare me te djathten. Une personalisht nuk i jam afruar asnje dite PD-se kur ajo ishte ne pushtet 8 vite nga 2005 ne 2013.
Nga 1998 deri ne 3 korrik te 2005, kur ishte ne opozite, une kam qene cdo dite para selise se saj( por edhe ne rreth 3000 mitingje proteste te sajat) si nje mbeshtetes i thjeshte por edhe si nje gazetar qe idete e djathta, konservatore i quan te vetmet qe mund te bejne nje shoqeri apo nje vend te kete paqe dhe te jete i drejte.
Gjate 10 viteve qe Lulzim Basha ka qene minister apo kryetar bashkie nuk e kam takuar kurre, nuk kam folur kurre ne tel me te, as nuk me njihte ndoshta. Lulzim Bashen e kam takuar para nje viti dhe me thene te drejten zhvillova nje bisede mbi te idete e djathta, mbi demet e komunizmit, mbi sfidat e vendit dhe te politikes qe nuk e kisha bere ndoshta me asnje politikan ne Shqiperi. Kam takuar nga 1998, qe kur nisa te punoj si gazetar, dhjetera politikane, ka patur mes tyre shume te vecante dhe shume te ditur por nje njeri aq afer te djathtes ne nje bisede nuk e kisha pare.
As i kam kerkuar te jem kandidat dhe as i kam derguar miq tia thone perkundrazi i kam qendruar shume larg kesaj ideje. Te premten kur me thirri dhe me tha qe do te kandidosh, pa qejf, i papegatitur ne cdo kuptim, pranova. Pata sherr ne familje sepse nuk donin kete perfshirje. Z Basha me tha drejperdrejt qe i njoh idete e tua dhe dua te jesh. Me tha kur te kemi dallime le ti kemi, mbro idete tuaja, dhe kjo eshte ajo qe duam. Nuk kam qene kurre nje koketundes dhe zonja Bregu ben shume gabim qe flet me keto etiketime. Une nuk do ta thoja per te, ndonese mund te kem arsye. Kam qene i djathte dhe demokrat (shume me heret se znj Bregu) qe kur isha student ne vitet 1993-1997(madje ne ate kohe kam patur teser, tani nuk jam anetar). Nuk i jam servilosur askujt dhe eshte e turpshme qe inatet i shtyjne zemeraket te flasin me kete gjuhe. Lista Basha mund te kete probleme. Ai vete ndoshta do donte nje liste me te mire. Eshte nje liste qe nuk ka asnje sigurims dhe kjo eshte nje gje e madhe, eshte nje liste ndryshimi, eshte nje liste qe ka arsye te mbeshtetet por me e rendesishmja duhet te mbeshtetet ideja se keshtu nuk mund te vazhdohet. Nuk ka me asnje kuptim dhe eshte e padurueshme cmenduria ku politikanet kane miliona euro dhe njerezit nuk blejne buke, nuk ka kuptim qe zgjedhjet jane gare kush blen vota, nuk ka kuptim qe lloj lloj teveqeli dhe maskarai drejton jeten e perditshme te njerezve duke i masakruar ne zyra, shkolla publike te shkaterruara apo spitale te mjera. Nuk mund te vazhdoje me kjo gjendje ku gjithcka eshte politike, qe nga emerimi i nje infermieri deri tek fjalimi i nje deputeti, qe nga perdorimi i opsionit like deri te futja apo manipulimi i kalamajve apo 15-16 vjecareve ne politike. ka qshume llahtari sa askush nuk i ndryshon dot direkt por lista Basha mund te jete nje shenje, nje ngacmim, nje shtyse drejt nje ndryshimi. Ky cikel i tmerrshem duhet te mbyllet. Vetem per kaq jam ne liste dhe jo per ti sherbyer apo servilosur ndonjerit, as per tu blere dhe pasuruar. Megjithate le te vazhdoje berihaja e sherrit te te merziturve se tregon qe e kane personale dhe aspak parimore. Ps: sa per listen Cili ata qe me njohin e dine qe idete e mia per politiken, njeriun, boten e cfare do qe te doni jane dy bote pa fund te largeta ndonese une nuk mohoj vleresimin qe me lejon te shkruaj te mapo ate qe dua megjithese ai mban ane tjeter. Vec kesaj ne nje kohe te veshtire dhe mungese merite kudo kur njerez me te zote se une nuk kane pune njrrez me te afte se une jane ne rruge une i jam falenderues. Kaq por lista Cili eshte gjetje qesharake.
ma.me