• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Fiskalizimi/ Shtyrje pa penalitete për bizneset e vogla, penalizohen të mëdhenjtë. Kontabilistët: Financat të zgjidhin problemet

by Java News
22/12/2021 08:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për shkak të numrit të ulët të biznesit të vogël të pafiskalizuar Ministria e Financave dhe Ekonomisë është duke shqyrtuar mundësinë për shtyrjen e afatit të mosvendosjes të gjobave vetëm për biznesin e vogël.

Sipas të dhënave të Tatimeve, deri më 14 dhjetor janë fiskalizuar 60,000 subjekte, 50% e totalit që kanë detyrimin të fiskalizohen.

Kontabilisti Sotiraq Dhamo pohon për Monitor se nëse do të miratohet vendimi vetëm për shtyrjen e mosvendosjes të gjobave të biznesit të vogël do të penalizohet kategoria e biznesit të madh. Dhamo nënvizon se nëse do të merrej kjo masë do të ishte e padrejtë, pasi sipërmarrjet e mëdha do të penalizohen për problematika që nuk varen prej tyre.

“Për zbatimin e procesit të fiskalizimit ende ka shumë problematika që nuk janë zgjidhur. Kjo barrë nuk mund t’i lihet biznesit të madh, pasi zgjidhja e problemeve nuk varet prej tyre që ata të penalizohen. Shqetësuese për biznesin e madh nuk është mosregjistrimi për fiskalizmin, pasi shumica e biznesit të madh është fiskalizuar, por mosfunksionimi i sistemit, rritja e numrit të faturave të dubluara etj”.

Deri më 14 dhjetor kanë aplikuar dhe janë pajisur me certifikatë elektronike në të gjithë vendin 89,000 subjekte. Te fiskalizuar dhe që lëshojnë fatura të fiskalizuara rezultojnë 42% e bizneseve të vogla në vend. Të pajisur me certifikatë elektronike janë 71% e biznesit të vogël. Brenda 2021 fiskalizimi mbyllet i plotë për biznesin e madh. Sipas tatimeve nga totali i 25,392 bizneseve të mëdha aktive janë fiskalizuar 86% e tyre. Kanë mbetur të pafiskalizuar 3,300 subjekte.

Kontabilisti Dhamo thotë se masa e duhur do të ishte që afati i shtyrjes duhet të jetë i njëjtë me atë të zgjidhjes të këtyre problemeve. “Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe administrata tatimore fillimisht duhet të përcaktojnë se sa kohë i duhet për të zgjidhur problematikat e evidentuara nga kontabilistët dhe më pas të marrin vendimin se sa do të shtyhet procesit. Për të funksionuar procesi duhet të zgjidhen problemet teknike dhe ligjore. Për këtë duhet të përcaktohet se sa do të jetë afati i zgjidhjes së tyre. Sa kohë duhet të përfundojnë kërkesat e aplikimit. Nga eksperienca mendoj se duhet të paktën 6 muaj që këto probleme të zgjidhen”, citon z. Dhamo.

Procesi i fiskalizimit nisi më 1 janar 2021 fillimisht me bizneset e mëdha që kryejnë transaksione pa para në dorë me entet publike. Nga 1 korriku nisi faza për transaksionet pa para në dorë mes bizneseve. Në ditët e parë të fazës II biznese hasi probleme me bllokimin e portalit SelfCare për shkak të mbingarkesës. Në këtë fazë pritej të fiskalizoheshin rreth 31 mijë subjekte. Faza III e procesit nisi nga 1 shtatori me përfshirjen e bizneseve të vogla, numri i të cilave është fiskalizuar mbetet i ulët.

Pak ditë më parë edhe Dhoma Amerikane e Tregtisë, në një takim me drejtorin e tatimeve Ceno Klosi kërkoi shtyrje të gjobave për fiskalizimin.

Dhoma ka kërkuar dhe shtyrjen e periudhës tranzitore që lejon deklarimin manual në e-filing të librit të shitjeve dhe blerjeve. /Monitor

g.kosovari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

November 24, 2026
Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

November 24, 2026
Vance hedh poshtë zërat se SHBA u tërhoq: Administrata e Trump është optimiste për negociatat për paqe në Ukrainë

Zv/presidenti amerikan JD Vance nën hetim, dyshohet se favorizoi donatorin politik në dhënien e një kontrate për naftën venezueliane!

November 24, 2026
“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

November 24, 2026
Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

November 24, 2026
Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

November 24, 2026
Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

November 24, 2026
Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

November 24, 2026
Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

November 24, 2026
Panik në ajër, avioni me shqiptarë në bord pëson defekt gjatë fluturimit për në Tiranë! Kthehet me urgjencë në Londër, rrëfimi i pasagjerit

Lufta hibride? Kaos në qiellin britanik, bllokohen lokalizuesit për 140 avionë pasagjerësh në një ditë!

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In