• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Firma e Bashkisë së Tiranës shkon në qeli, avokati: ‘Detyrimi me paraqitje’ ndaj Veliajt do të ishte më i përshtatshëm për qytetarët!

by A. Q
01/09/2026 17:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pa kryetar në zyrë, por me kryetar në detyrë.

Kjo është situata në Bashkinë e Tiranës me Erion Veliajn, pasi ligji i njeh të drejtën të udhëheq pushtetin lokal nga qelia edhe pa deleguar kompetencat.

Largimi i Anuela Ristanit nga karrigia e kryetarit të komanduar sjell nevojën e përhershme për firmën e Erion Veliajt, por mungesa e lirisë së tij pritet të sjell vonesa në vendime.

“Një veprim I cili ishte i pritshëm dhe madje i vonuar në gjykimin tim, në momentin që Gjykata Kushtetuese e riktheu në detyrë. Qoftë edhe në ambientet e paraburgimit mund ta ushtrojë detyrën, sigurisht që ka mungesa për shkak të pjesës së komunikimit, por ligjërisht kjo nuk e bën të pamundur. Erion Veliaj mund të nënshkruajë të gjitha aktet të cilat do të përcillen nga sekretari i përgjithshëm apo drejtori juridik në ambientet e paraburgimit”, tha avokati, Arbër Hoxha për “Top Channel”.

“Fakti që Erion Veliaj sot si kryetar bashkie nuk ka autorizuar asnjë nga nënkryetarët do të thotë nga ana administrative që çdo akt i nxjerr nga Bashkia e Tiranës duhet të shkojë patjetër në paraburgimin e Durrësit për t’u firmosur dhe pastaj të protokollohet në bashki. Këta drejtorët mund të raportojnë te nënkryetarët sipas strukturës së bashkisë, por nënkryetarët nuk mund ta përfaqësojnë institucionin me palë të treta”, u shpreh avokati tjetër, Indrit Sefa.

Ngërçi institucional është i dukshëm pa praninë e kryetarit të bashkisë për të ndjekur mbarëvajtjen e punëve të kryeqytetit. Por Kushtetuta dhe ligji i vetëqeverisjes vendore nuk bëhet penguese për mbajtjen e detyrës në këto kushte, me kryetarin e zgjedhur me votë në qeli dhe me shfuqizimin e kryetares së komanduar.

“Sot ne kemi një Bashki që nuk ushtron një aktivitet normal. Neni 64 I ligjit për vetëqeverisjen vendore është i qartë që të gjitha veprimtaritë administrative të Bashkisë së Tiranës i kryen kryetari i Bashkisë përveç atyre kompetencave të këshillit bashkiak. Deri dje ka qene zonja Ristani e cila ka përfaqësuar institucionin e kryetarit të bashkisë, sot me heqjen e delegimit i takon që Veliaj të jetë në mbledhjet e këshillit bashkiak”, tha Sefa.

“Qytetarët e Tiranës nuk kanë votuar Ristanin por Veliajn, si i tillë ai përgjigjet pozitivisht apo negativisht për veprimet apo mosveprimet. Sigurisht që një masë e ndryshme nga ajo e arrestit me burg në detyrim paraqitje do të ishte më e përshtatshme për sa kohë hetimet kanë përfunduar dhe nuk mund të dëmtohen edhe provat. Megjithatë ka vend për tu rikuperuar sepse duhet shprehur edhe Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut”, u shpreh avokati Hoxha.

Kjo është zgjidhja që japin juristët me firmën nga paraburgimi, por qytetarët kërkojnë të mos përballen më me kaosin e krijuar në Bashkinë e Tiranës prej mungesës fizike të kryetarit.

Next Post
Starmer reagon pas protestave masive: Britania nuk ua dorëzon flamurin atyre që e përdorin si simbol të dhunës e përçarjes

Tronditen laburistët në Angli, ish-kryeministri Keir Starmer jep dorëheqjen edhe si deputet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën”: Të përfshihen socialistë dhe protestues…

October 22, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Rama dorëheqje? Klosi iu përgjigjet prerë protestuesve: Nuk është kërkesë që negociohet!

October 22, 2026
Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

October 22, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Aleanca e dy ekstremeve për rrëzimin e qeverisë”/ Meçe: Qori financohet nga e majta ekstremiste, Berisha pjesë e lëvizjes

October 22, 2026
Tragjedi në sport, 17-vjeçarja humb jetën pasi u godit në kokë gjatë ndeshjes

Tragjedi në sport, 17-vjeçarja humb jetën pasi u godit në kokë gjatë ndeshjes

October 22, 2026
Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

Haxhiu: Ja pse Shqipëria duhet të shkojë në zgjedhje…, por Rama të mos japë dorëheqjen!

October 22, 2026
Transferat qindra miliona dollarëshe të Kushner, përgjimi që ngriti dyshimet për marrëveshje sekrete me vendet e Gjirit

Transferat qindra miliona dollarëshe të Kushner, përgjimi që ngriti dyshimet për marrëveshje sekrete me vendet e Gjirit

October 22, 2026
Pse nuk u zhduk gjithçka pas Big Bengut? Eksperimenti i ri mund të ndihmojë në zgjidhjen e misterit

Pse nuk u zhduk gjithçka pas Big Bengut? Eksperimenti i ri mund të ndihmojë në zgjidhjen e misterit

October 22, 2026
Integrimi / Kuvendi kalon ligjet për sigurinë e pagesave dhe luftën kundër pastrimit të parave, Malaj: Reformat ekonomike nuk ndalen

Integrimi / Kuvendi kalon ligjet për sigurinë e pagesave dhe luftën kundër pastrimit të parave, Malaj: Reformat ekonomike nuk ndalen

October 22, 2026
Rregulla të reja për makinat e vjetra, çregjistrim me certifikatë shkatërrimi dhe dorëzim pa kosto për qytetarët

Rregulla të reja për makinat e vjetra, çregjistrim me certifikatë shkatërrimi dhe dorëzim pa kosto për qytetarët

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In