• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Firma 400-milionëshe e Blushit dhe shpërblimi i munguar

by Aalison Pearse Stevens
30/09/2016 12:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ben Blushit nuk iu deshën pak, por plot tri ditë për të reaguar mbi të kaluarën e vet me biznesin e plehrave në Shqipëri. U desh të botoheshin dokumente zyrtare me firmën e Ben Blushit që vërtetonin se ishte pikërisht ai nismëtari i importit të plehrave në vendin tonë, 12 vjet më parë ku bashkë me Fatos Nanon planifikonin të merrnin plehrat e Italisë për t’i djegur në Shqipëri. U desh që rrjetet sociale të mbusheshin me fotot e kazaneve të plehrave me emrin e Blushit, që ai të merrte seriozisht mesazhin e qytetarëve se përtej politikës së ditës, njerëz si Blushi duhet të përgjigjen edhe për të kaluarën e tyre. Përgjigja e Blushit, ndonëse me vonesë, ishte e pritshme. Përgjigja ishte justifikimi që “s’u ngritën furrat e djegies së plehrave”. U përgjigj përballë Rudina Xhungës në emisionin e saj ku ndërsa kompleksohej e sikletosej nga pyetja, iu përvesh edhe gazetares duke i thënë “për këtë më ke ftuar?”.

Tha se pas nënshkrimit të koncensionit që lejonte Bechettin të digjte plehrat italiane në Shqipëri, kishte patur debate në qeveri. Pasi Blushi e kishte firmosur, të tjerë kishin menduar ndryshe. Pra, nuk ishte Blushi kundër, por të tjerë brenda qeverisë.

Blushi firmosi pa ju dridhur dora, që do të thotë se të ishte për të, furrat e djegies së mbetjeve sot do kishin nxirë qiellin tonë. Sot, teksa del nga PS me skemen e ngritjes së një partie të re, ai vetëm sa zhytet përfundimisht vetë kur thotë se “duhen pastruar partitë që të pastrohen kazanët”. Ne fakt ikja e tij nga PS veçsa pastron këtë parti, e cila kishte brenda Blushin që 12 vjet më parë firmosi të digjeshin plehërat e Italisë në Shqipëri. Me Bechettin në krah, Blushi donte të mbyste Shqipërinë. Sot, ai del si partizan kundër një ligji që nuk e bën krimin që ai bëri kur firmosi.

Dallimi është i qartë, hipokrizia po ashtu. Nuk është Blushi anti-plehra, por është Blushi që para 12 vjetësh donte të digjte plehra në Shqipëri, e sot është kundër riciklimit të matërialeve lëndë e parë.

Para 12 vitesh ishte Blushi pushtetar, për të cilin bashkëpunetorë të afërt  në Ministrinë e Çështjeve Vendore thonë se tërheqja e Blushit erdhi si rezultat i një pazari të prishur. Pasi Blushi kishte hedhur firmën, italiani nuk kishte mbajtur fjalën e dhënë për “kontratën nën tavolinë” me Blushin Blushit.

Sigurisht këto jane aludime, të cilat vështirë se mund të provohen sot, 12 vjet më pas. Por ajo që sot dihet me siguri është se italiani Bechetti po shfrytëzon pikërisht firmën e Ben Blushit për t’i kërkuar shtetit shqiptar mbi 400 milionë euro dëmshpërblim. Imagjino o Blush sa njerez do kishin dalë nga varfëria, sa shkolla e spitale, sa pensione e rroga do ishin rritur sikur ti të mos kishe hedhur në letër atë firmë të shkretë.

Sot, jemi në ditë të tjera, ku nuk bëhet fjalë për djegie apo groposje plehrash që vijnë nga BE-ja, por për importin e disa lëndë të para, materialeve të riciklueshme që do kontrollohen në 3 pika doganore, që nuk ndikojnë negativisht në mjedis, përkundrazi.

Sot jemi në ditët kur ata që ishin  në 2011 kundër ligjit që sillte e digjet plehra, janë PRO importimit të disa materialeve të riciklueshme që nxisin punësimin dhe ekonominë. I fundit ishte ish-presidenti Moisiu. Një ithtar kundër ligjit të importit të plehrave, i cili sot është pro ligjit të ri.

I vetmi që ka firmosur për djegie plehrash, groposjen e tyre është Blushi, që akoma sot, duke pretenduar që shqiptarët kanë harruar, hiqet si partizan kundër ligjit të parë.

Lexo.al

Next Post
Videolajm/ Shikoni si shembet objekti tre-katësh në Lushnje nga IKMT

Videolajm/ Shikoni si shembet objekti tre-katësh në Lushnje nga IKMT

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Premierë”, Minxhozi: Rama, i pari politikan i nivelit të lartë që nuk e ka ndërruar fjalimin në Athinë

Pelegrinazhi amerikan i Berishës i duhet vetëm Berishës

September 8, 2026
Kurti e di vendimin e Hagës ndaj Thaçit? Kryeministri në detyrë: Deputetët e VV nesër në sallë

Kurti e di vendimin e Hagës ndaj Thaçit? Kryeministri në detyrë: Deputetët e VV nesër në sallë

September 8, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Gjaku blu i magjistratëve dhe çirakët e Republikës

September 8, 2026
Me kokainë, kanabis dhe municione në makinë, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Me kokainë, kanabis dhe municione në makinë, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

September 8, 2026
A do t’i ndalohet rruga në BE? Costa dhe Von der Leyen: Të shokuar nga Serbia me funeralin e Mlladiç

A do t’i ndalohet rruga në BE? Costa dhe Von der Leyen: Të shokuar nga Serbia me funeralin e Mlladiç

September 8, 2026
Vetëm 9 studentë shqiptarë në Shkollën e Policisë në Shkup, opozita shqiptare akuzon qeverinë për diskriminim

Shqiptarët e deshën më shumë pavarësinë e Maqedonisë!

September 8, 2026
Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

Begaj mesazh politikës: Rrugëtimi evropian, projekt kombëtar! Proces që kërkon bashkëpunim nga të gjithë

September 8, 2026
Eksporton 222 mln euro produkte! Rama zbulon shifrat që po ndryshojnë sektorin e teknologjisë

Eksporton 222 mln euro produkte! Rama zbulon shifrat që po ndryshojnë sektorin e teknologjisë

September 8, 2026
Për median GJKKO ka rregulla, por jo përgjigje

Për median GJKKO ka rregulla, por jo përgjigje

September 8, 2026
1,500 të rinj zgjedhin Vodafone për të nisur karrierën e tyre! “Graduate Programme”, një sukses i investimit në talentin e ri në Shqipëri

1,500 të rinj zgjedhin Vodafone për të nisur karrierën e tyre! “Graduate Programme”, një sukses i investimit në talentin e ri në Shqipëri

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com