• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Fiqiri Muça mori kredi për Nazimen, e veja: Ajo na shkatërroi jetën, Presidenti gaboi

by Java News
26/03/2016 09:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Familjarët e Fiqiri Muçës, personit të vrarë nga Nazime Visha, janë irrituar nga dekreti i Presidentit Bujar Nishani për faljen e pjesës së mbetur të dënimit për Nazime Vishën. Mynyre Muça, bashkëshortja e viktimës, i intervistuar nga Panorama, e ka cilësuar një vendim të padrejtë faljen e vrasësit të bashkëshortit të saj, babait të pesë fëmijëve.

“Presidenti s’kishte arsye pse të falte Nazimen. Ligji është ligj. Nuk jemi thirrur në asnjë seancë. Ky është një shtet kriminel, hajdutësh dhe jo një shtet ku mund të gjesh e të marrësh drejtësi”, tha Mynyrja.

Presidenti Bujar Nishani vendosi të falë dënimin e mbetur të Nazime Vishës. Si e pritët këtë lajm?

Nuk i kemi pritur mirë zhvillimet e fundit dhe trajtimit që iu bë në përgjithësi kësaj ngjarjeje. Sigurisht, jemi shumë të irrituar me vendimin e presidentit. Presidenti s’kishte arsye pse të falte Nazimen. Ligji është ligj. Ky është një shtet kriminel, hajdutësh dhe jo një shtet ku mund të gjesh e të marrësh drejtësi. Presidentit apo të gjithëve atyre që dalin lart e poshtë për të kërkuar të falet Nazime Visha, minimalja që duhej të kishin bërë ishte të vinin të merrnin edhe mendimin e palës së dëmtuar.

Po nëse do t’ju kishin pyetur, cila do të ishte përgjigjja juaj?

Unë jam grua dhe nuk do ta fal Nazimen kurrë. Nazimja më shkatërroi familjen, ajo nuk vrau vetëm Fiqiriun, por të gjithë familjen. Nuk do ta fal kurrë. Ne jemi dëmtuar shumë nga kjo ngjarje, pasi pas vdekjes së bashkëshortit (Fiqiriut), jemi shkatërruar totalisht si familje. Burri ishte i vetmi që sillte para në shtëpi për t’u ushqyer dhe pas vdekjes së tij jemi katandisur në mëshirë të fatit. Por jeta jonë nuk i bën përshtypje askujt. Nuk vijnë të shikojnë këtë grua të ve me pesë fëmijë të vegjël se çfarë problemesh kanë, kanë bukë për të ngrënë apo rroba për t’u veshur, por merren me Nazimen. T’u vijë turp të gjithëve, e shkelën me këmbë drejtësinë.

Me familjen e Nazime Vishës keni pasur miqësi. Ka ardhur ndonjëri prej tyre pas ngjarjes për të diskutuar, apo kërkuar edhe falje?

Personat e vetëm që na vizitojnë në këtë fshat të largët (Kullë) janë gazetarët, të cilët kërkojnë informacion për ngjarjen. Nuk ka ardhur asnjë nga të afërmit e saj të kërkojnë falje. Edhe të kishin ardhur, nuk do t’i falnim. Asnjë zyrtar nuk ka ardhur të shikojë nëse kemi nevojë për ndihmë. Është një familje e tërë që ka mbetur mes katër rrugëve dhe pa asnjë orientim. Fiqiriu vdiq nga plumbat, ndërsa ne do të vdesim nga skamja. Burri na la një mal me halle, ku ndër të tjera edhe një kredi që kishte marrë për të blerë dhurata për dashnoren.

Për çfarë kredie bëhet fjalë, sa është shuma?

Fiqiriu, pa dijeninë time, kishte marrë një kredi në një bankë, rreth 1 milion e gjysmë lekë, për t’i blerë dhurata Nazimes. Tani banka m’i kërkon lekët mua. Vijnë sjellin njoftime në shtëpi, duan lekët. Unë nuk kam asnjë mundësi për ta mbyllur këtë kredi, por edhe të kisha pasur mundësi, nuk do ta mbyllja sepse nuk kam qenë në dijeni të kredisë që kishte marrë Fiqiriu.

Panorama

Next Post

Ndryshon ora, prej të dielës 60 minuta para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In