Fiorentina ka arritur të mposhtë liderin e Series A, Juventusin për të ngjallur garën në krye të tabelës.
Vjollcët fituan me rezultat 2 me 1 në javën e 20-të në Itali. Kaliniq dhe Badelj shënuan golat për vendasit, ndërsa Gonzalo Higuain shënoi të vetmin për mysafirët.
Në tabelë Juve vazhdon të prijë me 45 pikë të tubuara. Në pozitën e dytë është Roma që ka një më pak por me një ndeshje më shumë të zhvilluar. Napoli si i treti ka 41 pikë, citohet Express. (b.an)










