• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fino sulmon Blushin: Nuk mund të përdorësh statutin si “kal troje”

by Aalison Pearse Stevens
20/02/2016 19:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti dhe njëkohësisht ish-kryeminsitri socialist Bashkim Fino, ishte i pranishëm në aktivitetin e Partisë Socialiste në kuadër të anëtarësimeve të reja. Gjatë fjalimit të mbajtur, Fino vlerësoi arritjet e deritanishme të qeverisë së majtë, dhe nuk nguroi t’i përgjigjet akuzave të Ben Blushit ndaj lidershipit aktual.

Fino tha se partia tashmë ëhstë në riorganizim, nga strukturat e bazë deri në qendër, dhe kjo sipas tij nuk mund të bëhej para implementimit të reformës territoriale.

Fino tha se statuti me të vërtetë është shkelur, por se atij do t’i bëhen ndryshimet e duhura që do votohen më pas në kongres, bindshëm, sipas tij.

“Në PS zgjedhjet nuk fillojnë nga lart- poshtë, por nga poshtë-lart, nga organizata deri te kryetari, pyes mikun Blushin, e çmoj jashtëzakonisht shumë, pse nuk janë të shqetësuar këta shokë për zgjedhjet në PS por vetëm për kryetarin?  Është organizata ajo që është forca kryesore e partisë. Nuk është një kryetar partie kushdoqoftë ai, mos vallë këta janë qëllime personale? Dhe kjo është normale, në politikë kontribuon edhe për qëllime personale por ne na duhet familja jonë e madhe e PS”- tha ai.

Fino,  si njohës i statusit ka sqaruar se ai është shkelur, por ka sqaruar se përse nuk u bënë zgjehdjet në PS.

“Në 2013 fituam zgjedhjet me atë program që na foli Rama në fushatë, ai u votua, ishte programi tonë elektoral, edhe ai që e votuam në kuvend kur votëbesuam qeverinë. Pas dy tre muajsh duhet të bënim zgjedhjet, por ishim në mbledhje kryesie dhe unë e Blushi, askush nuk e preku që ishte shkelur statuti me një muaj e ca, e lamë me koshiencë, iniciativë të lirë se kushdo që do të kuptonte që ne do riorganizionin partinë, kur morëm 1 milionë vota dhe anëtarë partie kemi 100 mijë, do ishte shte hipokrizi, që të bënim votime.

PS është parti elektorale dhe do veprojë sipas ndarjes elektorale, ndaj edhe ne nuk i bëmë në 2013 dhe ky është argument, ndaj nuk e futëm në lojë PS në 2014. Pas zgjedhjeve në bashki, mblodhëm asamblenë, e thamë tani të riorganizojmë partinë mbi 61 bashki, 61 kryetarë PS. Më thoni, në 2013-2015, asnjë nga zërat e miqve të mi nuk thanë asgjë fjalë dhe nuk u shqetësuan për zgjedhjet në PS, sepse ne ishim në një proces tjetër, tani mund të kërkosh cdo gjë dhe po ta shohësh në mënyrë hermetike si statuti e vërtetë është shkelur, por ai bën rregulla që i zbatojmë ne, dhe bashkë ne do miratojmë statusin me ndryshimet përkatëse në kongresin e ardhshëm.

Të vësh kalë troje statutin dhe pas tij të hapësh krahun e të godasësh qeverinë për cdo gjë të mirë që është krijuar, kujtoj që qeveria ka mandat 4 vjecar. Ne jemi në rrugën e duhur në parti dhe qeveri, reformat e rëndësishme janë bërë, në energji, thuaj një fjalë të mirë për këtë reformë, energjitikë, në polici, për Lazaratin”- tha ai, duke lëvduar ministrin Tahiri si shumë të suksesshëm në punën e tij.

Next Post

30 ditë arrest shtëpie për pesë deputetë të opozitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndezët ngrohjen? Kujdes, këto gabime sjellin lagështirë dhe myk në shtëpi!

Ndezët ngrohjen? Kujdes, këto gabime sjellin lagështirë dhe myk në shtëpi!

October 21, 2026
Investigimi i Fox News: Si koordinohen protestat nga Parisi në Tiranë, planifikohen ‘valë’ të reja…

Investigimi i Fox News: Si koordinohen protestat nga Parisi në Tiranë, planifikohen ‘valë’ të reja…

October 21, 2026
Kovaçi: Bojkoti nis sot deri në plotësimin e kërkesave të studentëve

Kovaçi: Bojkoti nis sot deri në plotësimin e kërkesave të studentëve

October 21, 2026
Alarm për sigurinë e bazave ushtarake, Britania arreston dy të dyshuar për ndihmë ndaj Iranit

Alarm për sigurinë e bazave ushtarake, Britania arreston dy të dyshuar për ndihmë ndaj Iranit

October 21, 2026
VIDEO/ Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr! Policia arreston disa prej tyre (FOTO)

“Na ke borxh”, kërcënuan 28-vjeçarin dhe i morën dy makina, arrestohet 34-vjeçari, në kërkim shoku i tij

October 21, 2026
Nga dënimi me gjobë te burgosja, Italia ashpërson ligjin pas trazirave! Franca zgjeron hartën e ‘shtetrrethimit’…

Nga dënimi me gjobë te burgosja, Italia ashpërson ligjin pas trazirave! Franca zgjeron hartën e ‘shtetrrethimit’…

October 21, 2026
Mbi 300 mijë viza të revokuara gjatë mandatit të dytë të Trump, DASH: Zero tolerancë për të huajt që shkelin ligjin

Mbi 300 mijë viza të revokuara gjatë mandatit të dytë të Trump, DASH: Zero tolerancë për të huajt që shkelin ligjin

October 21, 2026
Pse stjuardesat ju ngulin sytë sapo hipni në avion? Arsyeja do t’ju habisë…

Pse stjuardesat ju ngulin sytë sapo hipni në avion? Arsyeja do t’ju habisë…

October 21, 2026
VIDEO / “Çmendet” policia daneze, bashkë me protestuesit godet edhe gazetarët

VIDEO / “Çmendet” policia daneze, bashkë me protestuesit godet edhe gazetarët

October 21, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nga udhëheqës protestash, në majë të pushtetit

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In