• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Finlandë/ Meta takon Kanervan: Do të forcojmë bashkëpunimin në fushën e Mbrojtjes

by Java News
14/03/2017 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u prit nga Kryetari i Komisionit të Mbrojtjes në Parlamentin e Finlandës, njëkohësisht dhe Ish-Presidentin e Asamblesë Parlamentare te OSBE, Ilka Kanerva. Meta e falënderoi Kanervna për kontributin e tij në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Finlandës dhe për mbështetjen që Finlanda i jep Shqipërisë në rrugëtimin e saj evropian.

Gjatë takimit u bisedua mbi forcimin e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë në kuadër të zhvillimeve globale, ku Meta nënvizoi se Shqipëria si vend anëtar i NATO-s mbështet partneritetin gjithnjë në rritje mes Finlandës dhe Aleancës së Traktatit të Atlantikut Verior.

Kryetari i Kuvendit, Meta i dorëzoi Kanerva titullin “Për Merita të Veçanta Civile” të akorduar nga Presidentit të Republikës, Bujar Nishani me motivacionin “Për kontributin e tij të çmuar në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Shqipërisë dhe Finlandës, njohjen më të mirë të kulturës, traditave dhe historisë së popullit shqiptar në Finlandë, si dhe për ndihmesën ndaj bashkësisë shqiptare që jeton atje”.

Pas marrjes së titullit, Kryetari i Komisionit të Mbrojtjes në Parlamentin e Finlandës, Ilka Kanerva, falënderoi z. Meta për këtë vlerësim dhe shprehu bindjen se marrëdhëniet mes dy vendeve janë mjaft të mira.

“Ju falënderoj nga thellësia e zemrës, është nder i madh për mua të marr këtë titull nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Dua të shfrytëzoj këtë mundësi për të vlerësuar bashkëpunimin e shkëlqyer që kam pasur me kolegët shqiptarë përgjatë viteve. Fryma e bashkëpunimit na ka shoqëruar në çdo hap dhe ka qenë kënaqësi e madhe për mua që të mbështes miqtë shqiptarë në rrugëtimin për t’u bërë pjesë e organizmave ndërkombëtarë, – tha Kanerva, duke shtuar se marrëdhëniet midis dy vendeve mund të forcohen akoma më shumë.

“Mund të them me bindje të plotë se marrëdhëniet midis Finlandës e Shqipërisë janë vërtetë të mira. Sigurisht ka ende mundësi për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin dhe kontaktet institucionale. Vizita e juaj në Helsinki ka një rëndësi të madhe dhe jam i bindur se i jep stimuj të rinj marrëdhënieve mes Finlandës e Shqipërisë. Shpresoj që së bashku të mund të kontribuojmë në intensifikimin e bashkëpunimit tonë dhe në objektivat e përbashkëta në skenën ndërkombëtare”, – deklaroi Kryetari i Komisionit të Mbrojtjes në Parlamentin e Finlandës, Ilka Kanerva.

Nga ana e tij, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta i shprehu mirënjohjen Kryetarit të Komisionit të Mbrojtjes të Parlamentit të Finlandës për kontributin që ka dhënë për Shqipërinë duke shtuar se Shqipëria mbështetet tek ju në përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin në nivel ndërkombëtar.

ma.me

Next Post
67-vjeçari grabitet nga…kompania ku është aksioner, nisin hetimet

Tentoi të vrasë veten për të dytën herë por...arrestohet 23-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In