• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Financimet, ja kush jep lekë në zgjedhje për PS dhe LSI

by Java News
31/01/2016 10:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhet lista e 25 donatorëve të Partisë Socialiste dhe ajo e 45 sponsorëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim në zgjedhjet vendore të vitit 2015.

Dy partitë kryesore të maxhorancës së majtë kanë deklaruar emrat e financuesve të fushatës së 21 qershorit, kurse partia më e madhe në opozitë, ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë donator në zgjedhjet vendore, por shpenzimet e fushatës i ka realizuar me fondet e buxhetit të shtetit dhe me kursimet e veta.

meta-rama-donatoret

PS

Në raportin e ekspertëve kontabël të kontraktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, rezulton se Partia Socialiste ka marrë financime nga 25 shtetas shqiptarë, të cilët kanë dhuruar fonde për fushatën elektorale, që arrijnë në një total prej 18.4 milionë lekësh të rinj. Në listën e donatorëve bie në sy se një pjesë e tyre kanë dhuruar deri në 1 milion lekë të rinj, dhe kjo është depozituar në llogaritë bankare të PS-së në 10 raste.

Ndërkohë që 5 shtetas kanë bërë donacione direkte në arkën e selisë rozë. Emrat e donatorëve nuk janë politikanë të njohur, por përfaqësues të biznesit vendës. Nga lista e sponsorëve të PS-së, bie në sy se disa prej tyre janë anëtarë të Këshillit Bashkiak, apo të afërm të këshilltarëve aktualë. Në listë nuk ka emra deputetësh, kryetarë të PS-së apo emra kandidatësh që garuan më 21 qershor të vitit të kaluar.

“Fondet e vetë Partisë Socialiste 34.125.750 lekë, përbëjnë pjesën kryesore të burimit të fushatës elektorale, duke zënë 36.81% të të ardhurave gjithsej dhe të cilat përbëhen nga ’kuota të anëtarësisë në lekë 11.500.000; kuota të anëtarësisë 175.000 USD, ose 22.625.750 lekë’” thuhet në raportin e hartuar nga ekspertja kontabël, Lefteri Kushta.

ps-donatore

LSI

Nga ana tjetër, Lëvizja Socialiste për Integrim ka deklaruar numrin më të madh të donatorëve, që arrin në 45 persona, të cilët kanë dhuruar mbi 100 mijë lekë të rinj. Ndërkohë që 48 donatorë të tjerë kanë dhënë shuma më të ulëta se 100 dhe sipas ligjit, emrat e tyre nuk duhet të deklarohen.

Për LSI-në kanë dhënë donacione deputetët e saj, ministrat, po ashtu edhe anëtarë të Këshillit Bashkiak. Nga 45 donatorë, LSI ka grumbulluar 7.2 milionë lekë të rinj, ndërsa 2.2 milionë lekë janë grumbulluar nga donacionet nën 100 mijë lekë.

lsi-donatore

PD, as donatorë dhe as para nga anëtarët

Partia Demokratike në zgjedhjet e shkuara të 21 qershorit nuk ka arritur të përfitojë asnjë sponsorizim, po më keq akoma, ka deklaruar se nuk ka përfituar as kuotat e anëtarësimit.

“Gjatë fushatës zgjedhore për organet e qeverisjes vendore, PD nuk ka përfituar sponsorizime, të cilat në përputhje me ligjin 10019, datë 29.12.2009, Kodi Zgjedhor. Gjatë fushatës zgjedhore për organet e qeverisjes vendore PD nuk ka përfituar kuota anëtarësimi.

Gjatë fushatës zgjedhore, PD nuk ka marrë kredi apo garanci të ndryshme nga bankat dhe institucionet financiare apo nga të tretët. Fushata për zgjedhjet lokale të 2015-s është përqendruar në PD qendër. PD qendër ka përfituar të gjitha fondet e buxhetit të shtetit dhe ka mbuluar të gjitha nevojat e fushatës, duke mos lënë kompetencë për degët e PD-së në rrethe”, thuhet në raportin e ekspertes kontabël, Lejla Dobi.

Panorama

Next Post

Kelly Brook: Gjoksi, çelësi i suksesit tim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bandat e drogës në Francë rekrutojnë fëmijë për të vrarë, adoleshentët joshen me para dhe përfundojnë në rrjetin e mafias!

Bandat e drogës në Francë rekrutojnë fëmijë për të vrarë, adoleshentët joshen me para dhe përfundojnë në rrjetin e mafias!

November 9, 2026
“Bizneset po ndiejnë pasojat, rritja do të jetë më e ulët”- Ibrahimaj në Komision: Protestat e dhunshme e ngadalësojnë ekonominë!

“Bizneset po ndiejnë pasojat, rritja do të jetë më e ulët”- Ibrahimaj në Komision: Protestat e dhunshme e ngadalësojnë ekonominë!

November 9, 2026
Shtyhet përsëri gjyqi i Veliajt në GJKKO, shkak bojkoti i avokatëve mbrojtës

“Veliaj duhet të operohet urgjentisht”- Avokati Ndreca letër Burgjeve dhe Ministrisë së Shëndetësisë: Nuk kemi informacion për ekzaminimet mjekësore

November 9, 2026
Tentuan të korruptonin policët pasi u kapën duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, procedohen dy persona në Durrës!

Tentuan të korruptonin policët pasi u kapën duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, procedohen dy persona në Durrës!

November 9, 2026
Kufizimet për gazetarët në GJKKO, Kushtetuesja pranon për shqyrtim kërkesën e AGSH-së për shfuqizimin e Rregullores!

Kufizimet për gazetarët në GJKKO, Kushtetuesja pranon për shqyrtim kërkesën e AGSH-së për shfuqizimin e Rregullores!

November 9, 2026
Koronavirus prek aktorin e humorit Florian Binaj: Jam vetëizoluar pas testimit, ja ku u infektova

“E konfirmoj, pa diskutim!”- Florjan Binaj shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës, por a do e mbështesë PD këtë herë?

November 9, 2026
“Të shqetësuar, nesër mund të dhunojnë mësuesin e pedagogun”- Tryeza Kombëtare, Rama për përfshirjen e të miturve në protesta: Relativizuan dhunën dhe e justifikuan!

Rama njofton skemën e re të “Bonusit të Bebes”: Mbështetje financiare deri në 10 mijë lekë çdo muaj për 5 vite me radhë!

November 9, 2026
BE miraton masa të reja sanksionesh që prekin industrinë ushtarake të Rusisë, Kallas zbulon vendimin

‘Luftë’ e re në BE, Marine Le Pen kërkon “eliminimin politik” të Kaja Kallas!

November 9, 2026
Policia Rrugore shton masat, ministri Demo: Koha e qytetarëve ka vlerë! Masa të shtuara për lehtësimin e trafikut në Tiranë (VIDEO)

Policia Rrugore shton masat, ministri Demo: Koha e qytetarëve ka vlerë! Masa të shtuara për lehtësimin e trafikut në Tiranë (VIDEO)

November 9, 2026
“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In