• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Financat: Të ardhurat e ulëta, kemi planifikuar gabim, ja të gjitha arsyet

by
10/09/2015 09:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Financave ka argumentuar në një relacion të posacëm arsyet me detaje se pse kanë rënë të ardhurat. Sipas dokumentit të financave që tashmë është në Kuvend, rreth 65.8 për qind të të ardhurave të përgjithshme të buxhetit e përbëjnë të ardhurat nga tatimet dhe doganat. Këto të ardhura janë reduktuar me 13.4 miliardë lekë, duke mbajtur edhe peshën kryesore të reduktimit të të ardhurave të përgjithshme të buxhetit. Vihet re se përveç të ardhurave nga tatimi mbi fitimin, të ardhurat tatimore e doganore nga të gjithë zërat e tjerë janë me mosrealizim.

Sipas llojit të të ardhurave tatimore e doganore, rezultojnë me mosrealizim në krahasim me nivelin e planifikuar të ardhurat nga TVSH me 2 miliardë lekë, akciza me 5.7 miliardë lekë, tatimi mbi të ardhurat personale me 3.9 miliardë lekë, taksat nacionale me 2.7 miliardë lekë dhe taksa doganore me 0.4 miliardë lekë. 4 Mosrealizimi i nivelit të planifikuar në tatime e dogana është influencuar nga këta faktorë kryesorë:

Parashikimi tejet optimist i të ardhurave. Ndikim të konsiderueshëm ka mosmarrja sa duhet në konsideratë, gjatë planifikimit të të ardhurave për vitin 2015, e mosrealizimit të planit nga tatimet dhe doganat për muajt nëntor dhe dhjetor 2014. Ky mosrealizim ul bazën e të ardhurave mbi të cilat llogariten të ardhurat nga tatimet dhe doganat për vitin 2015 me 7.6 miliardë lekë. Peshën më të madhe e kanë të ardhurat nga akciza, TVSH e brendshme dhe renta minerare për eksport.
Rritja ekonomike më e ulët se pritshmërinë. Ky faktor ndikon në reduktimin e të ardhurave me 3 miliardë lekë në krahasim me parashikimin.
Reduktimi i theksuar i të ardhurave nga akcizat, megjithëse akciza për cigaret u rrit, si në vitin 2014, ashtu edhe në vitin 2015. Faktorët kryesorë që ndikuan në këtë reduktim ishin:
-Përshpejtimi i importeve nga operatorët ekonomikë në fund të viteve 2013 dhe 2014, për shkak se pritej rritja e nivelit të akcizës në fillim të vitit të ardhshëm, duke krijuar stok për muajt e parë të vitit.

-Trendi në rënie i importit të cigareve. Sasia e cigareve të importuara, në 6 muajt e parë të vitit 2015, ka qenë sasia më e ulët e importuar në një periudhë 12 vjeçare. Një ndër faktorët është rritja e prodhimit të brendshëm të duhanit dhe përpunimit të tij, i cili shitet në treg me çmim më të ulët, duke qenë më i favorshëm për konsumatorët. Veç kësaj, transaksionet për duhanin e dredhur, aktualisht, janë jashtë kontrollit të tatimeve dhe doganave.

-Parashikimi i fryrë i të ardhurave nga karburantet, të cilat kanë pasur një rritje shumë më të vogël se ajo e parashikuar.

Rënia e të ardhurave personale, në kuadër të vendosjes së tatimit progresiv, i cili hyri në fuqi në fillim të vitit 2014. Zbatimi i tatimit progresiv solli rritjen e formalizimit të punonjësve, pasi u futën në skemën e kontributeve një numër i madh punonjësish, për shkak se ishin të përjashtuar nga tatimi progresiv. Megjithatë, të ardhurat personale janë reduktuar për shkak të deklarimeve fiktive të numrit të të punësuarve me pagë përkatësisht në kufijtë 30 mijë lekë dhe 130 mijë lekë.
Të ardhurat nga taksat nacionale janë reduktuar për shkak të: Ø Rënies së theksuar të të ardhurave nga renta në eksport, si rezultat i uljes së sasisë së naftës bruto për eksport dhe i uljes së çmimit të saj në tregjet ndërkombëtare. Ky trend parashikohet të vijojë gjatë gjithë vitit, rritja e tij mund të fillojë në fillim të vitit 2016; 5 Ø Rënia e përgjithshme e çmimeve të lëndëve të para, duke sjellë rënien e çmimit të mineraleve, ndërkohë që sasia është në të njëjtin nivel me vitin e mëparshëm;
Të ardhurat nga TVSH janë reduktuar për shkak të ndikimit të këtyre faktorëve:
-Rënia e sasisë së energjisë elektrike të importuar;

-Rënia e importit të cigareve;

-Disa të ardhura “one time” për vitin 2014;

-Rënia e vlerës së importeve për disa produkte, ndërkohë që rezulton rritje e sasive të importuara;

-Rënia e prodhimit të disa produkteve;

-Përjashtimet nga TVSH pas datës 1 janar 2015. TVSH për barnat u hoq, ndërkohë që më parë ishte 10 për qind. Gjithashtu, u përjashtua nga TVSH sigurimi i jojetës.

Të ardhurat nga taksa doganore janë reduktuar për shkak të uljes së të ardhurave nga TVSH dhe uljes së importeve.
Rënia e çmimeve të bursave ndërkombëtare dhe e normave të interesit./Monitor/

Next Post

Informaliteti, Rama ul çmimin e kasave fiskale me 51 euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arabia Saudite përgatit goditjen ndaj Huthëve, zbardhen dy skenarët e sulmit dhe plani për mobilizimin e mbi 100 mijë trupave

Arabia Saudite përgatit goditjen ndaj Huthëve, zbardhen dy skenarët e sulmit dhe plani për mobilizimin e mbi 100 mijë trupave

October 3, 2026
VIDEO/ Finlanda përmbys Shqipërinë, gol sërish me goditje dënimi

VIDEO/ Finlanda përmbys Shqipërinë, gol sërish me goditje dënimi

October 3, 2026
Spanja përfshihet nga përmbytjet, rrugët kthehen në lumenj!

Spanja përfshihet nga përmbytjet, rrugët kthehen në lumenj!

October 3, 2026
Gjykata lë në arrest shtëpie këngëtarin Erind Xhaferaj

Gjykata lë në arrest shtëpie këngëtarin Erind Xhaferaj

October 3, 2026
Pas gati 10 vitesh, historia përsëritet për Berishën, kartoni i kuq i sotëm rikthen episodin e vitit 2016!

Pas gati 10 vitesh, historia përsëritet për Berishën, kartoni i kuq i sotëm rikthen episodin e vitit 2016!

October 3, 2026
Riaktivizohet zjarri në malet e Gjinarit në Elbasan! Zjarrfikësit në luftë me flakët, ndërhyrje edhe nga ajri

Riaktivizohet zjarri në malet e Gjinarit në Elbasan! Zjarrfikësit në luftë me flakët, ndërhyrje edhe nga ajri

October 3, 2026
Rrëfimi tronditës në mediat greke/ E reja denoncon partnerin shqiptar: Më ka dhunuar dhe më ka kërcënuar! Kam frikë për jetën time

Rrëfimi tronditës në mediat greke/ E reja denoncon partnerin shqiptar: Më ka dhunuar dhe më ka kërcënuar! Kam frikë për jetën time

October 3, 2026
VIDEO/ Zjarr dhe re e madhe tymi në Riad, Huthët shtojnë sulmet ndaj Arabisë Saudite

VIDEO/ Zjarr dhe re e madhe tymi në Riad, Huthët shtojnë sulmet ndaj Arabisë Saudite

October 3, 2026
VIDEO/ Etrit Berisha del me të kuq, Shqipëria mbetet me 10 lojtarë! Finlanda barazon ndeshjen

VIDEO/ Etrit Berisha del me të kuq, Shqipëria mbetet me 10 lojtarë! Finlanda barazon ndeshjen

October 3, 2026
Marrëveshja e fshehtë në tryezën Trump-Putin, miliardat e naftës ruse futen në negociatat për paqen në Ukrainë

Marrëveshja e fshehtë në tryezën Trump-Putin, miliardat e naftës ruse futen në negociatat për paqen në Ukrainë

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com