• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Filmoi atentatin në Tiranë, turisti gjerman: Çfarë u thashë ekzekutorëve pasi i ndoqa

by A R
08/08/2017 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Personi që filmoi atentatin e të enjtes te “Komuna e Parisit” në Tiranë është një shtetas gjerman. Quhet Mett.

Skena u filmua nga një kamera që ai mban në makinë. Filmimet i shpërndau në internet, por ia dha edhe policisë. Madje e priti aty patrullën dhe e furnizoi me të gjithë informacionin që kishte. Në fillim e morën për bashkëpunëtor, pasi e ndoqi nga pas BMW X5 me të cilën u larguan 4 të rinjtë që qëlluan Mariglen (Lorenc) Hoxhën.

Më pas, kur dha shpjegimet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, mori edhe falenderime për bashkëpunimin.

Mett u kontaktua nga Gazeta Shqiptare dhe tregoi se si vendosi t’i ndjekë atentatorët e madje edhe t’u flasë atyre.

“Po shkoja të drekoja me bashkëshorten kur u bllokua rruga. Para meje ishin dy makina. Vjen një makinë e tretë dhe vendoset paralelisht me të parën. Nga ajo zbresin me shpejtësi dy të rinj. Mënjanova pak makinën për të parë çfarë po ndodh. Mendova se do zihen e të kisha mundësi të dilja nga bllokimi. Menjëherë dëgjova një krismë pistolete mbi makinën e parë. Kamera e makinës sime po filmonte aq sa kishte fushëpamje, sepse pengohej nga automjeti para meje. Ata qëlluan në makinën e parë, hipën në makinë dhe ikën. Atëherë unë dola nga bllokimi dhe me shpejtësi i ndoqa nga pas. Këtë do ta bënte çdo gjerman. Kalova nëpër makina në distanca të vogla, pa prekur askënd. Përpara më doli një qen dhe atë nuk e dëmtova. E arrita makinën dhe u bllokova rrugën atyre dhe u thashë: ‘çuna ndaloni, s’keni ku të shkoni, jeni të filmuar bukur’. Nuk foli asnjëri. Makina e tyre ndaloi tek një kazan plehrash. Pastaj unë u largova”, tregon gjermani.

Mett ka ardhur në Shqipëri para disa ditësh bashkë me familjen e tij, për punime.

Filmimet e tij ndihmuan për të hedhur dritë mbi ngjarjen. Policia arrestoi si autor Dejvis Rustemajn, një 27 -vjecar nga Tropoja me banim në Tiranë, që u plagos në një atentat në muajin maj, në ish-Kinostudio. U arrestua edhe Klajdi Kodra, një person me precedentë penalë, i dënuar për plagosjen e 4 personave dhe i plagosur gjithashtu në një ngjarje.

U prangosën edhe Igler Qose, personi që kishte nisur sherrin me Lorenc Hoxhën, të cilit i kishte thënë: “s’je burrë, pse nuk e merr hakun e çunit të hallës?” (i cili është vrarë). Ardit Xhaferi është personi që po i jepte makinës BMW X5 dhe u arrestua si bashkëpunëtor.


Atentati te Komuna e Parisit by e-d21

Next Post
Zjarre dhe tym në periferi të Librazhdit, disa banesa rrezikohen nga flakët

Zjarre dhe tym në periferi të Librazhdit, disa banesa rrezikohen nga flakët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deri në 150 $ për fuçi nafte në Azi, a po vjen goditja në Europë?

Deri në 150 $ për fuçi nafte në Azi, a po vjen goditja në Europë?

March 20, 2026
Paraja nuk blen lumturinë, ‘surprizon’ Kosova në indeksin e fundit

Paraja nuk blen lumturinë, ‘surprizon’ Kosova në indeksin e fundit

March 20, 2026
“Fitër Bajrami”, kryeministri Rama uron besimtarët myslimanë me një foto të veçantë

“Fitër Bajrami”, kryeministri Rama uron besimtarët myslimanë me një foto të veçantë

March 20, 2026
Rrëfimi i veçantë i Rey Manajt: Kur mora rrogën e parë, hoqa mamin nga puna!

Rrëfimi i veçantë i Rey Manajt: Kur mora rrogën e parë, hoqa mamin nga puna!

March 20, 2026
Shqiptarët po blejnë makina nga Koreja dhe Kina, çfarë po ndodh me tregun?

Shqiptarët po blejnë makina nga Koreja dhe Kina, çfarë po ndodh me tregun?

March 20, 2026
Përshkallëzon lufta, sulmi në South Pars shtrenjton naftën dhe gazin në mënyrë drastike

Përshkallëzon lufta, sulmi në South Pars shtrenjton naftën dhe gazin në mënyrë drastike

March 20, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash

March 20, 2026
FOTO LAJM/ Monika Kryemadhi dezinfekton karrigen ku ishte ulur Basha në emision

“Basha do drejtonte PD-në ndërsa Veliaj PS-në”, Kryemadhi: Dumani i premtoi Juri Kimit se do fuste në burg Berishën dhe Metën nëse…

March 20, 2026
Sot “Fitër Bajrami”, besimtarët falin namazin në Sheshin Skënderbej. Spahiu: Festë e mirësisë dhe faljes

Sot “Fitër Bajrami”, besimtarët falin namazin në Sheshin Skënderbej. Spahiu: Festë e mirësisë dhe faljes

March 20, 2026

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In