• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Filmi shqiptar rrëmben 2 çmime të rëndësishme në Itali, regjisorja tregon çfarë e bëri kaq të suksesshëm

by
31/01/2023 11:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sukseset e shqiptarëve nëpër botë, po shtohen gjithmonë e më shumë. Më i fundit është në fushën e kinematografisë, ku regjisorja shqiptare Evi Gjoni ka shënuar disa arritje me filmin e saj “Çarçafët”. Ky film ka pasur premierën botërore në Itali, ku është vlerësuar me dy çmime të rëndësishme, atë të jurisë dhe atë të publikut.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Evi ka folur për këtë eksperiencë dhe vlerësimin e arritur me “Çarçafët”.

“Për mua ishte një ndjesi shumë e bukur, sepse ishte premiera e parë fare e filmit tim. Festivalet kanë një kriter dhe preferojnë që t’i të kesh premierën botërore dhe nëse unë do të kisha bërë një premierë në Shqipëri do kisha penalitete, nuk do të pranohesha dhe ishte një ndjesi shumë e mirë për mua se çmimin që mora e mora nga publiku, sepse aty në atë festival kishte shumë pjesëmarrës që ishin nga nacionalitete të huaja dhe që kishin ardhur për të ndjekur filmin, qoftë dhe artistë që ishin pjesë edhe ata me punët e tyre dhe besoj që do të thotë shumë sepse në fund të ditës ne përqasjen nga publiku duhet ta marrim dhe unë nga ata e mora. Sigurisht që nuk lë pas as çmimin e jurisë, që do të thotë që jam vlerësuar dhe nga ana profesionale. Dmth kjo ishte befasia se zakonisht publiku preferon diçka tjetër që juria zgjedh.

Duke qenë se jam konsultuar me njerëz të ndryshëm, qoftë dhe në festival, apo edhe në Shqipëri, profesionistë, mendoj që ajo që e bëri edhe jurinë të më vlerësonte ishte mënyra se si ishin ndërthurur të gjithë elementët në film. Skenari i ndërthurur me mënyrën e xhirimit, ngjyrat e përdorura, lëvizjet e kameras, sepse ndriçimi është një nga elementët në film. Duhet të jenë të gjitha vlerat e bashkura të gjitha bashkë që ajo të funksionojë. Sigurisht që një lloj impakti ka dhënë edhe stili, që ishte distopik. Pra, ishte i vetmi film pak më ndryshe edhe në festival, sepse filmat e tjerë kishin aktualitetin, dramë, komedinë. Ndërsa ky kishte stilin që ishte më i veçantë nga të gjithë”, u shpreh ndër të tjera regjisorja.

/e.d

Next Post
Studimi/ ERE: Familjet në shtëpi private konsum tre herë më të lartë energjie se në apartament

Studimi/ ERE: Familjet në shtëpi private konsum tre herë më të lartë energjie se në apartament

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In