• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Abdixhiku çel fushatën me premtime të forta: Pensione mbi 300 euro dhe ngrirje të çmimit të energjisë për 3 vite

by E B
28/05/2026 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ashtu sikurse ishte njoftuar Lidhja Demokratike e Kosovës ka çelur në orën 18:00 fushatën zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit. Në fjalën e tij kandidati i kësaj force politike për kryeministër, Lumir Abdixhiku, u shpreh se Lidhja Demokratike e Kosovës është  ngritur në këmbë dhe nuk ka gjë që i rrëzon.

“Kohërat ndërrojnë, aktorët vijnë e shkojnë, një gjë nuk ndryshon asnjëherë, LDK njëherë, LDK gjithherë. Sonte nga kjo sallë e mbushur plot, me gjithë këtë mbështetje, le t’i tregojmë gjithë Kosovës se lidhja jonë është ngritur në këmbë, është bashkuar fort, është gati për secilës sfidë që na vjen përpara. S’ka gjë që na rrëzon, s’ka gjë që na trazon, s’ka gjë që na thyen sot, jemi bërë bashkë”, tha ai, shkruan a2 CNN.

Duke shpalosur programin qeverisës, Abdixhiku premtoi dyfishim të pensioneve. Sipas tij, nuk do të jetë asnjë pension më pak se 300 euro. Ai ka folur gjithashtu edhe për përkrahjen që do t’ia bëjnë nënave dhe fëmijëve.

“Dyfishim të pensioneve; pa asnjë pension nën 300 euro. Sepse një Republikë serioze nuk e lë askënd pas. Me 200 euro në muaj për secilin të porsalindur, për plot një vit. Me shtesa mujore për secilin fëmijë deri në moshën 16 vjeçare. Me mbështetje të drejtpërdrejtë për gratë kujdestare”, tha Abdixhiku.

Gjatë fjalës së tij Abdixhiku u zotua publikisht se nuk do të rriten çmimet e energjisë në mandatin e tij, ndërsa premtoi edhe ndërtimin e një centrali të ri me gaz amerikan.

“Më lejoni të jap një zotim publik sot. Se çmimet e rrymës nuk do të rriten në mandatin tonë. Moratorium i plotë për tre vite. Do ta ndërtojmë po ashtu centralin e ri me gaz, edhe atë gaz amerikan – 500 megavat energji për Kosovën. Që të mos djegim më qindra miliona euro çdo vit duke importuar energji. Që Kosova të mos jetojë më me krizë artificiale energjetike, por me siguri energjetike”, tha Abdixhiku.

Next Post
Osmani hap fushatën e LDK-së: Kosova ka nevojë për unitet dhe frymë rugoviane

Osmani hap fushatën e LDK-së: Kosova ka nevojë për unitet dhe frymë rugoviane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qirinj për kriminelin e luftës: Vdekja e Mlladiçit shpërfaq krizën morale të Serbisë

Qirinj për kriminelin e luftës: Vdekja e Mlladiçit shpërfaq krizën morale të Serbisë

August 31, 2026
Zjarri në Vajkal të Bulqizës vijon të jetë aktiv, flakët përhapen drejt Fushë-Hutrës

Zjarri në Vajkal të Bulqizës vijon të jetë aktiv, flakët përhapen drejt Fushë-Hutrës

August 31, 2026
Bilanci i INSTAT për Korrikun, rritje e aksidenteve rrugore, Tirana dhe Durrësi kryesojnë për numrin e viktimave

Bilanci i INSTAT për Korrikun, rritje e aksidenteve rrugore, Tirana dhe Durrësi kryesojnë për numrin e viktimave

August 31, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Qorrsokaku i Elitës tonë

August 31, 2026
Dialogu, Liria Fetare dhe Kohezioni Shoqëror

Kujtim Buza, njeriu që ma rrëfente Shkupin

August 31, 2026
DETAJE / Ekzekutohet me armë zjarri në Napoli figura historike e Kamorrës

DETAJE / Ekzekutohet me armë zjarri në Napoli figura historike e Kamorrës

August 31, 2026
Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar “antifa” që rrezikon ekstradimin: Është një persekutim politik!

Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar “antifa” që rrezikon ekstradimin: Është një persekutim politik!

August 31, 2026
Rritja e çmimeve/ Ekspertët propozojnë “kartë pensionisti” për lehtësime fiskale në produktet bazë

Çmimet e ushqimeve në Shqipëri u rritën pesë herë më shpejt se në BE gjatë korrikut

August 31, 2026
SHBA sulmon Iranin në ishullin Larak, Tehrani godet bazat në Jordani dhe Emirate

SHBA sulmon Iranin në ishullin Larak, Tehrani godet bazat në Jordani dhe Emirate

August 31, 2026
Tragjedia në Nepal/ Mbi 900 viktima dhe 4 mijë të zhdukur, vijon “gara me kohën” për të mbijetuarit

Tragjedia në Nepal/ Mbi 900 viktima dhe 4 mijë të zhdukur, vijon “gara me kohën” për të mbijetuarit

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com