• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Filmi për Enverin që nuk u transmetua kurrë, Nexhmija e revoltuar

by Java News
21/04/2016 09:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kinostudio ka realizuar një film artistik mbi Enver Hoxhën në vitin 1985 që nuk është transmetuar kurrë.

Ky fakt është bërë publik nga regjizori Kristaq Mitro në shoun e së dielës në kanalin TCH.

Mitro ka rrëfyer se filmi u realizua bashkë me regjizorin tjetër Ibrahim Muço dhe skenaristin Vath Koreshi.

“Ne po realizonim premierën e filmit “Duaje emrin tënd” më 6 prill në Pogradec dhe po na nxitonin për të bërë premierën. Siç duket në Tiranë po përgatiteshin për atë çfarë po ndodhte. Një ditë takoj Vath Koreshin në rrugë, e më thotë se na ka thirrur në zyrë drejtori. Përse na ka thirrur, e pyeta. As unë nuk e di, më tha. Më duket se dinte diçka, por nuk e tha duke e lënë të na e thoshte drejtori.

Kur shkuam në drejtori, na thanë se ishim zgjedhur të bënim një film artistik për Enver Hoxhën. Vathi ishte një njeri shumë komunikues. Nisëm nga puna, Vathi si skenarist dhe unë me Ibrahimin si regjisorë. Na u vendosën dy drejtorë dhe një grup pune në dispozicion në mënyrë që filmi të përfundonte brenda afatit. Pasi realizuam skenarin nisëm punën.

Xhepa luante rolin e regjisorit të filmit, pasi filmi ishte konceptuar si një film brenda filmit. Enver Hoxha ishte gjithnjë në kronikë, por mënyra sesi ishte ndërtuar ai, ishte gjithnjë i pranishëm, dukej sikur çdo moment po xhirohej. Gjithçka ishte xhiruar në atë mënyrë sa edhe operatori Agim Shuka dukej sikur po xhironte në momentin kur ndodhi vdekja dhe ishte aty para arkivolit.

Filmi do të realizohej brenda 11 prillit të vitit 1986 dhe do të shfaqej ashtu siç ishte zakon për herë të parë për kolektivin.

Erdhën për ta parë filmin Nexhmije Hoxha dhe Ramiz Alia. Pasi mbaroi filmi u ngjitëm lart në drejtori dhe ndërkohë pasi u thanë disa fjalë për përmirësime që duheshin në film, Nexhmija doli nga dera në një mënyrë që dukej si e revoltuar.

Më kujtohet si tani ikja e saj duke ecur në këmbë në oborrin e Kinostudios deri sa u fut në makinë. Të nesërmen do të vinin vërejtjet me shkrim të cilat do t’i korrigjonim në film, por kjo nuk do ta ndryshonte fatin e filmit, pasi ai nuk u shfaq kurrë për publikun”, tha Mitro.

Next Post

Zika, 2.2 miliardë njerëz në rrezik nga virusi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

October 30, 2026
Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

October 30, 2026
Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

October 30, 2026
Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

October 30, 2026
Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

October 30, 2026
“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

October 30, 2026
“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

October 30, 2026
Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

October 30, 2026
Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

October 30, 2026
Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In