• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Filmat e socializmit, Bualoti: Propagandues për regjimin, por nuk duhen ndaluar

by Java News
23/12/2016 09:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë pas propozimit të Agron Tufës e Virion Graçit për ndalimin e filmave të realizmit sociliast, me diversantë, reaksionarë pasi janë propagandë komuniste, ka reaguar një prej regjisorëve të kohës.

Alfred Bualoti thotë për Gazetën Shqiptare se për çështjen nuk mund të japësh një mendim të prerë apriori, por po të nisemi nga ky vështrim, atëherë të gjithë filmat për Luftën e Dytë Botërore, të gjithë filmat që janë bërë në vendet e ish-socializmit, apo ato që jepen në filmat e neorealizmit italian, etj., i bie që nuk duhet të shfaqen fare, sepse po e njëjta histori është, nuk është kaq e thjeshtë.

“Duhet ta shikosh edhe nga një anë tjetër: që tregojnë çfarë diktati kishte e si trajtoheshin tema të tilla, a ishin reale a jo? Dikush e shikon edhe me këtë sy, nuk e shikon vetëm ashtu. Mund të diskutohet a kanë nivel të dobët, ose jo të këndshëm; cila ka qenë korniza në të cilën duheshin standardizuar, si duheshin futur brenda ideologjisë e duhej vënë me domosdo”, thotë Bualoti.

Në këtë pikë, regjisori shton se nëse “unë, që bëja heroizmin e popullit tonë në shekuj, po të mos e vija ‘të rrojë Partia’ në fund, do kisha probleme. Nëse unë nuk e vija një fjalë të tillë në gojë të atentatorit, nuk ishte e udhës. Duhej vënë për kohën, kjo nuk ka të bëjë me propagandën, ka të bëjë me faktin që në atë periudhë, sigurisht duhej futur brenda kësaj kornize”.

Duke shtuar se edhe sot thërrasin të rrojë partia, “nuk thonë Shoku Enver, po thonë Edi Rama”, Bualoti shton se, “sigurisht që ishte propagandë, po sot nuk shihet me këtë sy”. Sipas Bualotit, “duhet të jesh miop të mos kuptosh çfarë ndodh. Është tjetër gjë që rinia, ose për shembull edhe vajza ime e të rinj më të vegjël se ajo i kanë qejf filmat shqiptarë, ata nuk e kanë nga propaganda, e kanë nga gjuha në radhë të parë, që është shqipja, e kanë nga naiviteti, mënyra e marrëdhëniet e thjeshta, përqendrimi në një problem, që për ta duket edhe si lodër e këndshme”.

RISHIKIMI
Sipas regjisorit, ana artistike e tyre ha debat. “Ama që të thuash se apriori, duhet ndaluar, nuk jam për këtë. Se i bie të gjithë filmat këtu, ose në ish-kampin socialist të ndalohen e nuk shkon kjo histori”, thotë Bualoti. Duke shtuar se ka ca vese, që prej asaj kohe, vijojnë ende.

“Për shembull sheh ende pensionistë që duartrokasim me ovacione Edi Ramën, sa duket sikur edhe ritmi i duartrokitjeve është si në kohën kur bërtitej ‘Enver Hoxha’. Këto kanë mbetur njësoj. Kur nuk i themi kësaj propagandë, çfarë mendojmë, të themi propagandë për filmin artistik të dikurshëm?”, – pyet Bualoti.

I pyetur nëse do rishinte ndonjë pjesë nga filmat e tij, Alfred Bualoti pohon. “Po, unë do i rishihja. Për shembull te ‘Pylli i Lirisë’, e gjithë skena në fund, që ky djaloshi del partizan, ajo skena e të dashurës Lenën, ajo u shtua se nuk kalonte filmi dot ndryshe. Ajo është mballomë, po ta shohësh djaloshin me lirinë, me kalin, pyllin – një mballomë që s’ka lidhje me këtë, por për ta kaluar filmin, ajo u shtua. Gjëra të tilla, ka”, thotë Bualoti.

Propozimi
Të ndalohen filmat artistikë socrealistë me “diversantë” e “reaksionarë”. Janë propagandë e komunizmit, perceptohen gabimisht si dëshmi historike, shkruan “Gazeta Shqiptare”. Ky ka qenë konkluzioni i një takimi të mbajtur nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri.

Ndërsa diskutohej mosdijenia e brezit të ri, sidomos të gjimnazistëve mbi çfarë ka ndodhur në vendin tonë gjatë periudhës komuniste, pyetja e Agron Tufës ka qenë, çfarë mund të bëjmë ne sot për përhapjen e njohurive mbi ngjarjet e kohës e jo vetëm tek brezi i ri.

Pyetjes së Tufës i është përgjigjur me një propozim, shkrimtari Virion Graçi. I pyetur mandej nga “GSH” se për ç’filma e kish fjalën, për dokumentarë a artistikë, Graçi tha se, “nuk jam kundër kinemasë e trashëgimisë sonë, por kur flitet për dekomunistifikim, për qëndrim ndaj diktaturës, etj., kritere që ia kemi vendosur vetes për t’u bërë shoqëri demokratike e shtet europian, një numër veprash tipike propagandistike nuk mund t’i jepen me brezit të ri”. Në prononcimin e tij për “GSH”, shkrimtari sqaroi se sipas tij, ata “fyejnë historinë, martirët, ata që e deshën Shqipërinë të lirë, perëndimore”.

Poeti Agron Tufa
Ai tha se çështja e filmave, “është një temë e prekshme, është një realitet që për fat të keq vazhdon. Në fund t’u drejtohesh këtyre filmave që kanë qenë inxhinieria më e madhe propagandistike e komunizmit, e vetmja vlerë ‘që kanë’ është se mësojnë fëmijën si të bëhet spiun i prindit, se si shokohen marrëdhëniet njerëzore për çështje parimore a ideologjike”. Sipas tij, në këta filma, ata që mbrojnë, pronën, fenë a shtetin janë personazhe negativë.
BW/d.i.

Next Post
Kokëdhima zyrtarisht jashtë kryesisë së PS, Stefan Çipa sekretar për Emigracionin

Shkarkimi i Kokëdhimës, sot mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In