• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“Filloni punën, ose dilni jashtë”, Balluku ultimatum kontrollorëve: Po rrini nëpër karrige që të mos quhet braktisje detyre!

by
07/04/2021 19:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, i ka dhënë një ultimatum kontrollorëve që të rifillojnë punën, ose do të nxirren jashtë nga ndërtesa.

Në një konferencë për mediat, Balluku u shpreh se pavarësisht se kanë deklaruar paaftësi për të vijuar punën, kontrollorët po vijojnë të qëndrojnë në vendet e tyre të punës, në mënyrë që ligjërisht të mos i quhet braktisje e vendit të punës.

Për këtë Balluku tha të rrish në ndërtesë nuk do të thotë se po bën punën, ndërsa theksoi se tashmë policia do të lirojë ndërtesën “nga kontrollorët që nuk duan të jenë më kontrollorë”.

“Kontrollorët vazhdojnë të qëndrojnë brenda ndërtesës ata që kishin turnin sot, xhiro nëpër korridore që të mos i quhet braktisje e vendit të punës. Braktisjes së vendit të punës të dashur kontrollorë është dëshmitare e gjithë Shqipëria dhe nuk do tju ndihmojë askush kur të dilni para përgjegjësisë. Se qëndroni brenda ndërtesës nuk do të thotë se jeni në detyrë, e keni braktisur detyrën dhe është e pavlefshme të qëndroni brenda ndërtesës për të siguruar ligjshmërinë. Nga ky moment, për shkak të të gjitha angazhimeve që kemi te partnerët tanë, që unë i kam informuar për situatën dhe duke qenë se kontrollorët që kanë nënshkruar kontratat dhe kanë marrë përgjegjësi për të kontrolluar hapësirën shqiptare kanë vendosur të mos bëjnë detyrën.

Ndaj një ndërtesë e sigurisë së lartë nuk mund të qëndrojë në duart e personave që kanë deklaruar paaftësi për të operuar. Ata që nuk operojnë më dhe nuk kryejnë funksione, do të largohen nga ndërtesa duke filluar nga ky moment. I bëj thirrje kontrollorëve që duan të vazhdojnë funksionet e tyre që do ishte kënaqësi për ne që të kthehen në detyrë, jeni të lutur ju që nuk jeni pjesë e mashave të politikës që të qëndroni dhe të deklaroni që jeni të aftë për punë dhe të vazhdoni të qëndroni në ndërtesë, të tjerët që nuk duan të operojnë por qëndrojnë në karrige që të mos quhet braktisje detyre, detyra është braktisur në sy të të gjithë shqiptarëve. Policia do të bëjë detyrën të lirojë ndërtesën nga ata kontrollorë që kanë vendosur të mos jenë më kontrollorë”, tha Balluku./ b.h

Next Post
“I mbyturi të mbyt”, Veliaj reagon për situatën në Rinas me një foto: Shqipëria është velur me këta, t’i ndëshkojmë me votë më 25 Prill

"I mbyturi të mbyt", Veliaj reagon për situatën në Rinas me një foto: Shqipëria është velur me këta, t'i ndëshkojmë me votë më 25 Prill

Comments 3

  1. Viktor says:
    5 years ago

    Braktisje detyre eshte edhe kur rri ne kartige dhe s ben punen…arrestojini.

    Reply
    • Agron says:
      5 years ago

      Nxirrini zvarrë tradhtarët e Atdheut!

      Reply
  2. Agron says:
    5 years ago

    Nxirrini zvarrë nga Aeroporti, tradhtarët e Atdheut!

    Reply

Leave a Reply to Viktor Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 31 Mars 2026

March 30, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Salianji zbulon skenarin: Ja si do të veproj nëse më përjashtojnë nga Partia Demokratike

March 30, 2026
Barazia e armëve në debatin gjyqësor

Rasti Manjani dhe standartet e Strasburgut

March 30, 2026
Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

March 30, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Negociatat, Berisha: Shqipëria mbeti në klasë, nuk ecën dot përpara

March 30, 2026
Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

Integrimi në BE, Rama: Prokurimet publike me inteligjencë artificiale do ta bëjnë Shqipërinë shembull

March 30, 2026
Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

March 30, 2026
Kush do t’i bashkohet Sali Berishës? SHBA gati listën e re të “non grata”-ve, përfshihet edhe Shqipëria

Zbulohet dokumenti: PD pagoi 800 mijë dollarë në një vit për t’i hequr Berishës non-gratën

March 30, 2026
Serbia siguron marrëveshje të re importi gazi me Rusinë, Vuçiç: E falenderova presidentin Putin

Serbia siguron marrëveshje të re importi gazi me Rusinë, Vuçiç: E falenderova presidentin Putin

March 30, 2026
Vota e diasporës, PS: Të shtyhet afati vetëm për emigrantët që janë refuzuar

Sanksione deri në përjashtimin e subjekteve në zgjedhje, zbardhet drafti për financimin e partive

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In