• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Fillon puna e Gjykatës Speciale për Kosovën. Ja 19 emrat e gjyqtarëve

by Java News
07/02/2017 16:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shefja e misionit të EULEX-it në Kosovë, Aleksandra Papadopoulou, ka emëruar të martën, nëntëmbëdhjetë gjykatës ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara të Kosovës, të Gjykatës Speciale.

Në një deklaratë të Dhomave të Specializuara të Kosovës, thuhet se në kuadër të emërimeve janë përfshirë edhe ai i nënkryetarit të Dhomave dhe katër gjykatësve të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese, transmeton “Zeri.info”.

 

“Gjykatësit e emëruar do të jenë fizikisht të pranishëm në selinë e Dhomave të Specializuara vetëm me kërkesë të Kryetarit, për ushtrimin e detyrave që diktojnë praninë e tyre”, thuhet në deklaratë.

 

Njoftimi i plotë:

Emërimi i gjykatësve të Dhomave të Specializuara të Kosovës

Më 7 shkurt 2017, në bazë të rekomandimeve të Komisionit Përzgjedhës të pavarur, Autoriteti

Emërues, znj. Alexandra Papadopoulou, shefe e Misionit të EULEX-it në Kosovë, emëroi

nëntëmbëdhjetë gjykatës në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë të Dhomave të

specializuara. Në këto emërime përfshihen posti i nënkryetarit dhe postet e katër gjykatësve të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese. Gjykatësit e emëruar do të jenë fizikisht të pranishëm në selinë e Dhomave të Specializuara vetëm me kërkesë të Kryetarit, për ushtrimin e detyrave që diktojnë praninë e tyre.

Me këtë rast, Kryetarja e Dhomave të Specializuara, dr. Ekaterina Trendafilova, deklaroi:

“Përshëndes emërimin e juristëve me kualifikime të tilla të larta. Secili prej tyre padyshim që do të japë një kontribut të shquar në realizimin e mandatit tonë të administrimit të drejtësisë në mënyrë të drejtë dhe efikase. Hapi i ardhshëm është seanca e parë plenare të cilën unë do ta thërras së shpejti, dhe gjatë së cilës do të miratohet Rregullorja e Procedurës dhe e Provave e Dhomave të Specializuara që rregullon kryerjen e procedurave gjyqësore para Dhomave të Specializuara.”

Në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë u emëruan këta gjykatës:

  1. Keith Raynor (nënkryetar), Britani e Madhe
  2. Roland Dekkers (Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese), Holandë
  3. Anne Power-Forde (Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese), Irlandë
  4. Vidar Stensland (Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese), Norvegji
  5. Antonio Balsamo (Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese, gjykatës

zëvendësues), Itali

  1. Kai Ambos, Gjermani
  2. Christoph Barthe, Gjermani
  3. Michael Bohlander, Gjermani
  4. Emilio Gatti, Itali
  5. Nicolas Guillou, Francë
  6. Thomas Laker, Gjermani
  7. Guénaël Mettraux, Zvicër
  8. Vladimir Mikula, Republika Çeke
  9. Andres Parmas, Estoni
  10. Michèle Picard, Francë
  11. Kenneth Roberts, Kanada
  12. Charles Smith III, Shtetet e Bashkuara të Amerikës
  13. Mappie Veldt-Foglia, Holandë
  14. Christine van der Wyngaert, Belgjikë

Për më shumë informacion mbi mandatet e gjykatësve dhe funksionimin do të jepen në ditët në vazhdim. (b.an)

 

Next Post
Atentati ndaj Çapjave të Elbasanit, identifikohet autori (pranë zbulimit seria e vrasjeve)

Atentati ndaj Çapjave të Elbasanit, identifikohet autori (pranë zbulimit seria e vrasjeve)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Finalizohet operacioni “The Wanted”: Tre të kërkuar ekstradohen drejt Shqipërisë

Qëllon me armë dhe arratiset, policia operacion për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë në Shkodër

March 9, 2026
Ndahet nga jeta ish-deputeti Koçi Tahiri

Ndahet nga jeta ish-deputeti Koçi Tahiri

March 9, 2026
6 persona në gjyq për vdekjen e 7-vjeçares shqiptare Anisa Murati! Nuk dinte të notonte, i dhanë byzylykun me ngjyrë të gabuar dhe u mbyt në liqen

6 persona në gjyq për vdekjen e 7-vjeçares shqiptare Anisa Murati! Nuk dinte të notonte, i dhanë byzylykun me ngjyrë të gabuar dhe u mbyt në liqen

March 9, 2026
Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

March 9, 2026
PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, Frrok Çupi: Qëndrimi i Ramës, si burrë shteti

PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, Frrok Çupi: Qëndrimi i Ramës, si burrë shteti

March 9, 2026
Rritja e çmimeve të naftës, vendet e G7 mblidhen në takim urgjent, çfarë pritet

Rritja e çmimeve të naftës, vendet e G7 mblidhen në takim urgjent, çfarë pritet

March 9, 2026
Ofendime në Kuvend, Sekretariati i Etikes përjashton me 10 ditë Bardhin dhe Balliun

Ofendime në Kuvend, Sekretariati i Etikes përjashton me 10 ditë Bardhin dhe Balliun

March 9, 2026
Paguhen më pak, por shqiptarët kanë orët më të gjata të punës në Europë

Inflacioni rritet me 2.5 % në muajin shkurt, ekspertët parashikojnë rritje të mëtejshme të çmimeve

March 9, 2026
Pastronte para, arrestohet 67-vjeçari në Berat! I sekuestrohen mbi 50 mijë euro, paund e dollarë

Pastronte para, arrestohet 67-vjeçari në Berat! I sekuestrohen mbi 50 mijë euro, paund e dollarë

March 9, 2026
Elisa e Çudirave

Zoti Trump

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In