• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fillon mbledhja e Këshillit të Sigurisë, presidenca sqaron pse nuk u ftua Basha

by Java News
11/11/2016 18:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka mbledhur sot Këshillin e Sigurisë, lidhur me situatën e kanabisit në vend. Rreth orës 18:05 janë parë të futen në Presidencë të gjithë përgjegjësit e institucioneve, përveç kryeministrit Edi Rama, i cili ndodhet në SHBA.

Burime nga Presidenca konfirmojnë se krahas Nishanit, do të raportojnë në Këshill Ministri i Brendshëm, Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, ai i Policisë së Shtetit dhe Prokurori i Përgjithshëm.

Presidenti kërkon të dijë nga aktorët përgjegjës të institucioneve shtetërore se cilat janë shkaqet që sollën këtë situatë me kultivimin e narkotikëve si do të luftohet ai. Në Këshillin e Sigurisë do të jenë dhe ministri i Mbrojtjes, ministri i Jashtëm, ai i Financave dhe ministri i Transporteve.

Presidenti Nishani nuk e ka ftuar kreun e opozitës Lulzim Basha, ndryshe nga nëntori i kaluar kur e thirri Këshillin e Sigurisë në kuadër të sulmeve terroriste. Burime nga presidenca bëjnë të ditur se Basha nuk është ftuar  sot, pasi këtë herë objekt i Këshillit është specifik, ndërsa herën e parë objekti ishte më i gjerë.

Kryeministri Rama u nis mesditën e së enjtes drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai do të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar në 11 nëntor nga galeria njujorkeze “Mariana Goodman e cila do të ekspozojë pikturat e tij.

Gjatë intervistës së tij për Report tv të mërkurën në eventin e organizuar nga Ambasada Amerikane në kuadër të zgjedhjeve presidenciale, presidenti Bujar Nishani pohoi se nuk ishte venë në dijeni për mungesën e Ramës.

“Nuk kam informacion që nuk do të jetë kryetari i qeverisë. Këshilli është organi më i lartë këshillimor përsa i takon çështjeve të sigurisë, besoj që siguria kombëtare është çështje më madhore për cdo qytetar shqiptar, posaçërisht për përfaqësuesit e institucioneve.

Ne mblidhemi për t’u këshilluar për të diskutuar dhe për të parë qasjen dhe angazhimin për një problem serioz për të cilin kanë përgjegjësi të gjithë aktorët për t’u angazhuar” deklaroi Nishani.

ma.me
Next Post
Inferioriteti ndaj Kosovës, po shndërrohet në ofendim

Ka ende një hon mes rekomandimit dhe hapjes së negociatave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In