• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fillimet në SHBA, Harry Bajraktari: Pronën e parë e bleva në ’97-ën, ishin 60 banesa në Bronx

by A R
15/05/2026 08:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Biznesmeni shqiptar Harry Bajraktari ka rrëfyer në emisionin “Opinion” në Tv Klan historinë e nisjes së tij në biznesin e pasurive të paluajtshme në SHBA, duke treguar se pronën e parë e bleu në Bronx në vitin 1997, vetëm pak vite pasi kishte emigruar në Amerikë.

Në një intervistë të ritransmetuar mbrëmjen e kësaj të enjteje, Bajraktari tregoi se familja e tij punonte në sektorin e pastrimit në New York, ndërsa ai vetë që në moshë të vogël kishte nisur të interesohej për ndërtesat dhe administrimin e tyre.

Sipas tij, ëndrra për të pasur prona lindi që në adoleshencë, kur ndihmonte të atin në mirëmbajtjen e godinave në Manhattan.

Ai zbuloi se ndërtesën e parë e bleu së bashku me të atin në Bronx, në një periudhë kur çmimet e pasurive kishin rënë ndjeshëm për shkak të krizës ekonomike. Prona, e cila kishte 60 apartamente, u ble për 250 mijë dollarë, ndërsa një pjesë e shumës u sigurua përmes kredisë.

Pjesë nga biseda në studio:

Blendi Fevziu: Si u fute në biznesin e real estate dhe në çfarë moshe e fillove?

Harry Bajraktari: Baba punonte në pastrim në vitet ’70, ditën. Dhe nana punonte në pastrime në Wall Street. Tani, gjatë kësaj kohe, kur kam qenë 13-vjeçar, filluam me e shikue këtë ndërtesë. Me ndihmën e Osmanajt, na i gjetën edhe disa ndërtesa aty afër. Me u kujdesu si super, me i pastru, kujdestar.

Në atë kohë unë i ndihmojsha babës. Si i vogël kam qenë shumë i gjindur dhe kisha një dashuri shumë të madhe për të punuar dhe për të pasur real estate. Dhe ëndrra ime ka qenë se një ditë do t’i blej këto ndërtesa.

Blendi Fevziu: E kishe ëndërr, e mendoje?

Harry Bajraktari: Kur kam qenë 14, 15, 16.

Blendi Fevziu: Mos më thuaj që bleve ekzaktësisht ato ndërtesa?

Harry Bajraktari: Jo, ato jo. Ato s’mundëm t’i blejmë se nuk kishim të holla për në Manhattan. Por në vitin ’97 e bleva ndërtesën e parë në Bronx me babën.

Blendi Fevziu: Kur ishe gati 20-vjeç?

Harry Bajraktari: Po, 7 vite pasi kemi ardhur në Amerikë.

Blendi Fevziu: Ndërtesën e parë në Bronx? Ishte ajo koha kur kishte rënë edhe kriza e naftës.

Harry Bajraktari: Kishte ra çmimi i ndërtesave, e kemi blerë 250 mijë dollarë. Kanë qenë 60 banesa.

Blendi Fevziu: 60 banesa?!

Harry Bajraktari: Ka pasur shumë probleme në Bronx në atë kohë, ka pas ra ekonomia. Kena dhënë 35 mijë dollarë në dorë, kapar. Të tjerat i kemi marrë me kredi. Sa kisha kry gjimnazin, nuk kam arrit me shku në kolegj. Sa kam blerë ndërtesën, kisha nis me punu për një kompani amerikane në Bronx, që blinte e shiste ndërtesa. Kam punuar 3 vite për të. Pas 3 viteve kam fillu vetë.

Next Post
Kuba në kolaps energjetik, Trump fut në lojë CIA-n dhe ofertën milionëshe

Kuba në kolaps energjetik, Trump fut në lojë CIA-n dhe ofertën milionëshe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mazniku zbulon kriteret e bashkimit të bashkive: Sjell përqendrim të mundësive ekonomike!

Mazniku zbulon kriteret e bashkimit të bashkive: Sjell përqendrim të mundësive ekonomike!

October 7, 2026
Medalje të reja për ushtarakët! Qeveria miraton rregullat e reja të dekorimit në FARSH

Medalje të reja për ushtarakët! Qeveria miraton rregullat e reja të dekorimit në FARSH

October 7, 2026
Tragjedi në Kurbin! 3-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga babai me mjet bujqësor

Tragjedi në Kurbin! 3-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga babai me mjet bujqësor

October 7, 2026
Edhe Ronaldo nderon Messin: Ke shkruar një histori që do mbetet përgjithmonë!

Edhe Ronaldo nderon Messin: Ke shkruar një histori që do mbetet përgjithmonë!

October 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Buxheti i Shtetit 10 miliardë euro: ç’fitojmë?

October 7, 2026
“S’ka pasur ballafaqime përpara hartimit të Territoriales”- Kryebashkiakja e Dimalit përplaset me Maznikun, deputeti: Do përfitoni nga bashkimi me Beratin

“S’ka pasur ballafaqime përpara hartimit të Territoriales”- Kryebashkiakja e Dimalit përplaset me Maznikun, deputeti: Do përfitoni nga bashkimi me Beratin

October 7, 2026
Sulmi i 7 tetorit/ Zv/kryeministrja Koçiu në ceremoninë përkujtimore: Shqipëria qëndron në krah të Izraelit! Ndaj terrorizmit s’mund të ketë heshtje

Sulmi i 7 tetorit/ Zv/kryeministrja Koçiu në ceremoninë përkujtimore: Shqipëria qëndron në krah të Izraelit! Ndaj terrorizmit s’mund të ketë heshtje

October 7, 2026
Ambasada e SHBA: Mbi 200 efektivë të zbatimit të ligjit u certifikuan gjatë vitit 2026

Ambasada e SHBA: Mbi 200 efektivë të zbatimit të ligjit u certifikuan gjatë vitit 2026

October 7, 2026
Programi për klimën dhe investimet në universitete, Komisioni i Burimeve Natyrore jep dritën e gjelbër për marrëveshjet!

Programi për klimën dhe investimet në universitete, Komisioni i Burimeve Natyrore jep dritën e gjelbër për marrëveshjet!

October 7, 2026
Restaurimi i filmit “Dimri i fundit”, Rama vlerëson punën e AQSHF-së: Po i japin jetë të re!

Restaurimi i filmit “Dimri i fundit”, Rama vlerëson punën e AQSHF-së: Po i japin jetë të re!

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com