• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Filipi, kryebanditi i Ballkanit

by Mitro Çela
19/01/2023 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mitro Çela

Shkrimtari gjerman Oliver Shmid ka botuar një roman.

Romani ka si personazh kryebanditin e Ballkanit, Filip Çakulin.

-Një ditë, -tregon Filipi,- u ulëm për kafe me Koçon dhe Agron Llakaj. Më tha Koçoja:

-I kemi një borxh gjermanit Shmid. Na ftoi në Hamburg. Hëngrëm dhe pimë. Na bëri dhuratë me vlerë shumë: Tullë nga muri i Berlinit.

-Është në nderin tënd, nëse ke nder, ta ftojmë gjermanin në Tiranë.

Po më tej? U bë ftesa nga revista “Hosteni”. Dhe Shmidi arriti në Tiranë.

Nata e parë.

Darkë tek “Guva e Qetë”. Një guvë në miniaturë. Burra dhe çupa rreth tavolinave. Mish. Pula. Qofte. Domate. Pras Raki. Verë.

Balerina që kërcejnë. Këngë. Më tej disa djem e çupa pinë ashash.

-Kam qënë në shumë qytete të Evropës. Nuk kam parë një të tillë. Kush është pronari?

-Filipi-tha Koço.

Dita e dytë.

Duke pirë kafe, gjermani tha:

-Filip! Dua të shoh shtëpinë ku ke lerë…

-Ku i bëjnë nderë…në Dermisht të Sarandës- dhtoi Koçoja.

U nisën për Sarandë dhe mbritën në Dermisht.

Ishte mbledhur i gjithë fshati. Një tufë me lule.

Një çupë, veshur me veshje popullore me tabaka në dorë. Mbi tabaka bukë dhe kripë.

-Haje gjerman! Bukë dhe kripë për miqtë e rrallë -tha Agroni.

Pastaj këngë dhe valle. Filipi hidhej e përdridhej. Gjernani zgurdullonte sytë.

-Ka mbaruar shkollën e baletit, Herr Filip?

-Jo. Filipi ka nisur të kërcejë, që çilimi…

Gjermani u ngrit në këmbë. Pa detin. Butrintinn vreshtat, tha:

-Parajsë e shkuar parajsës! Mund ta blej shtëpinë e Filipit? Do investoj dhe do bie turistë nga Hamburgu…

-Mos, ulëriti Agron Llakaj. -Nëse do të vritesh me Filipin, kërkoi ti blesh shtëpinë.

-Filip! Po zonjën ku e ke gjetur?

-Në Divjakë! Nesër na presin.

Në Divjakë mbritëm në mesditë. Populli kishte dalë rrugëve. Tek dera e bashkisë qëndronte Kryetari.

Veshur me uniformë zyrtare.

U ngjitëm në zyrë. Foli vetëm Filipi. Kryetari rrihte duart.

Pastaj erdhi vizita në lagunë.

Pyll. Tufa me kuaj të egjër.

Një zog i bukur qëndroi përballë gjermanit.

-Ky është pelikani kaçurrel. Zog i rrallë.

-Thashë unë. Rritet vetëm në këtë lagunë. Është specje në zhdukje. Por falë protestave të Filipit, qeveria zgjidhi qesen. U ngritën fole. Dhe pelikani kaçurrel rritet, i lumtur…

Në Tiranë gjermanin e pritën ministrat e Finacës, bujqësisë dhe transportit. Guvernatori dhe kryetari i Bashkisë.

Kudo “zyrat” i hapte Filipi.

-Kaq pushtet ka Herr Filipi?

-Pas kryeministrit vjen Filipi, – i tha Koçoja.

Një ditë para largimit të mikut, u mblodhëm për kafe. Debate. Problemi: dhurata për gjermanin.

Pas shumë propozimesh, fitoi ideja e Agron Llakaj:

-Shmidi na dha një tullë nga Muri i Berlinit. Ne ti japim një copë qymyr guri nga miniera e Memaliajt. Ështe 3 milion vjeçar!

-Ule pak! -Ndërhyri Koçoja.

-Një milionë vjet më shumë, një milionë më pak, nuk i prish punë gjermanit!

…Kaluan tre vjet. Një ditë Filipit i vjen një zarf nga Gjermania. E dërgonte gazetari Arben Ruka.

Brenda zarfit një libër. Autori Oliver Shmid. Arbeni kishte shkruar një rezume të librit.

“Tre gazetarë gjermanë rrëmbehen nga banda e kryebanditit të Ballkanit, Filip Çakulit.

Gazetarët gjermanë ishin mbyllur në një bunker. Kryebanditi hartoi një peticion. Ja dërgoi qeverisë gjermane, nëpërmjet ambasadës në Tiranë.

“Nëse brenda një jave, nuk dërgoni dy milionë euro, gazetarëve gjermanë do tu presim kokat.”

Kaluan 7 ditë. Qeveria gjermane nuk e vuri ujët në zjarr. Ambasadori tha në një konferencë shtypi:

-Qeveria gjermane nuk negocion me banditë!

Pas dy javëve, banda i liroi gazetarët.

Kur mbritën në Gjermani, gazetarët dhanë një konferencë shtypi.

-Na burgosën. Na izoluan. Por na trajtuan mirë. Flinim në krevat me pupla dhe hanim bërxolla derri. Pinim birrë. Na liroi vetë kryebanditi.

Kaluan disa kohë. Një gazetare e Dojçe Vele i bëri një intervistë shkrimtarit.

-Si po shkon shitja e romanit?

-Është libri më i shitur, kohët e fundit në Gjermani.

-Personazhin kryesor ju e kini quajtur Filip Çakuli.

Por Filip Çakuli është një nga gazetarët më të shquar në Shqipëri.

Ai mund t’ju padisi në gjykatë.

-Unë shpresoj që Herr Filip, si humorist, nuk do i drejtohet drejtësisë…

Po shkuam në gjykatë, do më duhet të paguaj si frëngu pulën?!

Next Post
FOTO/ Rama: Këto janë bluzat e bardha të gjeneratës së re të mjekëve në Shqipëri!

FOTO/ Rama: Këto janë bluzat e bardha të gjeneratës së re të mjekëve në Shqipëri!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshime në Kodin Penal, Shqipëria përafron legjislacionin me BE-në për mbrojtjen e interesave financiare dhe luftën kundër krimit të organizuar

Ndryshime në Kodin Penal, Shqipëria përafron legjislacionin me BE-në për mbrojtjen e interesave financiare dhe luftën kundër krimit të organizuar

June 17, 2026
Arnautoviç vendimtar, Austria mposht Jordaninë

Arnautoviç vendimtar, Austria mposht Jordaninë

June 17, 2026
G7 zotohet të ndihmojë Ukrainën: Koha e duhur për të marrë masa shtesë kundër Moskës

G7 zotohet të ndihmojë Ukrainën: Koha e duhur për të marrë masa shtesë kundër Moskës

June 17, 2026
Trump: Irani mund të na kontaktojë nëse dëshiron të negociojë

“Kam mbyllur tetë luftëra”, Trump zotohet: Do t’i jap fund konfliktit Rusi-Ukrainë

June 17, 2026
“Të njëjtët investitorë janë edhe në Zvërnec”, Edi Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë!

Rama: Kemi digjitalizuar 95% të shërbimeve publike, po shtrijmë inteligjencën artificiale në të gjithë qeverisjen

June 17, 2026
Vrasja e të riut në Shkodër, shoqërohen 20 persona, gjenden 6 gëzhoja në vendngjarje

Dhunohet barbarisht çifti i bashkëshortëve në Fushë-Arrëz, kallëzuan parcelat me drogë…

June 17, 2026
Inflacioni ne korrik 2.5%, shërbimet arsimore dhe ushqimet me rritjen më të lartë

Tregtia me pakicë rritet me 6.7% në tremujorin e parë 2026, nga konsumi dhe karburantet

June 17, 2026
Azili s’është më rrugë emigrimi. Aplikimet bien 28%, tani preferohen lejet e punës

Azili s’është më rrugë emigrimi. Aplikimet bien 28%, tani preferohen lejet e punës

June 17, 2026
Rama në Berlin: Ballkani Perëndimor i përket Europës, mos lejoni të joshet nga Rusia e Kina

Rama në Berlin: Ballkani Perëndimor i përket Europës, mos lejoni të joshet nga Rusia e Kina

June 17, 2026
Shkoi në Mykonos për festën e beqarisë, humb jetën në aksident 37-vjeçarja

Shkoi në Mykonos për festën e beqarisë, humb jetën në aksident 37-vjeçarja

June 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In