• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fiksimi i Ilir Metës për të “prodhuar” armiq të Edi Ramës.

by Mero Baze
19/08/2020 19:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ilir Meta duket se ka një fiksim për të prodhuar armiq të Edi Ramës, një vit para çdo palë zgjedhjesh parlamentare. Në verën e vitit 2016, pasi kishte lobuar personalisht, biles dhe pasi kishte dërguar korrierë me çantë tek disa anëtarë të pabindur të Gjykatës Kushtetuese, arriti të marrë një rezultat 8 me zero kundër Koço Kokdhimës, në atë kohë krahu i djathtë i Edi Ramës, të cilit ju hoq mandati si deputet, për konflikt interesi.

Ndërkohë që në qershor festoi shkarkimin e Kokëdhimës, me shpresë se njerëzit e vet në Jug do zinin vendin e tij, në një nga ditët e gushtit e thirri Kokëdhimën në Lalëz për t’u sqaruar dhe për t’i mbushur mendjen se shkarkimin në Gjykatë Kushtetuese e kishte nga Edi Rama dhe Donald Lu.

Biles për të vrarë dy zogj me një gur, i mbushi mendjen që Rama ja kërkoi Donald Lu-së dhe ai e realizoi në Gjykatë Kushtetuese. Bëhej fjalë për diçka që e kishte bërë tërësisht vet, biles duke lënë shumë gjurmë rrugës.

Qëllimi ishte që duke krijuar fraksionin Kokëdhima para zgjedhjeve të vitit 2017, dhe duke e marrë atë me vete, të faktorizohej në kurriz të së majtës.

Në fakt i bëri të gjitha, bindi dhe Kokëdhimën për këtë, i cili si delirant e donte armikun e rëndësishëm, në këtë rast SHBA dhe Edi Ramën, dhe nuk i mbushej mendja që ja kishte bërë një drejtor i Ilir Metës me çantë në dorë.

Por kjo nuk është se e ndihmoi dot Ilir Metën, pasi ky i mori Koçon, ndërsa Rama i mori Lulzim Bashën, ja mbylli në një dhomë tre orë dhe zgjedhjet e 2017 shkuan qartësisht në tavolinë të Edi Ramës.

Tani po përpiqet të bëjë përpjekjen e  dytë. Dy ditë më parë ka thirrur një botues të afërt të tij, dhe i ka kërkuar të bëjë një shkrim të egër, sipas të cilit ligjin në PS e bën Linda Rama dhe ajo do godasë Erion Veliajn e broçkulla të tjera.

Botuesi nuk ka pranuar. I xhindosur pas kësaj, ka dalë dhe ka bërë publik “planin” për një medie të re “transparente”, me gazetarë kritikë, për t’i treguar botuesit të pabindur se ai ka mjete të tjera.

Pastaj atë që se ka shkruar botuesi, e ka shkruar një nga punonjëset e partisë. Dhe debati u mbyll nga Veliaj, i cili me një tuiter të shkurtër, i kujtoi dhe lekët dhe 7 për qindëshin dhe e uroi për medien e re.

Në të njëjtën ditë ai ka mbledhur në Presidencë ish- socialistët  e vjetër Meidani, Malaj e Majko, për t’i treguar Ramës se ai ka në dorë edhe të shkuarën e PS.

Pastaj ka vazhduar prapë me shkrime të ashtuquajtura “diversioniste” mbi Veliajn, Tahirin, Ramën etj.

Duket se ka një turbullirë që nuk e zë vendi, pasi i duhet një Kokëdhimë tjetër në PS, para zgjedhjeve të vitit 2021.

Për kaq i bën të gjitha këto stërmundime këto ditë, që nga përpjekjet për të investuar tek një “medie e re”, e deri tek tek përpjekjet për të ngjallur socialistët e vjetër.

Me sa duket  e ka bindje se po të prodhojë “armiqë” të Edi Ramës brenda socalistëve dhe pastaj t’i marrë ai në mbrojtje, do të arrijë t’i ndajë socialistët.

Ndoshta e ka dhe nga fakti që po mendon të dalë më vete Bashës në zgjedhje dhe të marrë dhe ndonjë fraksion socialist.

Kokëdhimën e ka nga 2016 dhe mund ta marrë. Meidanin e Malajn po ashtu i ka. Pandi po dihet që është dezhurn.

Por përpjekja për të bërë betejë me Veliajn në këtë pike, thjesht ka për ta bërë Veliajn yllin e socialistëve, pasi i jep si kalë beteje Ilir Metën.

Se siç e dimë të gjithë, Veliaj është lloji i politikanit që do sebepe të tipit, ose dasma,  ose vdekje, për t’u shfaqur. Me dasma e ka tepëruar.

Një si Ilir Meta i duhet që të bëhet i dashur për të gjithë, në betejë me të. Biles kam frikë se do bëhet i dashur dhe për ca demokratë.

Next Post
Sekretari amerikan i Shtetit përshëndet marrëveshjen për Reformën Zgjedhore: Do të forcojë të ardhmen evropiane të Shqipërisë

Pompeo kërcënon Iranin: Do të aktivizojmë procedurën e sanksioneve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lista e Kryetares së Kuvendit

September 10, 2026
Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

September 9, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Përplasjet në protestë: Rama sfidon Demokratët Evropianë: Hajde, ji i guximshëm dhe dënoje! Kjo është dhunë

September 9, 2026
Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

September 9, 2026
Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

September 9, 2026
“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

September 9, 2026
Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

September 9, 2026
Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

September 9, 2026
Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

September 9, 2026
“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com