• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Sociale

Fiks Fare: Nëse nuk merr pjesë në zgjedhje, të heqin nga puna

by Aalison Pearse Stevens
11/02/2016 22:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbrëmjen e së enjtes, “Fiks Fare” trajtoi problemin e shkarkimeve dhe emërimeve politike. Si ndikojnë zgjedhjet në emërimet dhe shkarkimin e punonjësve të administratës, hera-herës edhe pa jua komunikuar zyrtarisht.

Gazetarja e Fiks Fare shkoi në Rubik në familjen e zonjës Dava Kola. Ajo kërkoi ndihmën e emisionit për një padrejtësi që pretendon se i është bërë me vendin e saj të punës.

“Unë kam mbi 30 vite pune në shtet, duke punuar si përgjegjëse e një çerdheje në Rubik. Jam shkarkuar nga ky pozicion më 15 gusht 2015 me urdhër të administratores së njësisë bashkiake Rubik, e cila ma tha gojarisht se unë nuk do të jem më përgjegjëse, por do të më kalonte si kujdestare çerdheje. Unë mendoj se arsyeja është politike. Ne kemi marrë pjesë në votimet e fundit, por ajo më ka akuzuar se nuk ka votuar për Partinë Socialiste. Unë vazhdova të mbaja pozicionin që kisha më parë dhe i kërkova zonjës të ma sjellë me shkrim lëvizjen time nga ai pozicion. Por, më pas më erdhi letra, por jo për zhvendosje, por për shkarkim nga puna. Unë tashmë jam e papunë”, shprehet zonja Dava Kola.

Pas kësaj që tha zonja Dava Kola gazetarja e Fiks Fare mori edhe një regjistrim audio, të bërë në zyrën e zonjës Flora Jushi, administratore e njësisë bashkiake Rubik.

Bisedë në zyrën e administratores Flora Jushi

Dava Kola: Kam qenë përgjegjëse e sot s’do jem…

Flora Jushi: Unë jam këtu me ba punën e shtetit…

Dava Kola: Po, si keni marrë super xhiro?

Flora Jushi: Atëherë, detyrat e punonjësve të çerdhes….ja detyrat, meqenëse e doshe jo ashtu si ishte në dritare…po mua më erdhi turp me e bë shumë zyrtare.

Dava Kola: Jo.

Flora Jushi: Një, e kemi shkru përgjegjse…tashti, unë do përgjigjem more dikund.

Dava Kola: Po, dakord.

Flora Jushi: Ashtu…Ky pozicion, jo Flora, se mund të mos jem unë këtu…Mbroj veten unë.

Dava Kola: Jo s’kam punë me ty.

Flora Jushi: Nuk më kuptove, unë do të mbrojë veten…

Dava Kola: Unë desha sqarim zyrtar prej teje.

Flora Jushi: Ti mos mban me fol…po a e din si asht e keqja? Flora nuk ka dasht me lef…sepse hajde ta normojmë, po e normojmë aty s’ka vend…po ka qenë o Dav…A e di si ka qene? Për të hek Davën qafe…je tu m’kuptu?

Dava Kola: Si pa kuptim asht.

Flora Jushi: A të lutem…po ka qenë pa kuptim pra.

Dava Kola: Po t’i a je t’u mpas frikë mu?

Flora Jushi: Jo, unë jo.

Flora Jushi: Sa herë të ndërrohen pushtetarët, vu njena lagje, vu tjetra…tashti… dhe në fund fare, që unë nuk e kam prit p[rej teje, po prit moj ta tregoj si ka qenë. Se Endrini jot s’ka ardh hiç me votu simjet… a kujton se unë e di që kalamajtë s’kanë ardh me votu? Do hap listat 99% nuk ka votu.

Dava Kola:Po, ka votu.

Flora Jushi: S’ka ardh. Unë jam ma socialiste se ty. Unë hala skam shku kund me than.

Dava Kola: Të tjerët shtojnë, unë s’di gja…

Zonja Flora Jushi edhe për gazetaren e “Fiks Fare” u shpreh se Dava Kola është kujdestare edhe pse në dokumente ajo është përgjegjëse e çerdhes. Ndërsa për shkarkimin e saj, administratorja ka thënë se ajo braktiste punën. Flora Jushi shprehet se kurrë nuk i ka pyetur punonjëset e çerdhes për përkatësitë e tyre politike edhe pse në regjistrim ajo i thotë Dava Kolës se djemtë e saj nuk kanë votuar.

Next Post

Teknologjia e informacionit, Shqipëria e fundit në Europë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shajeni Ramën sa të doni, por shteti duhet ruajtur”, analisti krahason opozitën shqiptare me Le Pen në Francë

“Neomalësorja erdhi nga hiçi dhe iku…”- Eksperti i sigurisë për protestën: Antifa nuk ka për qëllim të fitojnë pushtet në Europë, por synon destabilitetin!

October 26, 2026
Kush do të jetë James Bondi i ardhshëm, gara për 007 përqendrohet në tre emra

Kush do të jetë James Bondi i ardhshëm, gara për 007 përqendrohet në tre emra

October 26, 2026
OKB jep alarmin: Ngrohja globale do të kalojë 1.5°C deri në fund të shekullit, rreziqet që i kanosen Botës nga ky prag!

OKB jep alarmin: Ngrohja globale do të kalojë 1.5°C deri në fund të shekullit, rreziqet që i kanosen Botës nga ky prag!

October 26, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Pas rritjes, nafta bie me 6% brenda javës, tregjet ndjekin me ankth zhvillimet në Lindjen e Mesme!

October 26, 2026
“U plak 20 vjet brenda tre muajve!”- Motra e aktorit Matthew Perry zbulon dramën e fshehur pas “Friends” dhe zemërimi për tradhtinë e një miku: Kishim frikë se…

“U plak 20 vjet brenda tre muajve!”- Motra e aktorit Matthew Perry zbulon dramën e fshehur pas “Friends” dhe zemërimi për tradhtinë e një miku: Kishim frikë se…

October 26, 2026
Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Bashkimi i shqiptarëve dha rezultat! Mehmeti: Do ulemi të diskutojmë me Listën Studentore

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Bashkimi i shqiptarëve dha rezultat! Mehmeti: Do ulemi të diskutojmë me Listën Studentore

October 26, 2026
Dimri po vjen, por në Sarandë vijon sezoni, 1900 turistë zbresin nga kroçera “Oosterdam”! Ja 6 destinacionet shqiptare që do vizitojnë (VIDEO)

Dimri po vjen, por në Sarandë vijon sezoni, 1900 turistë zbresin nga kroçera “Oosterdam”! Ja 6 destinacionet shqiptare që do vizitojnë (VIDEO)

October 26, 2026
Shkencëtarët zbulojnë rolin e ujit në përhapjen e Alzheimerit në tru

Shkencëtarët zbulojnë rolin e ujit në përhapjen e Alzheimerit në tru

October 26, 2026
Rumania zbulon një rrjet të madh sabotimi që koordinohej nga Rusia, 3 të huaj nën akuzë! Jetonin në vendet e BE-së dhe…

Rumania zbulon një rrjet të madh sabotimi që koordinohej nga Rusia, 3 të huaj nën akuzë! Jetonin në vendet e BE-së dhe…

October 26, 2026
Berisha përjashton dorëheqjen nga politika: “Po ika unë, forcohet Rama, unë jam opozita e vërtetë”

Rama autokrat dhe Saliu demokrat?

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In