• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

‘Fiks Fare’ denoncon “mjekun” që kuronte kancerin dhe HIV-in

by A R
26/12/2015 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Fiks Fare” ka gjetur njeriun që shëron Sidën, kancerin dhe shumë sëmundje të tjera të pashërueshme, madje ndihmon femrat që të mbesin shtatzënë. Ky njeri që pretendon sëmundje për të cilat edhe shkenca po has në vështirësi për t’i dhënë një kurë, gjendet në Tiranë dhe ishte në qendër të kamerave të fshehta të emisionit investigativ.

“Fiksi Fare” lë katër takime në ditë të ndryshme me mjekun popullor në përpjekje për të shëruar një vajzë me kancer. Në takimin e parëai sqaron se dëshiron analizën për të parë gjendjen aktuale të personit me Sida, ndërsa tre muaj pas kurës së parë dëshiron një tjetër analizë.

I pyetur se si mund të shërojë kancerin në gjoks pa u operuar, ai thotë se i duhet që ta prekë gjoksin dhe nëse vlerëson se gjëndrat janë deri në një gradë të caktuar, siç shprehet ai, e kuron siç ka shëruar edhe raste të tjera me kancer në gjoks për 30 mijë lekë (të vjetra).

Në takimin e dytë, personi që fillimisht kishte marrë informata e prezanton me vajzën që ështe me Sida, ndërsa mjeku popullor i ofron pak ilaç i cili do të bëjë pastrimin e gjakut, ndërsa në muajin maj, kur ai ta përgatis, do ta marrë të gjithin.

Kura për Sidën është 6 muaj, ndërsa pas dy muajsh i kërkon që të bëjë një analizë për të parë ecurinë. “Kura është 6 muaj që duhet të vazhdohet. Pastaj ishalla fati yt e fati im që t’i të shërohesh e unë të marr namin që u shërua”, thotë mjeku popullor në video.

Mjeku pajtohet që t’i jap ilaçin pa pagesë, por që pas shërimit ajo duhet t’i bëjë një nder, që kur të dalë në intervista të tregojë se kush e ka shëruar.

“Me prostatën i kam shëruar 200 veta që kanë qenë për spital dhe mund të vdisnin, ndërsa të tjerëve ju kam tretur gurët e veshkave se këto bimët e mija edhe tresin”, tregon mjeku.

Në takimin e tretë mjeku i jep vajzës 3 pako ilaçe të cilat duhet t’i marrë deri në 2 muaj. Ai garanton se ato nuk kanë asnjë efekt anësor. Mjeku iu ka kënduar ilaçeve, por vendos t’i këndojë edhe vajzës.

Në fund, mjeku kërkon 25 mijë lekë (të vjetra) me gjithë këndimin, por pranon edhe më pak, mjafton që lekët të mos ia japin me zemër të thyer.

Në takimin e  katërt, për të cilin kishin rënë dakord më parë, shkojnë te mjeku në mënyrë që ky t’i këndojë sërish vajzës. Por, ai i njofton vajzat se “mbreti i ilaçeve” ishte “pjekur” dhe ato mund ta marrin.

Gjysmë ilaçi kushton 25 mijë lekë të vjetra, por mjeku popullor do t’iu jap vajzave për 10 mijë lekë (të vjetra). Ky lloj ilaçi është për të gjitha llojet e sëmundjeve kanceroze, por edhe për Sidën, vetëm se nuk e ka shtuar në përshkrim.

Next Post

Foto-galeri/ Michelle Lewin “tërbon” fansat, ekspozon trupin e mahnitshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Finlanda planifikon blerjen e 1 milion minave kundër personit, 100 milionë euro për mbrojtjen e kufirit me Rusinë

Finlanda planifikon blerjen e 1 milion minave kundër personit, 100 milionë euro për mbrojtjen e kufirit me Rusinë

October 20, 2026
VIDEO/ Pedagogët dalin në protestë, shoqërohen nga vajza e Berishës dhe dhëndri

VIDEO/ Pedagogët dalin në protestë, shoqërohen nga vajza e Berishës dhe dhëndri

October 20, 2026
“Fëmijët e lagjes time”

“Fëmijët e lagjes time”

October 20, 2026
Kumbaro: Ngritëm ekip psikologësh për adoleshentët e përfshirë në protestat e dhunshme

Kumbaro: Ngritëm ekip psikologësh për adoleshentët e përfshirë në protestat e dhunshme

October 20, 2026
Moti sot, reshje shiu dhe shtrëngata në disa qarqe

Moti bën kthesën e papritur! Meteorologia zbulon çfarë na pret deri të dielën

October 20, 2026
Hoxha nga Shkupi ndërhyn në protestat e Tiranës me mallkime: Zoti i shkatërroftë zullumqarët!

Hoxha nga Shkupi ndërhyn në protestat e Tiranës me mallkime: Zoti i shkatërroftë zullumqarët!

October 20, 2026
“Nuk mirëpres vetëm ata që bëjnë dhunë”, Rama vendos karrige për dialog para Kryeministrisë (VIDEO)

“Nuk mirëpres vetëm ata që bëjnë dhunë”, Rama vendos karrige për dialog para Kryeministrisë (VIDEO)

October 20, 2026
Alarm për bomba në shkollat italiane, evakuohen mbi 50 institucione pas emaileve anonime

Alarm për bomba në shkollat italiane, evakuohen mbi 50 institucione pas emaileve anonime

October 20, 2026
Witkoff në Oslo për bisedime me Zelenskyn, Dy boshtet e takimit

Witkoff në Oslo për bisedime me Zelenskyn, Dy boshtet e takimit

October 20, 2026
Ja sa persona kanë hyrë dhe dalë nga porti i  Durrësit

Eksportet rriten 14.8% në shtator nga çmimet e naftës, por fasoni në prag falimenti

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com