Protesta kundër rritjes së çmimeve është spostuar në rrugën e Durrësit, ku nuk po lejohet qarkullimi i mjeteve.
Përballë numrit të shumtë të qytetarëve, policia ka krijuar një kordon dhe ndodhet ne gatishmëri për ndërhyrje në rast se situata tensionohet.
Ndërkohë protestuesit i kanë bërë thirrje shoferëve që të dalin nga makinat dhe t’i bashkohen protestës.
‘Fike, fike, fike’,– kanë qenë thirrjet e tyre për drejtuesit e mjeteve.
Qytetarët nga Kryeministria shkuan në qendër, më pas në rrugën e Durrësit dhe destinacion është kryqëzimi i Zogut të Zi.
/b.h