• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Figurë qendrore e luftës kundër pushtimit rus, Vitali Klitschko i jep fund martesës 26-vjeçare

by A R
16/08/2022 11:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-boksieri i famshëm, kampion bote i peshave të rënda në WBO dhe WBC, prej disa vitesh kryebashkiak i Kievit, Vitali Klitschko, dhe gruaja e tij Natalia janë ndarë. “Kemi bërë kërkesë për divorc së bashku, sepse jetojmë të ndarë prej vitesh dhe duam ta bëjmë edhe zyrtarisht tani”, – ka konfirmuar 51-vjeçari ukrainas për “Bild”.

Çifti ishte i martuar prej 26 vitesh. Boksieri dhe modelja u martuan në vitin 1996. Ata kanë tre fëmijë së bashku. Djali Yegor-Daniel lindi në vitin 2000, i ndjekur nga Elizabeth-Victoria më 2002 dhe Max më 2005. Ky i fundit e ka marrë emrin prej ikonës gjermane të boksit Max Schmeling.

“Do ta mbështesja dhe do ta ndiqja gjithmonë”, – tha Natalia Klitschko në një intervistë për “Welt”. Vetë Klitschko nuk dha asnjë informacion për arsyet e shkuarjes drejt divorcit: “Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë, e respektojmë njëri-tjetrin, por prej kohësh jetojmë të ndarë në qytete të ndryshme”.

Sipas raportit, Natalia Klitschko jeton në Hamburg. Si kryebashkiak i Kievit, Klitschko është një figurë qendrore në luftën kundër Rusisë. 48-vjeçarja, nga ana e saj është e angazhuar për të ndihmuar njerëzit që kanë ikur nga atdheu i tyre dhe janë vendosur në Gjermani.

Ashtu si vëllai i tij më i vogël, Wladimir, Klitschko mund të shikojë prapa në një karrierë të suksesshme si sportist. Si boksier profesionist dueloi në ring 47 herë. Nga këto, fitoi 45 duele, 41 herë me nokaut. Dëmtimet e ndaluan dy herë.

Dy vëllezërit nuk u grindën kurrë, pavarësisht se dyshohet se morën shuma të majme deri në 100 milionë dollarë nga promovuesit dhe sponsorët. Pas përfundimit të karrierës së tij sportive, Klitschko u ngrit në politikë.

Në vitin 2006 kandidoi për herë të parë për postin e kryetarit të bashkisë së Kievit. Në vitin 2014, më në fund arriti ta fitojë bashkinë e kryeqytetit ukrainas. Së fundi u rizgjodh kryebashkiak në vitin 2020.

/a.r

Next Post
“Ne s’kishim shumë, por ishim të zotët e vetes! Ndërsa të rinjve të sotëm u duhet të blejnë celularin e fundit…”

"Ne s'kishim shumë, por ishim të zotët e vetes! Ndërsa të rinjve të sotëm u duhet të blejnë celularin e fundit..."

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksplozivët pranë tubacionit në Serbi, ekspertët: Mund të jetë provokim rus para zgjedhjeve në Hungari

Eksplozivët pranë tubacionit në Serbi, ekspertët: Mund të jetë provokim rus para zgjedhjeve në Hungari

April 11, 2026
Këlliçi: Kryeministrisë duhet t’i ishte vënë zjarri

Këlliçi: Kryeministrisë duhet t’i ishte vënë zjarri

April 11, 2026
“Smart City në qershor”, Koçiu në Shkodër prezanton prioritetet në arsim

“Smart City në qershor”, Koçiu në Shkodër prezanton prioritetet në arsim

April 11, 2026
Tregjet botërore me sytë nga Pakistani, a do ta ulin bisedimet çmimin e naftës?

Tregjet botërore me sytë nga Pakistani, a do ta ulin bisedimet çmimin e naftës?

April 11, 2026
U arrestua në Kolumbi për vrasje, publikohet momenti kur Florind Rama bie në pranga

U arrestua në Kolumbi për vrasje, publikohet momenti kur Florind Rama bie në pranga

April 11, 2026
Skema e pensioneve/ Berisha për Ramën: Cinik, u tall me pensionistët

Skema e pensioneve/ Berisha për Ramën: Cinik, u tall me pensionistët

April 11, 2026
Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër, zbulohet biznesi i kundërligjshëm

Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër, zbulohet biznesi i kundërligjshëm

April 11, 2026
“Askush nuk ka bërë më shumë se ai për kombin shqiptar”, Berisha 1 minutë heshtje për Engel

“Askush nuk ka bërë më shumë se ai për kombin shqiptar”, Berisha 1 minutë heshtje për Engel

April 11, 2026
“Nuk tolerohet asnjë shkelje!”, Hita porosi të prera drejtuesve të DVP-ve: Punë parandaluese dhe hetime cilësore

“Nuk tolerohet asnjë shkelje!”, Hita porosi të prera drejtuesve të DVP-ve: Punë parandaluese dhe hetime cilësore

April 11, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 12 prill 2026

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In