• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

FIER/ Stacioni i Kompresorit i TAP, një nga më të fuqishmit në Europë!

by Java News
08/06/2018 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

TAP ka bërë sot publike disa shifra kryesore që lidhen me kapacitetin e Stacionit të Kompresorit, teknologjinë, funksionimin e Stacionit të Kompresorit, materialet e përdorura etj. Sipërfaqja e Stacionit të Kompresorit në Fier: është 162,970 m2, afërsisht sa 25 fusha futbolli.

Sa i përket sigurisë, deri në fund të Prillit 2018, ekipet e punës për ndërtimin e Stacionit (JV Renco-Terna, si dhe nënkontraktorët shqiptarë) treguan një performancë të shkëlqyer përsa i përket sigurisë ku: Totali i orëve të punës = 1,032,883; Rastet totale të ndihmës së parë (FAC) = 3 (dy pickime bletësh/ 1 gërvishtje në parakrah); Totali i Lëndimeve të Regjistruara (LTI, MTPT, KRU) = 0

Lidhur me kapacitetin e stacionit të kompresorit pas përfundimit, për fazën fillestare (2020), kapaciteti i sistemit do të furnizojë rreth 10 bcm/v (miliardë metra kub në vit) gaz natyror, i barabartë me konsumin e energjisë të afërsisht shtatë milionë familjeve në Evropë. Kapaciteti i gazsjellësit mund të dyfishohet deri në 20 bcm/v (zgjerim në të ardhmen) duke shfrytëzuar të njëjtin tubacion por duke shtuar kapacitet kompresuese.

Teknologjia

Elementët më të ndërlikuara, nga ana teknike, e Stacionit të Kompresorit janë tre kompresorët dhe turbinat e gazit (“zemra” e stacionit) që janë prodhuar nga SIEMENS.
Kompresorët janë centrifugalë, të aftë ta ngjeshin gazin deri në 145 bar, nga një presion hyrës prej 59 bar. Çdo kompresor vihet në punë nga një turbinë me gaz 11.3 Më e cila përdor si karburant gazin natyror që vjen nga tubacioni.

Funksionimi i Stacionit të Kompresorit

Kapaciteti i përgjithshëm i tubacionit është i ndryshueshëm, me stacionet që operojnë me zero, një ose dy kompresorë, në varësi të kërkesës për gaz. Stacionet kontrollohen në vend ose në distancë, nga dhoma e ardhshme e kontrollit në Itali.
Të gjitha komunikimet e sistemit të kontrollit sigurohen nëpërmjet kabllove me fibra optike të vendosur përgjatë gjatësisë së tubacionit.

Materialet e përdorura

Punime mbi tokë – 320,000 m3 (rreth 17,800 kamionë)
Kolona guri – 4,687 kolona (57,000 m3)
Beton – 11,300 m3 (afërsisht 1,300 kamionë)
Tubacione – 2,115,000 kg
Kabllo elektrike – 140 km (nga Tirana në Vlorë)
Kabllo instrumentesh – 190 km (nga Tirana në Shkodër, vajtje-ardhje)

Ecuria e përgjithshme e ndërtimit të Stacionit të Kompresorit në Fier deri tani ka shkluar në shifrat 31%. Sa i përket kalendarit të punimeve (datat kryesore) të Stacionit të Kompresorit janë: Fillimi i ndërtimit: 08 Mars 2017; Përfundimi i ndërtimit: Mars 2019; Gati për Operim: tre-mujori i katërt i 2019; Gati për Fillimin e Operimit Tregtar: 2020.

Punësimi në Stacionin e Kompresorit (ndërtimi dhe menaxhimi i kantierit)

Aktualisht janë rreth 210 punëtorë, ndërsa pritet të arrijë në më shumë se 250 punëtorë nga Korriku 2018 deri në vitin 2019. 70% e fuqisë punëtore janë vendas.
Për më tepër, aktivitetet jashtë kantierit por brenda Shqipërisë, si për shembull prodhimi i tubave dhe pajisjeve të çelikut, krijoi më shumë se 100 vende pune në kompani shqiptare në Fier, Tiranë, Elbasan dhe Korçë.Nënkontraktorë shqiptarë: Vagalat, Gjoka, Heko, Elmazaj, APM, Albaelettrica dhe Renco.

ma.me/javanews.al

Next Post
Prej fillimit të Marsit zbatohet testi i ri i patentës

VENDIMI/ Belgjika njeh zyrtarisht patentat shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Politika kërkon b*le, jo britma

Çfarë duhet të dinë Rama dhe Berisha

November 9, 2026
Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

November 9, 2026
Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

November 9, 2026
Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

November 9, 2026
pellumb karameta

Sali, me sharje dhe mallkime nuk vjen në pushtet

November 9, 2026
Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

November 9, 2026
Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

November 9, 2026
Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

November 9, 2026
Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In