Reshjet intensive të shiut kanë sjellë probleme në qytetin e Fierit. Sërish lumi “Gjanica” ka dalë nga shtrati duke rrezikuar përmbytjen e dhjetëra banesave dhe bizneseve aty pranë.
Grupi i emergjencave civile ka nisur marrjen e masave, ndërkohë në një kohë të dytë pritet edhe evakuimi i banorëve nga bashkia.
Pushteti lokal ka informuar banorët të qëndrojnë në gadishmëri për evakuim, nëse situata vijon të rëndohet.