Një familje prej katër anëtarësh është aksidentuar pasditen e sotme në aksin Fier – Patos.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se personat në fjalë po udhëtonin me një mjet tip Citroen me targë AA 125 KC.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Kështjella” ndërsa makina tjetër e përfshirë është një BMW me targë AA 459 FH.
Momentalisht mësohet se dy vajzat B.V 17 dhe I.V 15 vjeç janë dërguar në spital në gjendje të rëndë ndërsa pritet të mësohet më shumë rreth aksidentit dhe gjendjes shëndetësore të personave të tjerë.









