Një tjetër çantë e dyshimtë e lënë në karriget e një biznesi në lagjen 15 tetori në Fier, ka bërë që të mbërrijë policia dhe të rrethojë zonën.
“BalkanWeb” raporton se ka është vendosur kordoni sigurisë në perimetrin e lokalit, ndërsa në zonë ka shumë forca policore.
Çanta është e zezë, jo shumë e madhe dhe është lënë në një prej karrigeve të pozicionuar në anë të biznesit.
/b.h