Duket se Shqipëria vuan akoma rastet e dhunës në familje. Një rast i tillë ka ndodhur ditën e djeshme në Fier, ku bashkëshorti ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij. Burime zyrtare nga policia e Fierit kanë bërë me dije se në pranga kanë vënë Adriatik Çomo, 44 vjeç, banues në lagjen “Sheq i Madh” Fier.
Arrestimi i tij, thotë policia, është bërë pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, B.Ç, 39 vjeçe, banuese në lagjen “Sheq i Madh” Fier. Lidhur me ngjarjen në fjalë, policia thotë se materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.
ma.me