Një i moshuar është ndarë nga jeta në dhomën e një hoteli në qytetin e Fierit.
Policia ka dhënë një informacion paraprak në lidhje me ngjarjen, ku thotë se 80-vjeçari me inicialet R.S me banim në fshatin Dërmenas, u gjet i pajetë rreth orës 09:30.
Hoteli ndodhet në lagjen Apollonia në Fier dhe sipas informacioneve të para që Express merr nga policia, dyshohet që i moshuari të ketë qenë në dhomë me një grua.
“Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një infarkti kardiak. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje”, thotë policia në një njoftim zyrtar, paraprak.
a.ç