Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës për gati një javë nuk foli për medie.Por, kur Klan Kosova e takoi në Mal të Zi, Avdullah Hoti ishte i prerë.
Ai tha se LDK nuk do të bëjë koalicion as me PAN e as me VV, njofton Klan Kosova.
Me të parët për shkak se e rrëzuan qeverinë e Mustafës, e me të dytët për shkak se ndihmuan PDK-në. (b.an)