Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës ka konstatuar se pjesa e parë e kampionatit në Kosovë ka qenë në përgjithësi me rrjedhë normale, hiç aty këtu ndonjë parregullsi të vogël, shkruan zeri.info.
Ndërkohë, shtëpia e futbollit kosovar e ka falënderuar shtabin teknik dhe futbollistët e Përfaqësueses për angazhim, ndërkohë që i ka dhënë mbështetje të plotë trajnerit Albert Bunjaki, duke e inkurajuar që të vazhdojë me ritëm të njëjtë.
“FFK falënderon shtabin teknik për angazhim si dhe përgëzon futbollistët për përkushtim për ta përfaqësuar Kosovën në mënyrë dinjitoze. KE i jep mbështetje të plotë shtabit teknik dhe futbollistëve për vazhdimin dhe forcimin e punës në ekipin përfaqësueses”, njofton shtëpia e futbollit kosovar, përgatiti “Zëri”. (b.an)