Festivali Folklorik iGjirokastrës ka nisur dje me një minutë heshtje për viktimat e konfliktit të armatosur në Kumanovë.
Ka qenë kryeministri Rama ai që i ka kërkuar nga të pranishmit të mbahet 1 minutë heshtje për të pafajshmit.
“E kam t pamundur ta çel fjalën përshëndetëse për këtë festë të shpirtit të kombit tonë pa ju kërkuar të gjithëve që në emër të këtij shpirti që na lidh me njëri-tjetrin që kur ekzistojmë, të mbajmë një minutë heshtje për jetët e pafajshme të vrarëve në tragjedinë e Kumanovës” – tha Rama.
Të pranishëm në Festivalin e përvitshëm të Gjirokastrës ishin grupe të këngës popullore nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Kosova etj. Po ashtu, binte në sy prania e ambasadorëve të huaj që gjithashtu respektuan heshtjen në shenjë respekti për të vrarët e Kumanovës.









